headerphoto

TË NDRIÇOHESH NGA IDETË E PËRPARUARA

MANNA E SË HËNËS
5 Mars, 2012

Nga Rick Boxx

Vite më parë ishin shumë në modë kutitë që duheshin shënuar me “x” përbri pyetjeve të gatshme që nxisnin për të paraqitur ide të reja, vërejtje dhe sugjerime nëpër pyetësorë të ndryshëm që iu drejtoheshin punonjësve dhe klientëve. Teknologjia e sotme e ka nxjerrë jashtë loje këtë metodë. Sipas gazetës prestigjioze The Wall Street Journal, ajo është zëvëndësuar nga sistemi online i komunikimit.

Nëpërmjet këtij sistemi jo vetëm prezantohen idetë, por një numër i madh të interesuarish mund të japin komentet e tyre mbi to. Kjo i bën menaxherët që të ndjenë se punonjësit kanë përkushtim ndaj kompanisë, gjë që i shtyn t’i kushtojnë më shumë vëmëndje mendimeve të tyre. Shpesh këto mendime hapin perspektiva të reja duke sjellë ide që nuk u kanë shkuar më parë ndërmend njerëzve që drejtojnë në nivele të larta.

Për shembull, Pricewaterhouse Coopers, një firmë shërbimesh globale me qendër në Londër, Angli, krijoi një website për shprehjen e ideve të reja, e cila grumbulloi rreth 3300 të tilla. Megjithëse, deri tani, janë vënë në jetë më pak se 200 prej tyre, ato i sollën kompanisë një kursim fondesh prej disa qindra mijra dollarësh.

Fakti është se punonjësit i njohin produktet dhe proceset e punës së kompanisë më mirë se sa konsulentët që vijnë nga jashtë. Megjithatë shumë kompani ende nuk e kanë vlerësuar sa duhet këtë fakt. Vite më parë krijoheshin të ashtuquajturat “grupe të përmirësimit të cilësisë” ku bënin pjesë punonjësit më të kualifikuar nga fusha të ndryshme të aktivitetit të kompanisë. E kush mund ta bënte më mirë ngritjen e cilësisë se sa këta njerëz që vinin nga “vija e parë e frontit” të punës së përditëshme?

Në Testamentin e Vjetër të Biblës gjejmë pohime të shumta mbi vlerën dhe rëndësinë e këshillimit me rrethe sa më të gjera. Fjala e Urtë 12:15 na mëson: "Budallait i duket e drejtë rruga e tij, por i mënçuri i dëgjon këshillat". Është mënçuri e veçantë profesionale të marrësh parasysh këshillat e mendimet e njerëzve pavarwsisht se ata mund të qëndrojnë poshtë në hierarkinë organizative të kompanisë.

Një varg tjetër e thekson edhe më tepër idenë: “Pa një udhëheqje të urtë kombi bie, por shumë këshilltarë sigurojnë fitoren” (Fjalë të Urta 11:14). Kjo thënie vlen për një kompani njësoj si për një komb. Dhe, për ta forcuar edhe më shumë këtë thënie, Fjalët e Urta 15:22 theksojnë: “Planet dështojnë për mungesë këshillimi, por ato kanë sukses kur ka shumë këshilltarë.”

Shumë drejtues kompanish vlerësojnë më shumë konsulentët e jashtëm se sa këshillat e njerëzve që marrin rrogën aty. Nuk dua në asnjë mënyrë që të nënvleftësoj konsulentët sepse duke qenë “të jashtëm” ata janë të paanshëm dhe objektivë në gjykimet e tyre. Por nuk duhen nënvleftësuar as punonjësit e kompanisë. Në rast se atyre iu krijohen kushtet që të paraqesin idetë e tyre më të mira, jo vetëm që mund të bëhen kursime në fonde, por edhe mund të marrin udhë një sërë ndryshimesh të dobishme për të intensifikuar prodhimin, përmirësuar shërbimet dhe rritur fitimet.

Copyright 2010, Integrity Resource Center, Inc. Adaptuar me lejen e "Integrity Moments with Rick Boxx," komente mbi cështje të integritetit moral në biznes nga këndvështrimi i krishterë. Për të mësuar më shumë mbi Integrity Resource Center ose për t’u rregjistruar tek shërbesa e përditshme e Rick-ut “Integrity Moments”, vizito www.integrityresource.org. Libri i tij me titull “Si të rritësh biznesin pa sakrifikuar integritetin” është një qasje me frymë biblike ndaj të bërit biznes sipas moralit të krishterë.

CBMC INTERNATIONAL: President: Jim Firnstahl.
1065 N. 115th Street, Suite 210 ▪ Omaha, Nebraska 68154 ▪ U.S.A.
TEL.: (402) 431-0002 ▪ FAX: (402) 431-1749 ▪ E-MAIL: info@cbmcint.org
Për çdo pyetje drejtohuni tek: www.cbmcint.org

Reflektim/Diskutime Pyetje

  1. A i ke parasysh kutitë që mbusheshin me “x”. A të ka rënë rasti të plotësosh ndonjë pyetësor që i përmbante ato?
  2. Sa shpesh të bie rasti të komunikosh online për të plotësuar pyetësorë të ndryshëm. A të duket praktikë e dobishme?
  3. A ka terren në vendin ku punon që të përthithen mendimet e punonjësve për mbarëvajtjen e punës? A ke ti ndonjë mendim të vlefshëm që do të dojë të të merrej parasysh?
  4. A mendon se është e vështirë të merret mendimi i punonjësve? Çfarë mendon për Fjalët e Urta 15:22?

SHËNIM: Po ta kesh Biblën, shiko edhe pasazhet e mëposhtëm që lidhen me këtë temë:

Fjalë të Urta 13:1, 19:20,27, 20:18, 24:5-6, 27:17; Predikuesit 4:9-12; Mateu 13:57

0 komente:

Post a Comment