headerphoto

VLERA E TË PASURIT INICIATIVË

MANNA E SË HËNËS
16 Prill, 2012

Nga Jim Mathis

Po të nisem nga thënia se “variacioni është kripa e jetës”, mund të them se jeta ime ka qene mjaft e “kripur”. Fundjava e kaluar ishte nje ilustrim shumë i mirë i kësaj. Të shtunën mbasdite u bëra foto punonjësve të një firme juridike. Që aty shkova te qendra kulturore për të fotografuar disa stenda ekspozitash. U ktheva në shtëpi, sistemova pajisjet dhe, menjëherë, u nisa për te bari ku luaj muzikë me grupin tim, Sky Blue.

Të nesërmen në mëngjes, kisha, ku bëj pjesë, festonte 50 vjetorin e krijimit të saj. Këndova në kor dhe bëra fotografi. Pastaj shkova në një koncert me improvizime muzikore, organizuar nga shoqata Heartland Steel Guitar ku unë jam edhe anëtar themelues. Në mbrëmje, bashkë me time shoqe shkuam në një koncert te Qendra e Arteve Kauffman ku punojmë si vullnetarë.

Jo shumë kohë më pare, një shok më kërkoi mendim në lidhje me gjetjen e një pune tjetër, më të përshtatëshme për të. Me thënë të drejtën, nuk mendoja se mund t’i vija dot në ndihmë, sepse asnjëherë s’më është dhënë rasti të kërkoj punë dhe nuk di as se si kërkohet. Kjo ka ndodhur për shkak se gjithmonë kam bërë atë çka kam dashur, duke u nisur nga parimi se, në qoftë se je i aftë të bësh punë të mira, dikush do gjëndet që të të paguajë për to. E rëndësishme është që t’i bësh me qejf.

Aktualisht e siguroj jetesën duke punuar si fotograf. Kam vënë re se, kur nuk fitoj aq sa duhet, kjo ndodh për shkak se fotografitë e mia ose nuk kanë qenë cilësore, ose se nuk ia kam treguar ato mjaftueshëm njerëzve të interesuar. Kjo është arësyeja që unë gjithmonë studjoj për t’u përsosur si fotograf dhe përpiqem të zgjeroj kontaktet me njerëz.

Disa të ardhura i nxjerr edhe nga kocertet muzikore që jap si dhe nga shitja e librave që i shkruaj vetë. Në të dyja rastet ka vend për më mirë e më shumë. Duhet të përsosem akoma si muzikant, si kompozitor dhe si shkrimtar.

Te Lluka 16:10-12 përshkruhet një parim bazë i biznesit:“Kujt mund t’i besohen gjëra të vogla, mund t’i besohen edhe të mëdhatë, dhe kush është i pandershëm në të voglat, është i tillë edhe në të mëdhatë. Pra, në qoftë se nuk keni qenë i besueshëm në pasuritë tokësore, kush do t’ju besojë pasuritë e vërteta? Dhe në qoftë se nuk ke qenë i besueshëm në pronën e tjetrit, kush do të japë ty pronën tënde?

Me fjalë të tjera, në qoftë se bën më të mirën me ato që ke, do të të jepet mundësia për më shumë.

Vite më pare, këtë parim e provova në parktikë. Desha një makinë të mire, por nuk kisha para që ta bleja, kështu që gjeta një makinë të lirë. Nuk e keqtrajtoja, por u kujdesa për të si të ishte makina më e mirë në botë. E laja dhe luçidoja çdo fundjavë dhe bëra gjithçka që të dukej vërtet fringo. Një ditë më ndaloi një tregtar makinash duke më thënë se më kishte parë që ngisja atë farë makine dhe se deshte të dinte nëse e shisja. Pranova t’ ia shes dhe, me paratë që mora, bleva makinën “e mirë” që kisha ëndërruar. Kujdesi që tregova për makinën e vjetër m’u shpërblye. U bëra me makinë të re.

Parimi - i të qenit i besueshëm me atë çka ke, të bën të besueshëm edhe për përgjegjësira më të mëdha - është i zbatueshëm thuajse në çdo fushë të jetës.

Kështu, këshilla ime për mikun që ishte në kërkim të një pune të mirë, ishte e thjeshtë: Nëse dua punë më të mirë, sigurisht që do ta gjej. Kaq di unë!

Jim Mathis është pronar i një studioje fotografike në Overland Park, Kansas, të specializuar për profile teatrore dhe tregëtare dhe drejton një shkollë për fotografi dixhitale. Më parë ai ka qenë menaxher i një kafeneje dhe drejtor ekzekutiv i CBMC në Kansas City, Kansas dhe Missouri.

CBMC INTERNATIONAL: President: Jim Firnstahl

1065 N. 115th Street, Suite 210 ▪ Omaha, Nebraska 68154 ▪ U.S.A.
TEL.: (402) 431-0002 ▪ FAX: (402) 431-1749 ▪ E-MAIL: info@cbmcint.org
Ju lutemi adresoni çdo kërkesë te: www.cbmcint.org

 

Reflektim/Diskutim Pyetje

  1. A pajtohesh me mendimin e Z. Mathis se, po qe i zoti në diçka, dikush do gjëndet që ta vlerësojë e ta paguajë punën tënde? Ke ndonjë përvojë në këtë drejtim?
  2. A të pëlqen puna që bën? Pse, ose pse jo?
  3. Çfarë mendon për këshillën se, që të gjesh një punë më të mirë, duhet të bësh mirë punën që ke?
  4. Vargjet e cituara nga Bibla tregojnë se egziston një mardhënie shkak-pasojë brenda faktit që dikush që është i besueshëm në detyra me pak përgjegjësi, mund t’i ngarkohen edhe përgjegjësi më të mëdha. Cili është mendimi yt?

Po ishe i interesuar për të parë dhe diskutuar pjesë të tjera në Bibël që lidhen me këtë temë, mund të shohësh te:

Fjalë të Urta 12:24, 12:27, 13:4, 13:11, 18:9, 21:5, 22:29, 27:18; Kolosjanëve 3:23-24

0 komente:

Post a Comment