headerphoto

DRITË PËR MJEDISET E PUNËS QË SHPESH JANË TË ERRËT.

MANNA E SË HËNËS
19 Dhjetor, 2011

Nga Robert J. Tamasy

Në këto ditë fundviti në qendrën tënde të punës ndoshta janë bërë disa zbukurime. Pjesë e dekorit të këtyre ditëve festive janë dritat: drita shumëngjyrëshe në pemën e Krishtlindjes; drita vezulluese që zbukurojnë shtëpitë, dyqanet e rrugët; qirinj mbi tryeza e pragje dritaresh… Për disa fundviti është një “festival dritash”…

Për disa të tjerë, dritat janë thjesht një traditë e këndshme. Në prag të fundvitit, kur në Hemisferën Veriore netët janë të gjata, dritat shërbejnë për të ndriçuar jo vetëm ato (netët), por edhe ditët e shumta gri që pasojnë njëra tjetrën.

Për besnikët e Jezu Krishtit dritat lidhen me ngjarjet e Krishtlindjes së parë, sidomos me “yjet e Lindjes”, të cilët ndiqeshin nga të urtët, që quheshin Magi, për të kryer adhurimin e fëmijës Krisht. (Mateu 2:1-12).

Për të gjithë ata që besojnë te Jezusi, drita përfaqëson shumë më tepër se yllin e Lindjes. Te Mateu 4:16, në Testamentin e Ri, përsëritet profecia e Testamentit të Vjetër, që përshkruhet kështu te Isaia 9:2: “Populli që ecte nëpër terr pa një dritë të madhe; mbi ata që banonin në vendin e hijes së vdekjes feksi një dritë.” Në këto pasazhe Jezusi mishëron “dritën”. Dhe gjatë shërbesës së tij tre vjeçare në tokë, Jezusi deklaroi: “Unë jam drita e botës, kush më vjen pas nuk do të ecë në errësirë, por do të ketë dritën e jetës” (Gjoni 8:12).

Por cila është domethënia e kësaj “drite” për ne që duam të zhvillojmë karierën tonë në shekullin e 21-të? Ja disa mësime nga Bibla:

Drita e Krishtit premton jetën. Shumë njerëz bazohen te profesioni që të plotësojnë dëshirat dhe nevojat e tyre materiale. Por shpesh ata bien në grackën e këtij proçesi, i cili, në thelb, nuk i çon asgjëkundi. Në vend që të kujdesen për të bërë një jetë sa më luksose, ata duhet të sigurojnë vetëm një jetesë të thjeshtë e normale sepse Jezusi u ka premtuar besnikëve të tij se do t’i japë një qëllim dhe një kuptim jetëve të tyre krahas sigurimit të nevojave të tyre të përditëshme. “Në Atë ishte jeta dhe jeta ishte drita e njerëzve.” (Gjoni 1:4). “Jezusi tha, ‘Unë jam udha, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen te Ati përveçse nëpërmjet meje.’” (Gjoni 14:6).

Drita e Jezusit ofron lirinë prej errësirës. Mjediset e punës po bëhen gjithnjë e më të zymta. Kthetrat e krizave ekonomike kanë kapur shpresat për të ardhmen. Afatet dhe planet e punës po sfidojnë bindjet dhe vlerat tona morale. Liderat, që dikur i admironim, po demonstrojnë anët e errta të karakterit të tyre. Jezusi na ka premtuar që të na japë dritën që do të na ndriçojë rrugën në këto shtigje të vështira.“Dhe drita shkëlqen në errësirë por errësira nuk e kuptoi…drita e vërtetë që ndriçon çdo njeri që vjen në botë.” (Gjoni 1:5,9).

Drita e Krishtit na jep drejtim. “Çfarë duhet të bëjmë?” “Nga të shkojmë?” “Si të çajmë përpara në momente të vështira?” Janë të shumta pyetjet që na mundojnë. Na duhet një udhëheqje e sprovuar. Jezusi i siguron besnikët e tij se do t’iu tregojë rrugën dhe do t’iu japë urtësinë e duhur kur ata t’i drejtohen Atij për ndihmë. “Fjala jotë është një llampë për këmbën time dhe një dritë në shtegun tim” (Psalme 119:105).

Duke festuar Krishtlindjen a je i vendosur që të “ecësh në dritë ashtu sikundër ndodhet në dritë Jezusi? “Të ecim në dritë sikurse Ai është në dritë.” (1 Gjoni 1:7)?

Robert J. Tamasy është nënpresident për Komunikimin i Leaders Legacy, Inc., një shoqatë jo fitimprurëse me bazë në Atlanta, Georgia, U.S.A. Veteran në gazetarinë profesioniste prej më shumë se 38 vjetesh, ai eshte autor i librit Business At Its Best: Timeless Wisdom from Proverbs for Today’s Workplace (River City Press) dhe është bashkautor me David A. Stoddard në veprën The Heart of Mentoring: 10 Proven Principles for Developing People to Their Fullest Potential (NavPress). Për më shumë informacion shiko www.leaderslegacy.com ose blogun e tij, www.bobtamasy.blogspot.com.

CBMC INTERNATIONAL: President: Jim Firnstahl,
1065 N. 115th Street, Suite 210 ▪ Omaha, Nebraska 68154 ▪ U.S.A.
TEL.: (402) 431-0002 ▪ FAX: (402) 431-1749 ▪ E-MAIL: info@cbmcint.org
Ju lutemi adresoni çdo kërkesë te: www.cbmcint.org

Reflektim/Diskutim Pyetje

  1. Kur shikon dritat që vendosen për festa, çfarë mendimesh të vijnë në mend?
  2. Cila është për ty domethënia e deklaratës së Jezu Krishtit se ai është “drita e botës”
  3. Sipas përvojës në punën që bën – a po “jeton” ashtu sikundër ke dashur të jetosh - apo ndjen se vetëm po “egziston” mes streseve dhe shqetësimeve të jetës së përditëshme. Shpjegoje përgjigjen.
  4. A e ke vënë re se marrëdhënia jote me Jezusin të ka ndriçuar për të gjetur udhëheqjen e domosdoshme për zhvillimin e karrierës tënde dhe për marrjen e vendimeve të rëndësishme? Në rast se po, në ç’mënyra?

SHËNIM: Po ta kesh Biblën dhe dëshiron të lexosh edhe pasazhe të tjerë që kanë lidhje me këtë temë, referoju atyre si më poshtë:

Psalme 36:9, 119:130; Isaia 58:6-10; Micah 7:8-9; Mateu 5:16; Luka 11:33-36; Gjoni 3:19-21

0 komente:

Post a Comment