headerphoto

TË KRIJOSH MBRESA TË MIRA QË ZGJASIN MË KOHË

MANNA E SË HËNËS
6 Shkurt, 2012

Nga Rick Boxx

Vjet isha organizator i nje konference biznesmenësh ku një nga folësit ishte Peter Herschend, bashkëthemeluesi i Silver Dollar City, një qendër argëtimi në Branson, Missouri, U.S.A. Teksa po kërkonim një mikrofon për të, dikush nga salla u ngrit, shkoi drejt tij dhe i dorëzoi një dhuratë të vogël.

Ky veprim iu duk disi i çuditshëm ndaj, pas një hezitimi të shkurtër, Peter Herschend e hapi kutinë. Në të ndodhej një album me foto të punonjësve të Silver Dollar City.

Dhuruesi tha se albumi ishte rezultat i kujtimeve fotografike që kishte grumbulluar familja e tij prej shumë vjetësh gjatë vizitave në qendrën argëtuese të Peterit. Këto foto përbënin një vlerësim nga ana e familjes për orët e këndshme që kishin kaluar atje.

Siç doli më pas, ky gjest përputhej plotësisht me përmbajtjen e fjalimit të Peterit në lidhje me misionin e kompanisë së tij “Të krijohen kujtime nga ato që mbahen mend”. Për Peter Herschend-in edhe vetë gjesti i dhurimit u shndërrua në një kujtim nga ata që mbahen mend.

A nuk do të ishte mirë që motoja e përmendur më sipër të ishte moto për të gjithë bizneset tona? Ndoshta puna jonë nuk ka si produkt të sajin fotografitë artistike, por ajo duhet të bëhet në atë mënyrë dhe me atë cilësi që të lerë gjurmë të pashlyeshme në memorien e përfituesve prej saj.

Për shembull, një klient i rregullt i një kafeneje ruan në memorien e tij aromat dhe shijet e llojeve të ndryshme të kafeve, së bashku me kujtimet e bisedave miqësore të zhvilluara atje. Blerësit e një dyqani ruajnë në memorien e tyre sjelljen e ngrohtë dhe profesionale e shitësve, të cilët i ndihmojnë ata të gjejë atë që kërkojnë. Një klient biznesmen mbetet i kënaqur dhe mirënjohës ndaj kontributit të një këshilltari financiar, i cili i zgjidh disa problem të rëndësishme pa kërkuar shtesë shpërblimi etj.

Kuptohet se një vizitë argëtuese si ajo në Silver Dollar City ka më shumë mundësi për të krijuar kujtime të paharrueshme, por edhe një supermarket, ku punonjësit e kasavet i përshëndesin klientët me buzëqeshje rutinore, e ka shansin e vet për të lënë të tilla kujtime. Cilido që të jetë produkti ose shërbimi që ne ofrojmë është mirë që të krijojë një atmosferë të këndshme në mënyrë që, si klientët ashtu edhe furnizuesit, të kenë mendimin se “Ja vlen që të punosh me ta”.

Fjalët e urta 10:7 në Testamentin e Vjetër të Biblës na mësojnë: "Kujtimi i të drejtit do të jetë bekim, por emri i të ligut do të kalbet" Përvojat e këndshme lenë pas kujtime të mira; ato të pakëndshmet ose harrohen ose lenë ndjesi negative që e bëjnë bashkëpunëtorin tonë të mos i shkojë më mendja që të punojë me ne.

Atëherë, a do të lemë me punën tonë mbresa që të shndërrohen në bekime apo do të fshijmë gjithçka nga memoria e bashkëpunëtorëve tanë?

Copyright 2010, Integrity Resource Center, Inc. Adaptuar me lejen e "Integrity Moments with Rick Boxx," komente mbi cështje të integritetit moral në biznes nga këndvështrimi i krishterë. Për të mësuar më shumë mbi Inegrity Resource Center ose për t’u rregjistruar tek shërbesa e përditshme e Rick-ut “Integrity Moments”, vizito www.integrityresource.org. Libri i tij me titull “Si të rritësh biznesin pa sakrifikuar integritetin” është një qasje me frymë biblike ndaj të bërit biznes sipas moralit të krishterë.

CBMC INTERNATIONAL: President: Jim Firnstahl.
1065 N. 115th Street, Suite 210 ▪ Omaha, Nebraska 68154 ▪ U.S.A.
TEL.: (402) 431-0002 ▪ FAX: (402) 431-1749 ▪ E-MAIL: info@cbmcint.org
Për çdo pyetje drejtohuni tek: www.cbmcint.org

Reflektim/Diskutime Pyetje

  1. Cilat janë disa nga mbresat më të mira nga ndonjë vend i veçantë që ke vizituar apo nga ndonjë bashkëpunim me ndonjë biznes?
  2. A mendon se qëllimi i motos : ‘Të Lesh Mbresa Të Paharrueshme” vlen edhe për biznesin tënd? Pse, ose pse jo?
  3. Si mund të shndërrohet mbresa bekim, sikundër pohon vargu nga Fjalët e Urta?
  4. Në rast se do të vlerësoje vendin tënd të punës sipas “shkallës së krijimit të mbresave”, ku do ta vendosje atë? Në rast se ky vend do të ishte shumë poshtë, çfarë veprimesh duhen ndërmarrë që ai të ngrihet sa më lart duke krijuar mbresa të mira të paharrueshme?

SHËNIM: Në Bibël ka edhe të tjera pasazhe që lidhen me këtë temë:

Fjalët e Urta 11:16-17, 13:9; Luka 22:19; 1 Korintasve 4:17, 11:24-25; Filipianëve 4:8

0 komente:

Post a Comment