headerphoto

TË PËRFITOSH NGA MIRËSIA E PERËNDISË

MANNA E SË HËNËS
1 Prill, 2012

Nga Rick Boxx

Biznesi i mikut tim Larry përbëhet nga një industri, e cila thuajse u shpartallua nga krizat ekonomike të viteve të fundit. Në fillim të dhjetorit 2010 humbja vjetore rezultoi në 40 mijë dollarë.

I cfilitur e i dërmuar, Larry mblodhi bordin drejtues dhe u kërkoi antarëve të tij që t’i kushtonin më shumë kohë lutjeve. Meqenëse ishin të gjithë të një besimi, ata ranë dakord. Ata e dinin se ku ishin problemet kryesore e, megjithatë, rezultatet e përpjekjeve nuk po dukeshin aspak optimiste. Kishte ardhur koha t’i drejtoheshin Perëndisë për mençuri, drejtim dhe ndihmë.

Larry nuk paraqiti ndonjë model lutjeje të menduar që më parë. Thjesht e me zemër në dorë ai u lut kështu: “O Zot, 1 dollar – a mund të bësh që këtë vit të kemi vetëm 1 dollar fitim? Kemi nevojë për ndihmën Tënde.” Nuk kaloi veçse një muaj dhe Larry me njerëzit e tij e përjetuan ndihmën e Zotit. Kur bënë bilancin financiar të atij muaji, panë se fitimi ishte 21 dollarë, shumë më tepër se një dollarëshi që pati kërkuar me përulësi Larry. Dhe gjithçka ndodhi në atë mënyrë që vetëm Zoti mund ta dijë.

Kur ka qenë hera e fundit që je lutur për çështje të biznesit apo të punës tënde? Shpesh i drejtohemi lutjes ashtu siç i drejtohen të mbyturit gomës së shpëtimit, atëhere kur çdo mundësi tjetër “ka marrë fund”. Sikundër e kam vërtetuar në praktikë, duke parë ngjarjet jetësore të shumë njerëzve, Perëndia të gjëndet pranë në të tilla raste, por ne nuk duhet të presim rastet e fatkeqësive ekstreme për t’iu lutur Atij.

Ja si thotë për për Perëndinë, Davidi, mbreti i Izraelit, te Psalmi 145:6-7: “Njerëzit do të flasin për fuqinë e veprave të tua mahnitëse dhe unë do të tregoj për madhështinë tënde. Me zell ata do të shpallin kujtimin e mirësisë tënde të pamatë dhe me gëzim do të brohorasin mirësinë tënde."

Diku tjetër, te Testamenti i Vjetër i Biblës, Perëndia bën një premtim të guximshëm duke iu kërkuar besimtarëve që të mbështeten te Ai, si në fushën personale ashtu edhe në atë profesionale: “M’u drejto dhe unë do të të përgjigjem dhe do të të bëj me dije për gjëra të mëdha e të fuqishme që ti nuk i di” (Jeremia 33:3). Ndërsa në Testamentin e Ri, megjithëse kanë kaluar shekuj, Perëndia na siguron se Ai nuk ka ndryshuar aspak në premtimin e Tij dhe se: “sipas fuqisë së Tij që vepron brenda nesh, Ai mund të bëjë jashtë mase më tepër nga sa kërkojmë ose mendojmë” (Efesianëve 3:20).

Kur, atë ditë, Larry dhe kolegët e tij iu drejtuan Perëndisë me përulësi, ata e bën këtë thjesht dhe me besim të plotë, pa ditur se në ç’mënyrë Perëndia do t’ju përgjigjej lutjeve të tyre. Që atëhere Larry nuk pushon së foluri për mirësinë e Zotit.

Kur drejtuesat e bizneseve thurin plane dhe përcaktojnë strategjira, ata kanë kryesisht në mendje gjëra të tilla si burimet materiale e njerëzore, kulifikimet, pajisjet, kapitalet, kreditë, klientët etj. Shumë të rrallë janë ata që marrin parasysh burimin më kryesor: mirësinë, besnikërinë dashurinë dhe hirin e Perëndisë, i cili ka dëshirë t’i kërkohet që ta bëjmë pjesë integrale të jetës dhe punës sonë të përditëshme.

Larry-t dhe bordit të tij iu dëshmua se Perëndia ishte vërtet pranë tyre. Perëndia i dëgjon lutjet tona dhe përpiqet të na tregojë se çfarë është në gjëndje të bëjë për ne, sidomos kur na janë prerë shpresat në drejtime të tjera. Cilat janë nevojat dhe hallet e tua sot? Mos ndoshta duhet t’ja paraqesësh Perëndisë nëpërmjet lutjes?

Copyright 2010, Integrity Resource Center, Inc. Adaptuar me lejen e "Integrity Moments with Rick Boxx," komente mbi cështje të integritetit moral në biznes nga këndvështrimi i krishterë. Për të mësuar më shumë mbi Integrity Resource Center ose për t’u rregjistruar tek shërbesa e përditshme e Rick-ut “Integrity Moments”, vizito www.integrityresource.org. Libri i tij me titull “Si të rritësh biznesin pa sakrifikuar integritetin” është një qasje me frymë biblike ndaj të bërit biznes sipas moralit të krishterë.

CBMC INTERNATIONAL: President: Jim Firnstahl.

1065 N. 115th Street, Suite 210 ▪ Omaha, Nebraska 68154 ▪ U.S.A.TEL.: (402) 431-0002 ▪ FAX: (402) 431-1749 ▪ E-MAIL: info@cbmcint.org Për çdo pyetje drejtohuni tek: www.cbmcint.org

Reflektim/Diskutime Pyetje

 

  1. Kur ka qenë hera e fundit që je lutur për çështje të biznesit tënd ose për probleme të punës? A mund të shpjegosh nëse kuptove që lutjet e tua morën përgjigje dhe si?
  2. A mendon se një drejtues biznesi duhet t’i bëjë thirrje stafit të vet të ngushtë që të luten sëbashku për nevoja të caktuara të ndërmarrjes? Pse, ose pse jo?
  3. Cilët janë faktorët që nuk e bëjnë të mundur lutjen në një mjedis pune duke patur parasysh se disa nga punonjësit nuk janë të të njëjtit besim shpirtëror?
  4. A të shërben ndonjëri prej pasazheve biblikë që janë cituar në këtë Manna të së Hënës për nevojat e tua për lutje për çështje të biznesit? Shpjegoje përgjigjen.

SHËNIM: Po të kesh një Bibël, mund të shohësh edhe pasazhe të tjerë që kanë lidhje me këtë temë. Për shembull:

Psalme 37:4-5; Fjalë të Urta 3:5-6, 16:2-4,9; Mateu 6:7; Philippians 4:6-7; 1 Thesalonikasve 5:17-18

0 komente:

Post a Comment