headerphoto

RREGULLAT DHE MARRËDHËNIET NJERËZORE NË PUNË – EKUILIBRI MIDIS TYRE

MANNA E SË HËNËS
7 Nëntor, 2011

 

Nga: Rick Boxx

Ashtu siç ndodh edhe nëpër familjet tona, shumë biznese përpiqen të gjejnë ekuilibrin e duhur midis ruajtjes së disiplinës në punë dhe krijimit të hapësirave që punonjësit të kenë liri në veprim dhe në shprehjen e personalitetit të tyre. Disa kompani janë vërtet liberale. Ato i lejojnë punonjësve të tyre që të bëjnë ashtu siç iu duket atyre më mirë. Disa të tjera janë tepër të ngurta. Ato praktikisht nuk lejojnë asnjë iniciativë individuale.

Kur drejtoj kurse biznesi, më pëlqen që t’iu mësoj pjesëmarrësve formulën e mëposhtme:

"Rregulla + Marrëdhënie = Integriteti i kompanisë.”

Përvoja në botën e biznesit më ka mësuar se ky ekuilibër është shumë i rëndësishëm për të pasur një atmosferë të shëndoshë pune. Në qoftë se aplikon vetëm rregulla, pa i vënë rëndësi marrëdhënieve të brendshme të kompanisë, ka shumë gjasë që të të ndodhin rebelime.

Nga ana tjetër, në qoftë se i ke kushtuar rëndësi marrëdhënieve, por nuk ke përcaktuar rregulla për rutinën e përditshme të punës, ka gjasë që të përjetosh kaos. Aftësia për të kombinuar rregulloret me cilësinë e marrëdhënieve, u jep punonjësve sigurinë se t’i kujdesesh për ta duke pritur që ata të mbajnë lart vlerat e kompanisë.

Romakëve 13:3 na mëson: "Sepse eprorët s’ka pse t’i kesh frikë kur bën vepra të mira, por për të këqijat; a do, pra, të mos ia kesh frikën pushtetit? Bëj atë që është e drejtë dhe do të kesh lavdërim nga ai."

Problemi lind atëherë kur midis punonjësve ka konfuzion në lidhje me të kuptuarit se çdo të thotë “të bësh të mirën”. Është detyrë e drejtuesve që këtë ta sqarojnë mirë e bukur. Ashtu sikundër sociologët kanë zbuluar se fëmijët janë më të kënaqur kur i dinë kufijtë e veprimit të tyre- në shkollë dhe në familje- edhe njerëzit e biznesit presin nga drejtuesit që këta të fundit të përcaktojnë parametrat brenda të cilëve duhet punuar.

Rregullat dhe udhëzimet, sidomos kur ato krijohen me pjesëmarrjen e njerëzve që do të udhëhiqen prej tyre, asnjëherë nuk janë ngurtësuese. Përkundrazi, ato bëhen nxitëse, sepse individët e kuptojnë se ata janë të lirë që t’i përdorin aftësitë dhe talentet e tyre brenda kufijve që i kanë përcaktuar vetë. Pa rregulla dhe udhëzime punonjësit hutohen, madje ngurtësohen nga frika se mos bëjnë gabime.

Në mungesë të tyre (rregullave) punonjësit fillojnë t’i përcaktojnë vetë standardet e punës së tyre, gjë që çon pastaj në kaos. Në Fjalët e Urta 29:18 thuhet: “Atje ku nuk ka vizion profetik njerëzit bëhen të shfrenuar, por lum ai që respekton ligjin.”

Edhe vendosja e rregullave, me qëllimin e vetëm për të kontrolluar njerëzit, nuk ka ndonjë të mirë. Ajo çon në demoralizimin e tyre, prandaj rregullat duhet të përdoren si mjete për të rritur produktivitetin dhe satisfaksionin e të punësuarve në biznesin tënd.

Drejtuesit efektivë dinë se si ta gjejnë ekuilibrin midis disiplinës dhe njerzillëkut. Po ti?

Copyright 2010, Integrity Resource Center, Inc. Adaptuar me lejen e "Integrity Moments with Rick Boxx," komente mbi cështje të integritetit moral në biznes nga këndvështrimi i krishterë. Për të mësuar më shumë mbi Inegrity Resource Center ose për t’u rregjistruar tek shërbesa e përditshme e Rick-ut “Integrity Moments”, vizito www.integrityresource.org. Libri i tij me titull “Si të rritësh biznesin pa sakrifikuar integritetin” është një qasje me frymë biblike ndaj të bërit biznes sipas moralit të krishterë.

CBMC INTERNATIONAL: President: Jim Firnstah.
1065 N. 115th Street, Suite 210 ▪ Omaha, Nebraska 68154 ▪ U.S.A.
TEL.: (402) 431-0002 ▪ FAX: (402) 431-1749 ▪ E-MAIL: info@cbmcint.org
Për cdo pyetje drejtohuni tek: www.cbmcint.org

Reflektim/Diskutime Pyetje

  1. Në punën tënde cilët mbisundojnë – rregullat apo cilësia e marrëdhënive? Mundohu ta shpegosh me ndonjë shëmbull konkret.
  2. Si mendon se drejtuesi duhet ta gjejë ekuilibrin midis rregullave dhe marrëdhënive, sikundër këshillon zoti Rick Boxx? A mund të bëhet kjo? Pse, ose pse jo?
  3. Këshillohet që njerëzit të japin kontributin e tyre në përcaktimin e rregullave dhe udhëzimeve të cilave më pas duhet t’iu binden. Ç’mendim ke për këtë qasje?
  4. A je gjendur nonjëherë para faktit se nuk ke qenë i qartë se në bazë të cilave rregullave dhe udhëzimeve ke vepruar? Në rast se po, si je ndjerë? Cilat kanë qenë pasojat?


SHËNIM: Po ta kesh Biblën dhe dëshiron të lexosh më tepër në lidhje me këtë temë, shiko pasazhet si më poshtë:

Fjalë të Urta 6:20-23, 13:13,18, 21:1; Romakëve 13:1-5; Efesianëve 6:5-9; Kolosianëve 3:17, 22-25

0 komente:

Post a Comment