headerphoto

BUJARIA DHE MOTIVET PAS SAJ

MANNA E SË HËNËS
7 Maj, 2012

Nga Rick Boxx

Libri i Seth Godin, Linchpin (Elementi thelbësor), përmban edhe një kapitull të mrekullueshëm mbi bujarinë në sfondin e historisë biblike. Ky promovues i shkëlqyer i psikologjisë së tregut jep një këndvështrim të ndryshëm mbi “dhënien”. Ai i nxit liderat që të jenë bujarë, jo me paratë e tyre, por me talentet e tyre.

Ai i ndan njerëzit në tri kategori. Në te parën hyjnë ata që kanë dëshirë vetëm të marrin. Në të dytën hyjnë ata që janë bujarë, por kërkojnë shpërblim për atë që japin. Njerëzit e kategorisë së tretë janë njerëz bujarë, si të thuash, pa kushte. Bujaria e tyre nxitet nga dashuria dhe dëshira që tjetri të ndihet mirë.

Duke reflektuar mbi këto mendime të Godin-it ,kuptova se sa e lehtë është që të klasifikohesh në kategorinë e dytë, pra që të shërbejmë me talentet dhe aftësitë tona duke menduar për të marrë një shpërblim të caktuar.

Ja pse Bibla merret gjërësisht më “pse-të” e veprimeve tona përfshi këtu edhe veprimet me karakter mirëbërësie. Fjala e Urtë 16:2 thotë: "Te gjitha udhet e njeriut jane te pastra ne syte e tij, por motivet i peshon Zoti"

Një pasazh tjetër i Biblës ve në dukje se ne edhe mund të gënjehemi nga sjelljet e jashtëme, por Perëndia e di se çfarë ndodh në brendësi: “…Zoti nuk shikon si shikon njeriu; njeriu shikon pamjen e jashtëme, kurse zoti shikon zemrën” (1 Samuelit 16:7).

Janë të paktë ata që mund të krahasohen me standartet e larta të “dhënies” vendosur prej industrialistit dhe shpikësit R.G. LeTourneau. Prej vitit 1920 deri më 1960, ai zhvilloi dhe hodhi në treg të parin mjet për lëvizjen massive të dherave. Zoti LeTourneau u quajt “Dekani i lëvizjes së dherave” dhe konsiderohet si shpikësi më i famshëm i makinerive më të mëdha që janë në gjendje të transformojnë pejsazhet natyrore. Sa më shumë zhvillohej biznesi i tij, aq më shumë i rritej bujaria. I jepte gëzim të pamasë përdorimi i talenteve të veta për t’u ardhur në ndihmë të tjerëve.

Për vite me radhë Z. LeTourneau vuri në zbatim atë që mund të quhej edhe “e kundërta e dhjetarit”: ai i dhuronte kishës 90 përqind të fitimeve dhe mbante për vete 10 përqind, në vend që të bënte të kundërtën sikundër vepronte normalisht çdo “dhjetar” biblik. Me gëzim ai shikonte se si miliona dollarë transferoheshin nga fitimet e tij drejt e në arkat e bamirësive, të cilat ishin të shumta e të ndryshme dhe plotësonin nevoja fizike e shpirtërore të njerëzve.

Vargu 2 Korintasve 8:7 na mëson: " Ashtu sikurse ju shkëlqeni në çdo gjë, në besim, në fjalosje, në dituri në përkushtimin e plotë dhe në dashurinë ndaj nesh – përpiquni të shkëlqeni edhe në hirin e të dhënit." Shumë vetë mund të mos kenë dëgjuar për aspektin e bamirësisë të Z. LeTourneau, por e kanë njohur atë vetëm si industrialist dhe shpikës. Megjithatë, edhe pasi ai vdiq në vitin 1969, shumë njerëz vazhduan të përfitojnë nga bujaria e Z. LeTourneau. Janë të shumta organizatat dhe institucionet që e vazhdojnë edhe sot e kësaj dite punën e tij të dobishme. Kjo ishte vlera më e madhe e trashëgimisë së tij dhe jo makineritë që prodhoi.

Po ju drejtoj disa pyetje të rëndësishme:

  • A i keni shqyrtuar kohët e fundit motivimet tuaja në jetë? Edhe nëse jeni bujarë me talentet dhe me paratë tuaja, a jeni i sigurt se dhuroni për motive të drejta?
  • Për çfarë do t’ju kujtojnë njerëzit kur të mos jeni më?

Copyright 2010, Integrity Resource Center, Inc. Adaptuar me lejen e "Integrity Moments with Rick Boxx," komente mbi cështje të integritetit moral në biznes nga këndvështrimi i krishterë. Për të mësuar më shumë mbi Integrity Resource Center ose për t’u rregjistruar tek shërbesa e përditshme e Rick-ut “Integrity Moments”, vizito www.integrityresource.org. Libri i tij me titull “Si të rritësh biznesin pa sakrifikuar integritetin” është një qasje me frymë biblike ndaj të bërit biznes sipas moralit të krishterë.

CBMC INTERNATIONAL: President: Jim Firnstahl.
1065 N. 115th Street, Suite 210 ▪ Omaha, Nebraska 68154 ▪ U.S.A.
TEL.: (402) 431-0002 ▪ FAX: (402) 431-1749 ▪ E-MAIL: info@cbmcint.org
Për çdo pyetje drejtohuni tek: www.cbmcint.org


Reflektim/Diskutime Pyetje

  1. Në bazë të tri kategorive që përmenden më sipër, në cilën prej tyre e fusni veten tuaj? Shpjegoje përgjigjen
  2. A pajtohesh me mendimin se motivet qe fshihen pas “dhënies” kanë rëndësi? Pse, ose pse jo?
  3. Çfarë ndikimi – në rast se egziston ndonjë i tillë – ka te ty fakti që ti e di se Perëndia i “peshon motivet” dhe “sheh brenda zemrës tënde” kur vlerëson gjërat që thua e bën, përfshi veprimet e mirëbërësisë?
  4. Një nga pasazhet e kësaj “Manna” i nxit pasuesit e Jezusit që të shkëlqejnë në hirin e të dhënit. Si do t’ja shpegoje dikujt kuptimin e këtij pasazhi në teori dhe në praktikë?

SHËNIM: Po ta kesh Biblën dhe kërkon të dish më shumë për këtë temë, shiko edhe pasazhet si më poshtë:

Fjalë të Urta 11:24-25, 18:16, 19:6, 25:14; Mateu 6:19-24; 1 Korintasve 9:9-12; 2 Korintasve 9:6-14

0 komente:

Post a Comment