headerphoto

KUSH QUHET FITUES?

MANNA E SË HËNËS
27 Shkurt, 2012

Nga Dr. Rick Warren

Në çdo fushë të jetës, në punë, në sport ose në argëtim ne shijojmë faktin e të qenit fitues.

Të realizosh një kontratë të rëndësishme, të fitosh një ngritje të merituar në detyrë ose të të lavdërojnë për punë të mirë, përbën një moment që sjell kënaqësi dhe që na bën të ndihemi të realizuar në profesionin tonë. Edhe si spektatorë ne ndihemi fitues kur skuadra jonë e zemrës triumfon mbi rivalen e saj, kurse në çdo lojë tjetër ku ka konkurrencë, ne përpiqemi të dalim fitues.

Por çfarë do të thotë të jesh “fitues”? A përmban ky koncept diçka më shumë se sa thjesht të dominosh mbi një konkurrent apo të shënosh më tepër pikë se sa kundërshtari yt në një lojë? Ja disa shpjegime:

Fituesi  i respekton ata që janë më të zotë se ai dhe përpiqet të mësojë prej tyre;

       humbësi… i urren ata që janë më të zotë se ai dhe i minimizon arritjet e tyre.

Fituesi  shpjegon, tregon;

       humbësi… nuk jep shpjegime, bën justifikime.

Fituesi  thotë, “Mund dhe duhet të gjejmë një rrugëdalje”;

       humbësi… thotë, “Nuk ka rrugëdalje.”

Fituesi  përballet me problemin dhe kërkon zgjidhjen;

       humbësi… i vjen rrotull problemit duke u munduar ta shmangë atë.

Fituesi  thotë, “Filan gjë mund të bëhet edhe më mirë”;

       humbësi… thotë, “Kështu i kemi bërë gjithmonë punët këtu.”

Fituesi  kërkon falje dhe korrigjohet;

       humbësi… kërkon falje, por herën tjetër përsërit të njëjtin gabim.

Fituesi  di përse lufton dhe se ku të bëjë kompromise;

       humbësi… bën kompromis për gjëra që nuk duhet dhe lufton për gjëra që s’ja vlejnë.

Fituesi  punon më shumë se humbësi, por i mbetet kohë më tepër se ai;

       humbësi… është gjithmonë “shumë i zënë” dhe nuk gjen kohë të bëjë atë që duhet bërë.

Fituesi  nuk ka frikë nga humbja;

       humbësi… fshehtazi ka frikë nga fitorja.

Fituesi  bën dhe i mban premtimet;

       humbësi… bën premtime, por i harron ato shpejt.

Edhe Bibla përmban disa mendime me vlerë mbi fituesin dhe humbësin. Apostulli Pal, për shembull, ka shkruar mbi rëndësinë e të qënit i parapërgatitur për të korrur fitoren: “A nuk e dini se në pistë vrapojnë të gjithë, por vetëm njëri e fiton çmimin? Vraponi në atë mënyrë që ta fitoni.” (1 Korintasve 9:24). Në një pasazh tjetër Jezusi paralajmëron për rrezikun e humbjes edhe në rast “fitoreje: “Ç’dobi do të ketë njeriu të fitojë gjithë botën, nëse për këtë do të humbasë shpirtin e tij?” (Marku 8:36).

Bazuar në mendimet e shprehura më sipër, si të duket vetja – fitues apo humbës?

© 2010, Purpose Driven Life. Të gjitha të drejtat të rezervuara. Adaptuar nga nje shkrim i Dr. Rick Warren, autor i shumë librave, përfshirë edhe te shumëvleresuarin “The Purpose-Driven Life”, i cili është përkthyer në disa gjuhë dhe është shitur në mbarë botën. Ky liber afirmon rëndësinë e të pasurit të një qëllimi te qartë në jetën e përditëshme. Është nominuar si një ndër 100 librat e krishterë që ndryshuan shekullin e XX. Ai ka shkruar gjithashtu edhe librat “The Purpose-Driven Church” dhe “The Purpose of Christmas”.

CBMC INTERNATIONAL: President: Jim Firnstahl,
1065 N. 115th Street, Suite 210 ▪ Omaha, Nebraska 68154 ▪ U.S.A.

TEL.: (402) 431-0002 ▪ FAX: (402) 431-1749 ▪ E-MAIL: info@cbmcint.org

Për pyetje ose kërkesa drejtohuni te : www.cbmcint.org

Reflektim/Pyetje Diskutime

  1. Para se të lexonit këtë Manna, si mund t’i përgjigjeshit pyetjes, “Kush quhet fitues?”
  2. A ka ndryshuar koncepti yt për “fituesin” pas leximit të kësaj Manne? Shpjegoje përgjigjen.
  3. Ku e kishte fjalën Jezusi kur tha se dikush mund të fitonte gjithë botën duke humbur shpirtin e tij?
  4. Duke parë krahasimet që bën Dr. Warren-i, si e klasifikon veten?

SHËNIM: Po qe se e ke Biblën, shiko edhe pasazhet e mëposhtëm që lidhen me këtë temë:

Fjalë të Urta 6:20-23, 11:14, 11:24, 15:22, 22:4; Mateu 6:19-21,33; Filipjanëve 3:8

0 komente:

Post a Comment