headerphoto

I VARFËR – ME PARA NË BANKË!

MANNA E SË HËNËS
12 Mars, 2012

 

Nga Ken Korkow

Vite me parë unë dhe familja ime ishim katandisur financiarisht aq në pikë të hallit sa nuk ishim në gjendje as të siguronim pemën e vitit të ri e jo më të blinim lodra për ta zbukuruar atë. Fëmijët ishin të dëshpëruar. Ime shoqe ishte e dëshpëruar. Unë vetë isha i dëshpëruar.

Pasi kaloi festa e vitit të ri, bëra një zbulim të rëndësishëm: kishim pasur ca pará në bankë, por nuk e dinim. Në fakt, unë nuk e kisha mbajtur shënim derdhjen e rrogës së muajit paraardhës! Pra mendonim se ishim të varfër, madje jetonim si të tillë e, megjithatë, paskeshim pasur pará në bankë!

A të ka ndodhur edhe ty diçka e tillë? A të ka ndodhur që je kujtuar për burime që nuk i kishe vënë në përdorim me kapacitetin e tyre maksimal? Kjo nuk ka të bëjë vetëm me paratë, por edhe me aftësi dhe dhunti që i ke vetëm ti, por që nuk i ke shfrytëzuar; aftësira që i ke lënë të vyshken, marrëdhënie të caktuara njerëzore që mund të të ndihmonin për të kaluar me sukses situata të vështira por që i ke lënë në harresë…

Kam mendimin se kjo çështje qëndron edhe për fushën shpirtërore. Shpesh mundohemi që të bëjmë ndryshime në jetën tonë, të modifikojmë mënyrën e të menduarit e të sjellurit, por, në vend që t’u drejtohemi burimeve shpirtërore që kemi në dispozicion, bazohemi në forcat tona dhe mjaftohemi me faktin se qëllimi që i kemi vënë vetes është një qëllim i mirë. Kjo mënyrë mbart me vete dështimin.

Dr. Henry Blackaby, orator i njohur, bën fjalë mbi burimet shpirtërore që disponojmë dhe mbi mënyrën se si duhet t’i shfrytëzojmë ato. Ai citon një thënie biblike të apostullit Pjetër, njërit prej dishepujve të Jezu Krishtit: "Duke qenë se fuqia e tij (Jezusit) hyjnore na dhuroi të gjitha gjërat që kanë të bëjnë me jetën dhe perëndishmërinë, me anë të njohjes së Atij që na thirri në lavdinë dhe virtytin e vet…" (2 Pjetrit 1:3). Më pas ai bën konstatimet e mëposhtëme:

"Si i krishterë që je, ti ke gjithçka që të duhet për të bërë një jetë të shenjtëruar dhe të begatë,” thekson Dr. Blackaby. “Inteligjenca jote, shkollimi dhe tradita familjare – këto e përcaktojnë shenjtërinë e jetës tënde. Te Shpirti i Shenjtë që ndodhet tek ty, ti gjen gjithçka që duhet për të jetuar një jetë plot suksese, ngazëllim dhe begati. Sipas Pjetrit, çdo i krishterë, në saje të besimit, mund të ketë mirësinë, perëndishmërinë, kontrollin mbi veten, këmbënguljen, frymën hyjnore, ndjenjën vëllazërore dhe dashurinë.

"Nuk ka vlerë të trashëgosh pasuri pa e pasur atë si të merituar. Po kështu, nuk ka asnjë dobi që të të jepet gjithçka që duhet për të jetuar si Krishti, pa kërkuar vetë. Në rast se do të vazhdojmë të mos e kontrollojmë veten në një kohë që Perëndia na e ka dhënë mundësinë për vetëkontroll, ne nuk bëjmë gjë tjetër veçse rrënojmë veten dhe ata që na rrethojnë. Në rast se Perëndia do që të na pajisë me ndjenjën e vëllazërimit, por ne nuk e demostrojmë atë asnjëherë, njerëzit do të vuajnë pa qenë nevoja. Ne duhet të besojmë se Perëndia kërkon të na i rrënjosë këto cilësi të mrekullueshme. Te Ungjijtë, Jezusi bashkëvepron me njerzit në bazë të besimit të tyre. Besimin e sinqertë ai e shpërblen duke siguruar shpëtim dhe shërim. Por Ai nuk shpërblen kur ka mungesë besimi.

" Shikoje edhe njëherë listën e cilësive që Perëndia do që ne t’i përvetësojmë. Në rast se të mungon ndonjë nga këto cilësi, kërkoji Perëndisë që të t’a ngulisë atë në karakter, në mënyrë që gjithnjë e më shumë t’i shëmbëllesh Krishtit." 

Besoj se kjo është një këshillë e dobishme që vlen në çdo situatë; në mbledhje bordi, në zyrën e vogël të kompanisë, në procesin e një shitjeje, gjatë bërjes së buxhetit vjetor të ndërmarrjes e deri në marrëdhëniet brenda familjes.

Ken Korkow jeton në Omaha, Nebraska, U.S.A., ku shërben si drejtor rajonal për CBMC. Kjo pjesë është adaptuar nga seria e artikujve “Fax of Life” që ai shkruan çdo javë. Përdoret me lejen e tij.

CBMC INTERNATIONAL: President Jim Firnstahl,
1065 N. 115th Street, Suite 210 ▪ Omaha, Nebraska 68154 ▪ U.S.A.
TEL.: (402) 431-0002 ▪ Për pyetje drejtohuni te: www.cbmcint.org

Reflektim/Diskutim Pyetje

  1. A je ndodhur ndonjëherë në një situatë të ngjashme me atë të Z. Korkow, kur të është dashur diçka e nevojshme dhe ke zbuluar me vonë që ajo në fakt egzistonte, por t’i nuk arrite ta shfrytëzoje?
  2. A ke pasur raste që nuk i ke shfrytëzuar mundësitë edhe kur ato kanë qenë të arritëshme për ty?
  3. A je menaxher i mirë i dhuntive e mundësive që ke në dispozicion?
  4. Dr. Blackaby bën fjalë për burime shpirtërore, duke thënë se Perëndia na i ka vënë të gjitha në dispozicion. A je dakord me të? Pse, ose pse jo?

SHËNIM: Po ta kesh Biblën, shiko edhe pasazhet e mëposhtëm që lidhen me këtë temë:

Mateu 8:13; 9:29; 15:28; Marku 6:5-6; Galatasve 5:22-23; 2 Pjetrit 1:3-11

0 komente:

Post a Comment