headerphoto

STEVE JOBS, RREGULLAT E SUKSESIT, DHE BIBLA

MANNA E SË HËNËS
30 Janar, 2012

Nga Robert J. Tamasy

Kur Steve Jobs-i vdiq më 2011, ai la një trashëgimi arritjesh që e ndryshuan jetën tonë në mënyrë dramatike. Si bashkëthemelues i Apple, Inc., ai ishte një figurë qendrore në revolucionin kompjuterik. Kompjuteri personal Apple i Macintosh-it, që u prezantua në fillim të viteve 1980, e transformoi mënyrën se si ne i konceptonim dhe përdornim kompjuterët. Po kështu Jobs-i themeloi Pixar Animation Studios, që hapi rrugë të reja për realizimin e filmave të animuar. Para vdekjes së tij, iPads, iPhones dhe iPods bënë që të hapen horizonte të reja në komunikim dhe në argëtimin virtual. Praktikisht, puna e Jobs-it pati ndikim në jetën profesionale të çdo njeriu.

Jobs-i ishte një vizionar, pionier dhe novator i papërsëritshëm, por kjo nuk do të thotë se prej parimeve që udhëhoqën punën e tij nuk mund të përfitojmë edhe ne. Kohët e fundit, Entrepreneur.com publikoi një artikull që radhiste “7 arsyet e suksesit” të Steve Jobs-it. Megjithëse vetë Jobs-i nuk njihet si besimtar i krishterë, secila nga arësyet e tij të suksesit shkon paralel me principet biblike që janë përcaktuar mijëra vjet më parë. Le t’u hedhim një sy:

1. Bëj atë që ke pasion të bësh. Jobs-i ka thënë, “Njerëzit pasionantë mund të përmirësojnë botën.” Ideja futjes së pasionit në punën e përditshme përmendet të Kolosjanëve 3: 23-24: “Gjithçka që bëni, bëjeni me gjithë zemër, bëjeni si për Zotin dhe jo për njerzit, sepse ju e dini se si shpërblim do të merrni prejardhësinë nga Zoti…”

2. Jepi një shtytje botës. Një herë Jobs-i i tha një drejtuesi të lartë të një kompanie të madhe pijesh, “Ti do që ta kalosh jetën duke shitur ujë me sheqer, apo do që të ndryshosh botën?” Me këtë pyetje ai ngacmoi një çështje parimore shumë të rëndësishme në lidhje me vlerat e të pasurit vizione madhështore. Fjalët e Urta 29:18 na japin pak a shumë të njëjtën tablo: “Aty ku nuk ka vizion njerzit rrënohen.”

3. Zhvillo lidhje e mardhënie. Ideja e Jobs-it ishte që të pasuronte mendimin me sa më shumë përvoja konkrete nga fusha të ndryshme të shkencës. Kjo ide del edhe te Romakëve 8:28, ku thuhet, “Por dimë se Perëndia kombinon gjithçka në të mirë të atyre që e duan Atë, që janë thirrur sipas qëllimit të Tij.”

4. Mos u shpërnda në shumë drejtime. Për kompaninë Apple ka qenë shumë e rëndësishme mbajtja në shënjestër e një objektivi të qartë, teksa i shmangej shumë produkteve të tjera që mund të kishin sjellë përfitime të mëdha. Te Fjalët e Urta 4:27, në Testamentin e Vjetër, thuhet: “Mos u largo nga mendimi i drejtë, që këmbët e tua të mos shkojnë në rrugë të gabuar.”

5. Zhvillo metoda të reja. Gjatë ngritjes së rrjetit të dyqaneve, Jobs-i u kujdes që të krijonte përshtypje sa më të mira te blerësit. Jezusi ka diçka të ngjashme me idenë e tij të shprehur në fjalët, “veri të tjerët para vetes”. “Bëju të tjerëve atë që dëshiron të të bëjnë ata ty” (Luka 6:31).

6. Komunikoji mesazhet. Jobs-i mendonte se edhe idetë më të mira, po nuk u komunikuan mirë te të tjerët, e humbasin vlerën e tyre. Të njëjtën gjë ka thënë edhe apostulli Pal,” “Silluni me mend ndaj atyre që janë jashtë bashkësisë… Flisni me ta me ëmbëlsi, por thoni fjalë të kripura që t’i jepni përgjigjen e duhur secilit që pyet” (Kolosianëve 4:5-6).

7. Shit ëndrra jo produkte. Jobs-i e kishte kuptuar rëndësinë e të joshurit të dëshirave, shpresave dhe ambicieve të njerëzve. Një motivim të ngjashëm iu ofronte Jezusi pasuesve të tij: “Shkoni dhe bëjini nxënës të mi të gjithë popujt…mësojini të zbatojnë gjithçka që ju kam urdhëruar” (Mateu 28:19-20).

Robert J. Tamasy është nënpresident për Komunikimin i Leaders Legacy, Inc., një shoqatë jo fitimprurëse me bazë në Atlanta, Georgia, U.S.A. Veteran në gazetarinë profesioniste prej më shumë se 38 vjetesh, ai eshte autor i librit Business At Its Best: Timeless Wisdom from Proverbs for Today’s Workplace (River City Press) dhe është bashkautor me David A. Stoddard në veprën The Heart of Mentoring: 10 Proven Principles for Developing People to Their Fullest Potential (NavPress). Për më shumë informacion shiko www.leaderslegacy.com ose blogun e tij, www.bobtamasy.blogspot.com.

CBMC INTERNATIONAL: President: Jim Firnstahl,
1065 N. 115th Street, Suite 210 ▪ Omaha, Nebraska 68154 ▪ U.S.A.
TEL.: (402) 431-0002 ▪ FAX: (402) 431-1749 ▪ E-MAIL: info@cbmcint.org
Ju lutemi adresoni çdo kërkesë te: www.cbmcint.org

 

Reflektim/Diskutim Pyetje

  1. Cili mund të ketë qenë ndikimi i Steve Jobs-it në jetën tënde, direkt ose tërthorazi?
  2. Ç’mund të thuhet për të tjerë njerëz që njeh në lidhje me ndikimin e ideve të Steve Jobs-it tek ata?
  3. Individë të tillë si Jobs-i janë të rrallë në botë, por cilat nga “rregullat e tij të suksesit” përbëjne ndihmë konkrete për ty?
  4. Ka një thënie: Çdo e vërtetë është e vërteta e Perëndisë”. Thënë ndryshe, të vërtetat dhe parimet e shëndosha egzistojnë sepse kështu i ka krijuar Zoti. A pajtohesh me këtë thënie? Pse ose pse jo?

SHËNIM: Po ta kesh Biblën, shiko edhe pasazhet e mëposhtëme që lidhen me këtë temë:
Fjalë të Urta 1:7,20-33, 11:30, 13:20, 14:23, 16:26; Predikuesit 9:10; Gjoni 18:37-38; Romakëve 12:11

0 komente:

Post a Comment