headerphoto

SI TË PËRBALLESH ME NJË FATKEQËSI

MANNA E SË HËNËS
30 Prill, 2012

Nga Dr. Rick Warren

Dikur një grua fitoi një shumë të madhe në llotarine shtetërore. Sapo mësoi lajmin, ajo mori në telefon burrin me të cilin bashkëjetonte dhe i tha: Fitova llotarinë! Fillo të bësh gati plaçkat!” Ai iu përgjegj. “Fantastike! Të mbledh plaçkat e dimrit apo të beharit?” Ajo vazhdoi ftohtë: Mblidh ç’të duash, rëndësi ka që, kur të kthehem në shtëpi, të mos të të gjej aty!”

Burri shkretë u bë keq. Dhe kjo është mënyra se si vijën të gjitha fatkeqësitë – krejt papritur – dhe të gjejnë krejt të papërgatitur. Duam s’duam, fatkeqësitë e papritura janë pjesë e jetës. Dhe ky është momenti kur përjeton një nga këto tre faza: ose sapo ke dalë nga një fatkeqësi e mëparshme, ose je në fatkeqësi aktuale ose po shkonje drejt saj.

Në Testamentin e Ri të Biblës (Veprat 27) tregohet historia e atyre që iu mbyt e anija, prej së cilës nxirren tre konkluzione të vlefshme për çdo kohë për menaxhimin e krizës që mund të pllakosë biznesin tënd:

GJEJ ARËSYEN. Pyete veten, “ku qëndrojnë arësyet e kësaj krize?” Në rastin e atyreve që iu mbyt anija, treguar nga apostulli Pal në librin e Veprave, jepen tre arësye: (1) Ata patën këshillim të keq; (2) ata dëgjuan se ç’thoshin të tjerët, dhe (3) ata ia besuan veten fatit më shumë se sa të menduarit se ç’duhej të bënin. Në rast se ke vështirësi në përcaktimin e arësyes së një krize, provo të lutesh. Mbreti David i Izraelit ka shkruar” "U mundova ta zgjidh vetë këtë problem, por qe e vështirë derisa shkova në Tempullin tënd"  (Psalme 18:6).

PËRCAKTO PASOJAT. Bëji vetes pyetjen “Çfarë mësimi mund të nxjerr nga kjo që më ndodhi?” Çdo krizë është edhe një mundësi për të shikuar më tej, për të mprehur mendimin dhe për të përmirësuar karakterin.

FORMULO PËRGJIGJEN TËNDE. Pyete veten: "Cila është mënyra më e mirë për t’iu përgjigjur kësaj krize?” Pavarësisht nga puna që bën, përgjigja jote duhet të përmbajë tre elementë:

· Përballu me problemin. Vështirë se mund ta zgjidhësh problemin duke e injoruar atë. Mund të mos jetë e lehtë, por Perëndia është me ty po t’i kërkosh që të të bëjë të fortë.

· Prano gabimet e tua (në rast se ke). Në rast se je vetë shkaktar i krizës që po përjeton, pranoje këtë fakt dhe kërko falje. Mos bëj justifikime të kota dhe mos ia u hidh fajin të tjerëve. Të pranosh përgjegjësinë është shenjë e qartë e pjekurisë emocionale.

· Kërko përmbushjen e njërit prej premtimeve të Perendise. A e di se në Bibël ndodhen më shumë se 7,000 premtime të Perëndisë për ndihmë ndaj teje? Ato janë si kuadratet bosh, të cilat duhet t’i mbushësh ti. Çfarë pret? Në rast se nuk e njeh mirë Biblën, kërko ndihmën e ndonjërit që e njeh mirë atë, që të gjeni aty ndihmën e Perëndisë sipas hallit që ke.

Një premtim të tillë Perëndia e bën te Filipianëve 4:6-7, ku na thotë, “Mos u shqetësoni për asgjë, por në çdo gjë ia parashtroni kërkesat tuaja Perëndisë me anë lutjesh dhe përgjërimesh, me falenderime. Dhe paqja e Perëndisë, që ia tejkalon çdo urtësie, do të ruajë zemrat tuaja dhe mëndjet tuaja në Krishtin Jezus.”

© 2010, Purpose Driven Life. Të gjitha të drejtat të rezervuara. Adaptuar nga një shkrim i Dr. Rick Warren, autor i shumë librave, përfshirë edhe të shumëvleresuarin “The Purpose-Driven Life”, i cili është përkthyer në disa gjuhë dhe është shitur në mbarë botën. Ky libër afirmon rëndësinë e të pasurit të një qëllimi të qartë në jetën e përditëshme. Është nominuar si një ndër 100 librat e krishterë që ndryshuan shekullin e XX. Ai ka shkruar gjithashtu edhe librat “The Purpose-Driven Church” dhe “The Purpose of Christmas”.

CBMC INTERNATIONAL: President: Jim Firnstahl,
1065 N. 115th Street, Suite 210 ▪ Omaha, Nebraska 68154 ▪ U.S.A.
TEL.: (402) 431-0002 ▪ FAX: (402) 431-1749 ▪ E-MAIL: info@cbmcint.org
Për pyetje ose kërkesa drejtohuni te : www.cbmcint.org

Reflektim/Pyetje Diskutime

  1. Në cilën prej tre fazave të krizës ndodhesh: 1) Sapo ke dalë prej një krize; 2) Je në krizë aktualisht apo 3) ndoshta po shkon drejt një krize? Si reagon në momentet kur shfaqet kriza?
  2. Ç’të mirë ka, sipas teje, që të identifikosh arësyet që kanë sjellë krizën tënde? Si ndihmon kjo në përballjen e problemit?
  3. Është e lehtë që të përcaktosh dëmet që të ka shkatuar një krizë, por si mund të nxjerrësh ndonjë përfitim të paktën duke nxjerrë disa mësime prej saj?
  4. A të jep qetësi shpirtërore fakti që tashmë e di se në Bibël na ofrohen mijra premtime ndihme nga Perëndia në kohë krize? Pse, ose pse jo?

SHËNIM: Po të kesh një Bibël, mund te lexosh edhe pasazhe të tjerë që lidhen me këtë temë:

Psalme 20:1-5, 23:1-6, 37:3-7; Fjalë të Urta 3:5-6, 16:2-3,9; Jeremia 33:3; Mateu 6:25-34

0 komente:

Post a Comment