headerphoto

TË MBJELLËSH FARËN E SUKSESIT

MANNA E SË HËNËS
21 Maj, 2012

(Shënim i botuesit: Nuk e njohim burimin origjinal të kësaj rrëfenjëze, por mesazhi i saj ja vlen të përvetësohet.)

Një biznesmen i suksesshëm mendoi se kishte ardhur koha që ai të zgjidhte një pasardhës për të drejtuar biznesin. Në vend që të caktonte ndonjë prej drejtorave më të vjetër ose ndonjë prej fëmijëve të tij, ai vendosi që të zhvillonte një takim me kuadrot drejtues më rinj të ndërmarrjes. Ai tha: “Ka ardhur koha që unë të zgjedh presidentin e ri të firmës dhe kam vendosur të zgjedh njerin prej jush.”

Kuadrot e rinj u habitën, por presidenti vazhdoi: “Sot secilit prej jush do t’i jap një FARË – një FARË speciale. Mbilleni farën, ujiteni atë dhe, si sot një vit, do të më sillni produktin e saj. Do gjykoj mbi këto produkte dhe, mbi bazën e tyre, do të zgjedh presidentin e ri.

Njëri nga këta lidera të rinj, Xhimi, i tregoi së shoqes fill e për pe atë që dëgjoi nga goja e presidentit. Ajo i gjeti një vazo, dheun dhe plehun dhe Xhimi e mbolli farën. E vadiste përditë dhe priste me padurim që bima të rritej. Shpejt çështja e rritjes së bimëve u bë temë bisede e preferuar midis liderave të rinj.

Xhimi e vëzhgonte përditë vazon, por fara nuk po mbinte. Të tjerët tregonin me entusiazëm se si po lulëzonin bimët e tyre dhe Xhimi filloi ta ndjente veten si dështak. Kaluan gjashtë muaj, por bima e Xhimit s’kish ndërmend që të dilte nga dheu. Mendoi se mos e kishte dëmtuar farën, por nuk u tha gjë kolegëve.

Vazhdonte ta plehronte e ta vadiste dheun e vazos duke pritur me ankth e dëshpërim që fara të mbinte. Erdhi fundi i vitit dhe, sipas porosisë, liderat e rinj të firmës do t’i sillnin bimët para presidentit për inspektim. Xhimi i tha së shoqes se ai nuk mund të çonte atje një vazo pa bimë, por ajo e këshilloi që ai të tregohej i ndershëm dhe të tregonte se si i kishte ndodhur me farën. Megjithse tepër i sikletosur, Xhimi i dha të drejtë së shoqes.

Kështu ai e çoi vazon e tij pa bimë në sallën e mbledhjeve. Kur hyri brenda e pothuajse harroi hallin e vet para atyre bimëve të mrekullueshme që kishin sjellë kolegët. Ishin të gjitha, njëra më e bukur se tjetra. Kur vendosi vazon e tij bosh, të gjithë ia plasën gazit dhe e pushuan atë vetëm kur hyri presidenti. Xhimi zuri vend andej nga fundi.

"Uaaa, ç’bimë të bukura që ju paskan mbirë,” tha presidenti. Sot patjetër njëri prej jush do të zgjidhet president i ri i firmës.” Pastaj pikasi Xhimin dhe e ftoi që të dilte në krye - bashkë me vazon e tij bosh.

Xhimin e zuri paniku. “Prit kur të më pushojë në vend si dështak i vërtetë!” mendoi ai. Kur u gjend para presidentit, ky e fundit e pyeti se cfarë i kishte ndodhur me farën. Xhimi i shpjegoi se, megjithëse ai i kishte bërë të gjitha përpjekjet, fara nuk mbiu. Pastaj presidenti i ftoi të gjithë që të uleshin, kurse Xhimin e mbajti më këmbë. Duke i drejtuari sytë nga ai, tha: “Ja ku e keni presidentin e ri. Ai quhet Xhim…!”

“Një vit më parë si sot”, vazhdoi ai, “ unë i dhashë secilit prej jush nga një farë. Ju thashë ta mbillni e ta vadisni dhe në krye të vitit ta sillni këtu. Por unë ju kisha dhënë fara të zjera; ato nuk mund të mbinin. Të gjithë ju, përveç Xhimit, keni sjellë bimë të shndetshme e të bukura. Cfarë ndodhi? Kur e patë se farat nuk po mbinin, ju i zëvëndësuat ato. Xhimi ishte i vetmi që pati kurajon dhe ndershmërinë që të sillte vazon me farën që i pata dhënë unë. Ja pse do të jetë ai presidenti i ardhshëm!” .

Thuhet se po mbolle ndershmëri do të vjelësh besim. Po mbolle mirësi do të vjelësh miqësi. Po mbolle përulësi do të vjelësh madhështi. Po mbolle këmbëngulje do të vjelësh shpërblim. Po mbolle punë do të vjelësh sukses. Po mbolle falje do të vjelësh pajtim. Po mbolle besim do të vjelësh të korra të begata. Prandaj ki kujdes se çfarë po mbjell tani: ka të bëjë me atë që do të vjelësh më pas.

“Ai që ecën me ndershmëri, ecën i sigurt, por ai që ndjek rrugë dredharake ka për t’u zbuluar” (Fjalë të Urta 10:9).

“Njerëzit e drejtë udhëhiqen nga ndershmëria , por të pabesët do të shkatërrohen nga pabesia e tyre” (Fjalë të Urta 11:3)

CBMC INTERNATIONAL: President: Jim Firnstahl,
1065 N. 115th Street, Suite 210 ▪ Omaha, Nebraska 68154 ▪ U.S.A.
TEL.: (402) 431-0002 ▪ FAX: (402) 431-1749 ▪ E-MAIL: info@cbmcint.org
Ju lutemi adresoni çdo kërkesë te: www.cbmcint.org


Reflektim/Diskutim Pyetje

  1. Çfarë mendimesh të vijnë ndër mend kur lexon këtë parabolë mbi biznesin?
  2. A mendon se plani i presidentit për zgjedhjen e pasardhësit ishte plan i mençur? Pse ose pse jo?
  3. Si do ta përshkruaje veten tënde po të ndodheshe në pozitat e Xhimit? Shpjegoje përgjigjen.
  4. Jo kushdo është mjeshtër në kopshtari, por në përfundim të kësaj “Manna” jepet një listë e virtyteve që duhen “mbjellur” për të vjelë një lloj të caktuar shpërblimi. Si shërbejnë ato në botën e biznesit?

SHËNIM: Ja dhe disa vargje të tjerë që lidhen me këtë temë:

Fjalë të Urta 11:2, 12:17,19, 16:11, 18:12, 19:5, 21:6, 22:4, 24:26, 25:6-7; Hebrejve 13:17-18

0 komente:

Post a Comment