headerphoto

PËRSE PUNON?

MANNA E SË HËNËS
9 Prill, 2012

Nga Robert J. Tamasy

Njerëzit punojnë për një sërë arësyesh. Arësyeja më kryesore është sigurimi i jetesës – ushqimi, strehimi, pagimi i detyrimeve financiare dhe argëtimi. Për t’i rënë shkurt, mund të themi se puna është një objekt ku ne investojmë kohën tonë derisa kemi mundësi të punojmë.

Puna na krijon edhe ndjesinë e vlerësimit të vetes, satisfaksionin që vjen prej faktit se jemi të aftë që të bëjmë diçka të vlefshme, sidomos kur rezultatet e asaj që bëjmë janë unike. Në rast se punën e bën me kënaqësi, ti bën pjesë në grupin e atyre të paktëve që quhen fatlumë. Por, a je nisur ndonjëherë në punë me shpresën se do të gjesh mirënjohje, se do të shpërblehesh me gradime e çmime që do të tregojnë publikisht se ti je më i miri në profesionin tënd?

Kur botoja një gazetë, merrja pjesë në mbledhjet vjetore të botuesve. Çdo vit, i kushtohej një mbrëmje dhënies së çmimeve. Revista, gazetarë dhe botues vlerësoheshin sipas kategorive të ndryshme. Në një rast ndodhi që revista jonë mori një çmim. Kjo i kënaqi të gjithë. Por a ke menduar ndonjëherë se sa kalimtare e të përkohshme janë këto lloj kënaqësish, madje edhe kur vinë nga konkurset më prestigjioze?

Për shembull: A je në gjëndje të thuash emrat e lojtarëve që u përcaktuan si Më Të Mirët në pesë superkampionatet e fundit të boulingut? Po emrat e skuadrave që kanë qenë fituese në pesë kampinatet e fundit botërore? A mund t’i kujtosh emrat e atyre femrave që u përzgjodhën për të përfaqësuar vendin tënd në pesë konkurset e fundit të Miss-it Botëror? Çfarë mund të thuash për pesë fituesit e fundit të çmimit Nobel në ekonomi, shkencë etj? Cilat janë pesë filmat që u nominuan për çmimin “Academy Award” të vitit të kaluar?

Mund të sjellim edhe plot shembuj të tjerë. Fakt është se na pëlqen të vlerësohemi. Vlerësimi na afirmon, duke na bërë të ndjehemi njerëz me domethënie. Por vlerësimet dhe çmimet kalojnë shpejt dhe harrohen; duartrokitjet zbehet, ndjesitë e suksesit zhduken dhe vëmëndja e opinionit drejtohet gjithmonë te “yjet” më të rinj. Në lidhje më këtë, Mbreti Solomon, shkruesi i librit Predikuesi, që ndodhet në Testamentin e Vjetër, thotë: “…sepse të gjitha janë kotësi dhe përpjekje për të kapur erën.” (Predikuesi 2:17).

A mos do të thotë kjo se përpjekjet për vetërealizim dhe për arritjen e më të mirës janë kohë dhe energji të çuara dëm? Bibla na thotë se në këtë mes nuk gjykohen përpjekjet, por motivet që na shtyjnë t’i bëjmë ato?

Të veprosh me përkushtim vetwm ndaj Njërit: Njerëzit, edhe ata më të afërtit, nuk kanë të njëjtat mendime. Nuk mund t’i kënaqësh të gjithë vazhdimisht, prandaj në mendjen tonë duhet të zgjedhim dikë që duhet ta kënaqim me punën dhe përpjekjet tona “Çfarëdo që bën, bëje me gjithë zemër, sikundër e bën për Zotin dhe jo për njerëzit… Ju i shërbeni Zotit Krisht” (Kolosjanëve 3:23-24).

Të marrësh lëvdimin e Zotit. Në botën reale ndodh që, nganjëherë, edhe puna jonë më e mirë kalon pa u vënë re nga të tjerët. Bibla na siguron se Perëndia e vëzhgon me imtësi gjithçka që bëjmë për Të dhe mezi pret që të na shpërblejë për shërbimin e përkushtuar. “Dhe i zoti i tha, ‘Të lumtë, shërbëtor i mirë dhe besnik! Ti u tregove besnik në gjëra të vogla, unë do të ngarkoj ty me shumë gjëra…” (Mateu 25:21,23).

Të fitosh mirënjohje që i reziston kohës. Problemi me çmimet dhe nderimet është se, me kalimin e kohës, ato veniten, por mirënjohja e Perëndisë nuk zbehet dhe nuk e humbet kurrë vlerën fillestare. “Dhe kur të shfaqet Kryebariu, do të merrni kurorën e lavdisë që nuk fishket” (1 Pjetrit 5:4).

Robert J. Tamasy është nënpresident për Komunikimin i Leaders Legacy, Inc., një shoqatë jo fitimprurëse me bazë në Atlanta, Georgia, U.S.A. Veteran në gazetarinë profesioniste prej 40 vjetesh, ai është autor i “Tufting Legacies (iUniverse)”; “Business At Its Best: Timeless Wisdom from Proverbs for Today’s Workplace” (River City Press) dhe është bashkëautor me David A. Stoddard në veprën “The Heart of Mentoring: 10 Proven Principles for Developing People to Their Fullest Potential” (NavPress). Për më shumë informacion shiko www.leaderslegacy.com ose blogun e tij, www.bobtamasy.blogspot.com.

CBMC INTERNATIONAL: President: Jim Firnstahl,

1065 N. 115th Street, Suite 210 ▪ Omaha, Nebraska 68154 ▪ U.S.A.
TEL.: (402) 431-0002 ▪ FAX: (402) 431-1749 ▪ E-MAIL: info@cbmcint.org
Ju lutemi adresoni çdo kërkesë te: www.cbmcint.org


Reflektim/Diskutim Pyetje

  1. Përshkruaj arësyet kryesore se pse shkon në punë çdo ditë. A kanë ndryshuar ato me kalimin e kohës?
  2. A ka qenë një nga arësyet dëshira për të fituar vlerësim nga superiorët dhe kolegët? Shpjegoje përgjigjen.
  3. Pse mendon se jetëgjatësia e një vlerësimi është gjithmonë e shkurtër? Si ndikon kjo në nevojën tënde për vlerësim dhe mirënjohje?
  4. Çfarë mendon për idenë se duhen bërë përpjekje që, në radhë të parë të kënaqësh Perëndinë dhe të arrish të marrësh shpërblimet e Tij?

SHËNIM: Po ta kesh Biblën, shiko edhe pasazhet e mëposhtëm që lidhen me këtë temë:

Predikuesit 2:24-26; Mateu 6:19-21; 1 Korintasve 3:6-9; Filipjanëve 4:19; Kolosjanëve 3:17

0 komente:

Post a Comment