headerphoto

SI TA RUASH KARIERËN

MANNA E SË HËNËS
14 Nëntor, 2011

 

Nga Dr. Rick Warren

“Nga të gjithë që punojnë këtu, ti je personi më i siguruar.” Këto fjalë të shqiptuara nga shefi, që tregonin se vendi i saj i punës nuk rrezikohej, e qetësuan menjëherë recepsionisten e një kompanie të madhe ku po lajmëroheshin shkurtime të shumta nga puna. Në një kohë që punonjësit e tjerë ndiheshin të turbulluar, ajo gjeti qetësinë te fjala “siguri”.

Ndërsa ekonomia botërore vazhdon betejën me krizën, shumë kompani e quajnë të nevojshme pakësimin e fuqisë punëtore në mënyrë që të mbajnë ose të rifitojnë pozitat konkurruese në këto kohë të vështira. Pikërisht, në të tilla kohë, të dish se si ta ruash të paprekur karrierën, është një aftësi më vete!

RUAJE PROFILIN E KARIERËS EDHE KUR LARGOHESH NGA PUNA. Ndoshta nuk mund të vazhdosh më në një punë të caktuar, por duhet ta ruash karrierën në kuptimin afatgjatë. Një shembull për këtë na e jep Bibla në Testamentin e Vjetër:

Në librin e Zanafillës lexojmë për Jozefin, njeriun besnik me pelerinën e tij shumëngjyrëshe të ëndrrave (dhuratë nga i ati), i cili u rrëzua dy herë nga shkallët e karrierës. (Në kllapa po e imagjinojmë sikur është brenda një kompanie) Në fillim përfundoi në një gropë e, më pas, në burg. Vëllezërit e tij (bordi i drejtorëve të familjes) i dhanë goditjen e parë. Më vonë gruaja e bosit të tij i bëri akuza false, prej të cilave Jozefi përfundoi në burg. Gjithçka po punonte kundër karrierës së tij në atë kompani imagjinare.

Por, Jozefi dinte se si “ta ruante” karrierën dhe, më në fund, e gjejmë në shkallën më të lartë të hierarkisë së Egjiptit. Më pas ai i fali vëllezërit për tradhtinë që i bënë duke iu thënë këto fjalë: “Ju keni kurdisur të këqija kundër meje, por Perëndia i mori ato si sinjale për të më bërë mirë… (Zanafilla 50:20).

RUAJE KARAKTERIN DUKE MBAJTUR NËN KONTROLL KRENARINË. Krenaria të pengon të shërbesh dhe ndalon rrjedhën e hirit të Perëndisë drejt teje. “Perëndia u kundërvihet mendjemëdhenjve dhe u jep hir të përulurve” (Jakobit 4:6). Krenaria ka për tendencë që të ta shtrembërojë parjen e realitetit dhe të të çojë deri në verbim. Një tjetër pasojë e krenarisë është se ajo u jep armë e municione armiqve që kërkojnë rrënimin tënd.

RUAJE KARAKTERIN DUKE MBAJTUR PREM TIMET. Njerëzit që dinë të mbajnë premtimet strehohen në tendën e madhe të kodrës së shenjtë! “Ai …që edhe sikur të jetë betuar në dëm të tij nuk tërhiqet” (Psalmet 15:1,4). Mos harro, është më e lehtë t’i mbash premtimet kur nuk bën shumë të tilla sepse ke më shumë mundësi t’i plotësosh ato që premton. Karakteri forcohet sidomos kur premtime të vështira për t’u plotësuar mbahen ndaj njerëzve të thjeshtë, atyre që duken më pak të “rëndësishëm” për qëllimet dhe dëshirat tona.

RUAJE KARAKTERIN DUKE TRAJTUAR ÇDOKËND SIKUR TË ISHTE NJË ENGJËLL. “Mos harroni mikpritjen sepse nëpërmjet saj priten pa e ditur engjëj” (Hebrenjve 13:2). Ti nuk e di asnjëherë se kush mund të bëhet shefi yt. Thuhet dendur se duhet të kesh kujdes se kë shkel gjatë ngjitjes tënde në shkallët e karrierës sepse ai person mund të të shtyjë shumë poshtë. Kurrë mos u mërzit për ata që hipin lartë duke shkelur mbi të tjerët sepse ata dikur e pësojnë. “ Njoha dikur një njeri me vese që sillej si tiran; i shtypte të gjithë…por më vonë kalova ty dhe ai s’ishte më; e kërkova po s’e gjeta.”

© 2010, Purpose Driven Life. Të gjitha të drejtat të rezervuara. Adaptuar nga nje shkrim i Dr. Rick Warren, autor i shumë librave, përfshirë edhe te shumëvleresuarin “The Purpose-Driven Life”, i cili është përkthyer në disa gjuhë dhe është shitur në mbarë botën. Ky liber afirmon rëndësinë e të pasurit të një qëllimi te qartë në jetën e përditëshme. Është nominuar si një ndër 100 librat e krishterë që ndryshuan shekullin e XX. Ai ka shkruar gjithashtu edhe librat “The Purpose-Driven Church” dhe “The Purpose of Christmas”.

CBMC INTERNATIONAL: President: Jim Firnstah,
1065 N. 115th Street, Suite 210 ▪ Omaha, Nebraska 68154 ▪ U.S.A.
TEL.: (402) 431-0002 ▪ FAX: (402) 431-1749 ▪ E-MAIL: info@cbmcint.org
Për pyetje ose kërkesa drejtohuni te : www.cbmcint.org

Reflektim/Pyetje Diskutime

  1. Si e konsideron sigurinë tënde në punë, ndihesh i sigurt apo ke frikë se nga momenti në moment mund të të pushojnë nga puna?
  2. Ku mendon se e ka fjalën Dr. Warren kur thotë:” Ruaje karrierën edhe po të pushuan nga puna”? A të ka rënë rasti ta bësh një gjë të tillë?
  3. Pse krenaria (në kuptimin e mendjemadhësisë) i prish punë sigurisë së vendit të punës?
  4. A ke parë njerëz që e ndërtojnë karrierën e tyre duke shkelur mbi të tjerët. Çfarë ndjesie të shkaktojnë?

SHËNIM: Po ta kesh Biblën, shiko edhe pasazhet si më poshtë që lidhen me këtë temë:
Fjalë të Urta 20:28, 22:29, 25:13, 28:20; Kolosjanëve 3:17, 23; Mateu 5:37; Jakobi 5:12

0 komente:

Post a Comment