headerphoto

NJË STRATEGJI E SIGURTË PËR RRITJEN E BIZNESIT

MANNA E SË HËNËS
12 Shtator, 2011

 

Nga Rick Boxx

Një mikesha ime, tepër e shqetësuar nga pasojat e krizës ekonomike mbi biznesin e saj, më bëri një pyetje të vështirë: “A mund të lutem për mbarëvajtjen e biznesit?” Përgjigja ime ishte e shkurtër: “Varet.”

Ajo tha se ishte mirënjohëse për çka i kishte dhënë Perëndia deri atëherë, por shtoi se kishte dëshirë të madhe që biznesi t’i rritej më shumë. Në bisedë e sipër i thashë se, sipas mendimit tim, përgjigja ndaj pyetjes në lidhje me lutjen për biznes varet nga motivet që të nxisin për tu lutur.

Në qoftë se dikush vendos të lutet për biznesin për shkak të frikës dhe pasigurive që ofron e ardhmja, ai/ajo nuk bën gjë tjetër veçse mohon porosinë e Jezusit se nuk duhet të shqetësohemi (për të ardhmen). Rezusi e kishte fjalën për një motivim të caktuar kur iu tha ithtarëve të tij te Mateu 6:33, "Para së gjithash kërkoni mbretërinë e Perëndisë dhe drejtësinë e Tij dhe gjithçka do t’ju jepet."

Ngjashmërisht me këtë, nëqoftë se një biznesmen lutet për më shumë volum pune, më shumë shitje, zgjerim klientëve etj. duke pasur për qëllim shtimin e pasurisë së vet, atëherë përgjigja ndaj pyetjes “A është mirë të lutesh për rritjen e biznesit?” do të ishte “Jo.”

Në po atë fjalim para ithtarëve, Jezusi tha edhe këto fjalë: “Askush nuk mund t’iu shërbejë dy zotërinjve sepse ose do të urrejë njërin dhe do të dojë tjetrin; ose do t’i përkushtohet njërit dhe do të përçmojë tjetrin. Nuk mund t’i shërbeni edhe Perëndisë edhe parasë.” (Mateu 6:24).

Megjithatë, egziston një arësye e shëndoshë për t’u lutur në dobi të biznesit. Mendoj se edhe Perëndia do të ishte dakord me të. Në qoftë se lutja jote për rritjen e biznesit motivohet nga dëshira për të kënaqur Perëndinë dhe për t’i shërbyer klientëve me produkte sa më të mira, atëherë ajo të dëgjohet, madje në një mënyrë shumë më shpërblyese nga sa mund ta mendosh ti vetë.

Shpesh ne e nënvleftësojmë idenë e prezencës së Perëndisë në punët tona të përditshme duke iu drejtuar Atij vetëm të dielave në mëngjes ose kur ndodhemi në vështirësi serioze personale ose familjare. Rrallë e përfshijmë Atë në punët e biznesit dhe të jetës profesionale. Bibla e përsërit shpesh se Perëndia do që ne të lutemi, por kurdoherë të nisur nga motive të drejta. Ajo na thotë të “lutemi vazhdimisht” (1 Thesalonikasve 5:17), kudo që ndodhemi dhe në çdo kohë. Bibla na këshillon: “Mos u shqetësoni për asgjë, por në çdo gjë,ia parashtroni kërkesat tuaja Perëndisë me anë lutjesh e përgjërimesh, me falenderim ” (Filipianëve 4:6). Në të njëjtën kohë ajo na thotë: “Ju kërkoni dhe nuk merrni për shkak se kërkoni keqas, me qëllim që të shpenzoni për plotësimin e qejfeve tuaja” (Jakobi 4:3). Theksi që ve Perëndia te motivet e lutjeve duket në shumë vargje të Biblës përfshi edhe në atë te Fjalët e Urta 16:2, që thotë: “Të gjitha mënyrat e njeriut atij i duken të drejta, por Perëndia e peshon shpirtin”

Copyright 2010, Integrity Resource Center, Inc. Adaptuar me lejen e "Integrity Moments with Rick Boxx," komente mbi cështje të integritetit moral në biznes nga këndvështrimi i krishterë. Për të mësuar më shumë mbi Inegrity Resource Center ose për t’u rregjistruar tek shërbesa e përditshme e Rick-ut “Integrity Moments”, vizito www.integrityresource.org. Libri i tij me titull “Si të rritësh biznesin pa sakrifikuar integritetin” është një qasje me frymë biblike ndaj të bërit biznes sipas moralit të krishterë.

CBMC INTERNATIONAL: President: Robert Milligan

1065 N. 115th Street, Suite 210 ▪ Omaha, Nebraska 68154 ▪ U.S.A.

TEL.: (402) 431-0002 ▪ FAX: (402) 431-1749 ▪ E-MAIL: info@cbmcint.org

Për cdo pyetje drejtohuni tek: www.cbmcint.org

Reflektim/Diskutime Pyetje

  1. A lutesh për punën ose për biznesin tënd? A të ka shkuar ndërmend ta bësh këtë gjë? Pse, ose pse jo?
  2. Në botën profesionale dhe atë të biznesit ne planifikojmë, përcaktojmë objektiva, analizojmë dhe vlerësojmë. Por lutjen shpesh e neglizhojmë. Pse ndodh kështu?
  3. A ke ndonjë rast kur lutja jote për biznesin mori përgjigje të shpejtë e të plotë? Në rast se po, shpjegoje se si u zhvilluan situatat dhe se çfarë ndodhi mbasi u lute.
  4. Sipas teje, pse Perëndia e thekson shumë çështjen e motiveve që qëndrojnë pas lutjeve tona?

 

SHËNIM: Në rast se e ke Biblën, mund të shohësh edhe pasazhe të tjerë që lidhen me këtë temë:

1 Samueli 16:7; Fjalë të Urta 4:23, 16:9, 17:3, 21:2, 26:24-26; Mateu 6:5-8; Marku 11:22-24

0 komente:

Post a Comment