headerphoto

RËNDËSIA E ‘MPREHJES SË SHARRËS’

MANNA E SË HËNËS
14 Maj, 2012

Nga Robert J. Tamasy

A ke pasur ditë në të cilat, megjithëse ke punuar shumë, nuk ke arritur ndonjë rezultat me vlerë? Mendoj se të gjithë ne kemi ditë të tilla. Ndodh që, me gjithë përjekjet tona, fryti i punës nuk është i kënaqshëm.

Nganjëherë, mungesa e produktivitetit në punë ndodh për shkak të fenomenit që mund ta quajmë “mosmprehje e sharrës”. Lexoni bisedën e mëposhtëme:

Shefi: “Ç’po bën Luis?”

Luisi: “Po sharroj këto dërrasat; kam shumë punë!”

Shefi: “Hmmmm. Mirë Luis, por… – nuk duket edhe aq mirë që këtu, por më duket se sharra jote ka nevojë për mprehje.”

Luisi: “Paske sy shqiponje shef. Edhe thikat e bukës janë më të mprehta se kjo sharra ime.

Shefi: “Po atëhere pse nuk e mpreh sharrën, mor Luis?”

Luisi: “S’kam kohë tani shef, duhet të mbaroj së sharruari këto dërrasat njëherë!”

A je ndodhur ndonjëherë në një situatë të ngjashme me këtë që sapo përshkruam? Presidenti amerikan Abraham Lincoln ka thënë, “Po të më nevojiteshin tetë orë që të prisja një pemë, gjashtë prej tyre do t’i harxhoja për të mprehur sopatën”. Kjo thënie përkon me atë që thuhet në Testamentin e Vjetër të Biblës:“Në qoftë se sopata topitet dhe nuk mprehet, duhet të përdoret më tepër forcë; por dituria ka epërsinë që t’ia dalë gjithnjë mbarë” (Predikuesit 10:10).

Puna e përkushtuar dhe energjia e harxhuar mund të të cojnë deri në një farë pike, por shume here duhet caktuar kohë e posaçme edhe “për të mprehur sharrën”. Por si t’ja arrijmë kësaj, sidomos në ditët e sotme, ku koha që kemi në dispozicion është gjithnjë e më e kufizuar? Ja se çfarë na sygjeron Bibla:

Pusho mjaftueshëm. Nganjëherë, kur jemi nën stres për shkak të afateve, sakrifikojmë gjumin që të mundim të punojmë me orë të zgjatura. Kjo mund të japë rezultat për një kohë të shkurtër, por normalisht, mungesa e pushimit e nxjerr kokën me pasojat e saj të dëmshme për shëndetin. “Është e kotë që ju të çoheni herët dhe të shkoni vonë për të pushuar dhe për të ngrënë bukën e nxjerrë me punë të rëndë. A nuk e dini se Ai (Perëndia) u jep pushim atyre që i do?” (Psalmeve 127:2).

Përkushtoja punën tënde Perëndisë. Cilat janë motivet që të shtyjnë të punosh: më shumë para, përsosja në profesion apo kënaqësia që të jep puna? Më mirë është që punën tënde t’ia përkushtosh Perëndisë dhe të presësh nderimin prej Tij: “Përkushtoja Perëndisë gjithçka që bën dhe planet e tua do të realizohen” (Fjalë të Urta 16:3).

Beso në udhëheqësinë e Perëndisë. Shpesh puna jonë është komplekse dhe ofron disa alternativa për ta kryer atë. Cila është më e mira prej tyre dhe që të merr më pak kohë? Mbase ju nuk e dini, por Bibla thotë se këtë e di Perëndia. “Njeriu e programon rrugën në zemrën e tij, por hapat që hedh i pëcakton Zoti” (Fjalë të Urta 16:9).

Lutu për urtësi e mënçuri. Dijenitë dhe aftësitë janë, padyshim, vlera të rëndësishme, por shpesh urtësia e mënçuria duhet t’iu paraprijnë atyre sepse rezultatet e punës dalin më të mira. “Por në qoftë se ndonjërit nga ju i mungon urtia, le ta kërkojë nga Perëndia, që ua jep të gjithëve pa kursim, pa qortuar, dhe atij do t’i jepet” (Jakobit 1:5).

Robert J. Tamasy është nënpresident për Komunikimin i Leaders Legacy, Inc., një shoqatë jo fitimprurëse me bazë në Atlanta, Georgia, U.S.A. Veteran në gazetarinë profesioniste prej 40 vjetesh, ai është autor i “Tufting Legacies (iUniverse)”; “Business At Its Best: Timeless Wisdom from Proverbs for Today’s Workplace” (River City Press) dhe është bashkëautor me David A. Stoddard në veprën “The Heart of Mentoring: 10 Proven Principles for Developing People to Their Fullest Potential” (NavPress). Për më shumë informacion shiko www.leaderslegacy.com ose blogun e tij, www.bobtamasy.blogspot.com.

CBMC INTERNATIONAL: President: Jim Firnstahl,

1065 N. 115th Street, Suite 210 ▪ Omaha, Nebraska 68154 ▪ U.S.A.

TEL.: (402) 431-0002 ▪ FAX: (402) 431-1749 ▪ E-MAIL: info@cbmcint.org

Ju lutemi adresoni çdo kërkesë te: www.cbmcint.org

Reflektim/Diskutim Pyetje

  1. Kur ndjehesh jo produktiv në punë, a e ke gjetur shkakun kryesor? Cili është?
  2. A gjen ndonjë diçka nga vetja në historinë e punëtorit që nuk kishte kohë për të mprehur sharrën? Shpjegoje përgjigjen.
  3. Në kushtet e punës tënde, çfarë kuptimi specifik merr shprehja ‘të mprehësh sharrën?
  4. Cilat parime të Biblës, të përmenduara në këtë Manna, të shërbejnë më tepër ty personalisht?

SHËNIM: Në Bibël ka edhe pasazhe të tjerë që lidhen me këtë temë. Ja disa:

Fjalë të Urta 11:14, 15:22, 19:20, 20:13, 22:29, 24:30-34; Predikuesit 9:10-11: Kolosjanëve 3:17,23

0 komente:

Post a Comment