headerphoto

PËRKUSHTIMI TOTAL SHPËRBLEHET

MANNA E SË HËNËS
20 Shkurt, 2012

Nga Robert J. Tamasy

Në botën profesionale dhe të biznesit dëgjojmë shpesh termin “përkushtim total”, i cili ka të bëjë me procesin para se të merret ndonjë vendim i rëndësishëm. Për shembull, kur kërkohet një drejtues i ri, kompanitë i përkushtohen maksimalisht gjetjes së kandidatit më të mirë. Para se të hidhet në treg një produkt ose shërbim i ri, ka një përkushtim total për të studjuar interesat e konsumatorit, konkurrencën, marketingun. Kur është fjala për të shtuar në staf ndonjë person kyç, atëhere ka një përkushtim shumë të mdh që personi në fjalë të ketë aftësitë dhe vlerat e duhura dhe të jetë në gjëndje të bashkëveprojë me kolektivin.

Kur një individ është në kërkim të ndryshimit të vendit të punës, atë e këshillojnë që të ketë një përkushtim maksimal për studimin e mundësive që ofron tregu i punës, lloji dhe cilësitë e kompanisë ku mund të punojë, faktin nëse puna e zgjedhur jep mundësi për zhvillim të mëtejshëm të karierës dhe, më e rëndësishmja, nëse ndryshohet puna, cili është qëllimi i vërtetë i këtij ndryshimi: duhet të vazhdojë të bëjë atë që ka pas bërë, apo të bëjë diçka të re. Mos ka ardhur koha për një karierë të re?

Kërkimi i informacionit përbën pjesën më të madhe të atij që quhet përkushtim total. Dhe sot informacioni gjëndet me bollëk. Të dhënat mund të merren nëprmjet internetit në pak minuta, gjë që na jep kohë për të pjekur marrjen e vendimeve të rëndësishme. Megjithatë shpesh harrojmë burimin më kryesor: mençurinë dhe urtësinë e Perëndisë.

Pavarësisht se përpiqemi, nganjëherë ky burim mbetet i paqartë, prandaj duhet të mësojmë nga ajo që thotë Testamenti i Ri i Biblës: “Por nëqoftë se ndonjerit i mungon urtia, le ta kërkojë te Perëndia që ua jep të gjithëve pa kursim, dhe atij do t’i jepet” (Jakobit 1:5).

Kur ndodhem para marrjes së vendimeve të rëndësishme, unë zakonisht i lutem Perëndisë që të më pajisë me urtësinë e nevojshme për të shmangur çdo gabim. Gjatë jetës kam njohur drejtues që udhëhiqen nga motoja ”Perëndia është pronari i biznesit tim”. Kjo moto i bën ata që ta quajnë të nevojshme dhe të arësyeshme që të kërkojnë këshillën e Tij për ecurinë e punëve të përditëshme.

Por duhet ditur se duhet të kesh disa “cilësi” të posaçme kur i drejtohesh Perëndisë për këshilla të urta. Ato shprehen në vargun e mëposhtëm: “Por le ta kërkojë me besim, pa dyshuar, sepse ai që dyshon i ngjan valës së detit, të cilën e ngre dhe e përplas era. Ky njeri të mos pandehë se do të marrë diçka nga Zoti” (Jakobi 1:6-7).

Duke menduar për këtë nën dritën e kaq shumë vendimeve që marrim gjatë ditës, theksoj se është një vendim, i cili ua kalon të gjithë të tjereve për nga rëndësia: vendimi nëse ne duam sinqerisht që të jetojmë për Perëndinë në aspektin personal dhe në atë profesional. Mijra vjet më parë udhëheqësi izraelit, Jozueu, bëri këtë deklaratë: “Sa për mua dhe për shtëpinë time, do t’i shërbejmë Zotit” (Jozueut 24:15). A ke edhe ti këtë lloj vendosmërie?

Në rast se nuk e ke, atëhere duhet përkushtim total që ai të bëhet i mundur. Nuk është punë e lehtë. Mirë do ishte që të ndjekim shembullin e kërkuesve për përsosje shpirtërore të qytetit të lashtë të Bereas. Testamenti i Ri na thotë: “Bereanët…i shqyrtonin çdo ditë shkrimet për të parë nëse këto gjëra ishin ashtu siç thoshte Pali” (Veprat e apostujve 17:11). Sipas përvojës time, një kërkim i tillë i përkushtuar ka qenë vendimtar për të më forcuar besimin te Perëndia.

Robert J. Tamasy eshte nenpresident per Komunikimin i Leaders Legacy, Inc., nje shoqate jo fitimprurese me baze ne Atlanta, Georgia, U.S.A. Veteran ne gazetarine profesioniste prej me shume se 38 vjetesh, ai eshte autor i librit Business At Its Best: Timeless Wisdom from Proverbs for Today’s Workplace (River City Press) dhe eshte bashkeautor me David A. Stoddard ne vepren The Heart of Mentoring: 10 Proven Principles for Developing People to Their Fullest Potential (NavPress). Per me shume informacion shiko www.leaderslegacy.com ose blogun e tij, www.bobtamasy.blogspot.com.

CBMC INTERNATIONAL: President: Robert Milligan,
1065 N. 115th Street, Suite 210 ▪ Omaha, Nebraska 68154 ▪ U.S.A.
TEL.: (402) 431-0002 ▪ FAX: (402) 431-1749 ▪ E-MAIL: info@cbmcint.org
Ju lutemi adresoni cdo kerkese tek: www.cbmcint.org

Reflektim/Diskutim Pyetje

  1. Cila ka qenë përvoja më e afërt në kohë në lidhje me përkushtimin total në vendin ku punon. Cili ka qenë rezultati?
  2. Në qoftë se dikush do të të pyeste se si ta niste “përkushtimin total” para se të merrte një vendim të rëndësishm, çfarë do t’i këshilloje?
  3. A të ka shkuar në mendje që të kërkosh urtësinë e Perëndisë në procesin e vendimmarrjeve të tua? Të ka ndihmuar kjo gjë, apo të duket si diçka e parealizueshme dhe e panevojshme?
  4. Në këtë Manna Z. Tamasy thotë se vendimi më i rëndësishëm është nëse do të vendosësh të jetosh për Perëndinë. A pajtohesh me të? Si të duket shembulli I Bereanëve?

SHËNIM: Po ta kesh Biblën, shiko dhe vargjet e mëposhtëme që lidhen me këtë temë: :
Jozueu 1:6-9; Psalme 119:9,11; Fjalë të Urta 1:7, 2:6, 3:13-15, 16:16; 2 Timoteu 3:16-17

0 komente:

Post a Comment