headerphoto

VIZIONI DUHET TË KOMUNIKOHET

MANNA E SË HËNËS
8 Gusht, 2011

Nga Rick Boxx

Dikur, një mikun tim, Stivin, e pyetën: “Në rast se do ta filloje edhe një herë biznesin tënd, çfarë do të bëje ndryshe?” Stivi u përgjigj aty për aty: “Gjëja e parë që do të bëja do të ishte të përcaktoja urgjentisht vizionin, misionin dhe vlerat e kompanisë, dhe këto do t’ua përsërisja vazhdimisht punonjësve”.

Me kalimin e kohës, Stivi kishte kuptuar se, vetëm atëherë kur kolektivi punonjës qartësohet mirë për personalitetin e vet dhe ka një vizion të përbashkët drejt së ardhmes, biznesi bëhet vërtet efektiv. Në fakt, ata ishin të gatshëm t’i përgjigjeshin tri pyetjeve: “Ku po shkojmë?” “Sa kohë na duhet që të mbërrijmë në destinacion?” Si do ta kuptojmë që kemi mbërritur?”

Max DePree, ish presidenti i një firme mobiliesh dhe autor i disa librave, ka vërejtur se komunikimi i brendshëm është thelbësor për një funksionim optimal të kompanisë. Ai thotë: “Marrëdhëniet brenda biznesit përmirësohen dukshëm kur ka qarkullim të lirë të informacionit të saktë.”

Ky parim është i vlefshëm për çdo fushë të jetës – që nga planifikimi i aktiviteteve me familjen, deri te shkuarja në luftë ose kryerja e veprimtarive të bamirëse. Por në biznes dhe në botën profesionale, ku individë që ofrojnë aftësi individuale të ndryshme dhe ku interesat dhe përvojat miksohen së bashku, nevoja për të pasur qartësi në vizion e mision nuk duhet mbivlerësuar.

Për të pasur sukses mjafton që të mos ketë konfuzion mbi planet, qëllimet, shpresat dhe përgjegjësitë e gjithsecilit. Këtë e siguron rrjedhja e lirshme dhe e pandërprerë e informacionit. Prandaj disa kompani i afishojnë në mjediset e tyre misionin, vizionin dhe qëllimin. Nuk ka vlerë t’i shkruash ato për t’i mbajtur në sirtar. Më e mira do të ishte që ato të diskutohen herë pas here në kolektiv, në mënyrë që gjithsecili të rifreskojë kujtesën e tij.

Bibla, manuali më i shkëlqyer edhe për biznesin, tregon për raste ku nënvizohet domosdoshmëria e të pasurit të një vizioni e misioni të qartë. Perëndia e mësonte kështu profetin Habakkuk: "Shkruaje vizionin dhe gdhende mbi rrasa që të lexohet lirshëm. Sepse vizioni flet për të ardhmen;ai tregon përfundimin dhe ai do të përmbushet (Habakkuk 2:2-3, sipas New Living Translation).

Në mbarim të shërbesës së tij tokësore, Jezu Krishti i bëri “stafit” të tij (ithtarëve) një përcaktim të qartë të vizionit dhe misionit: “Shkoni pra dhe bëni dishepuj të gjithë kombet…duke i mësuar të bëjnë të gjitha sa ju kam urdhëruar” (Mateu 28:19-20). Nëpërmjet kësaj direktive kaq konçize, Jezusi u tregoi pasuesve të tij se kush ishin, çfarë destinacioni kishin dhe se çfarë detyrash duhej të përmbushnin.

 

Copyright 2010, Integrity Resource Center, Inc. Adaptuar me lejen e "Integrity Moments with Rick Boxx," komente mbi cështje të integritetit moral në biznes nga këndvështrimi i Krishterë. Për të ditur më teper mbi Integrity Resource Center (IRC), ose për të përcaktuar se në cfarë mase ti vetë i ndjek parimet e Perëndisë në biznesin tënd, provo pa pagesë testin FIRE në vebsajtin www.integrityresource.org.

CBMC INTERNATIONAL: President: Robert Milligan

1065 N. 115th Street, Suite 210 ▪ Omaha, Nebraska 68154 ▪ U.S.A.

TEL.: (402) 431-0002 ▪ FAX: (402) 431-1749 ▪ E-MAIL: info@cbmcint.org

Për cdo pyetje drejtohuni tek: www.cbmcint.org

Reflektim/Diskutime Pyetje

  1. A ke ti personalisht ose kompania ku ti punon, një vizion të shprehur qartë. Nëse po, cili është ai?
  2. Në qoftë se dikush do të pyeste për rolin tënd konkret në misionin dhe vizionin e kompanisë ku ti punon, si do t’i përgjigjeshe?
  3. A ke punuar ndonjëherë në ndonjë kompani ku misioni dhe vizioni nuk kanë qenë të përcaktuar qartë dhe nuk iu komunikoheshin stafit? Çfarë ndikimi kishte kjo gjë te punonjësit dhe te niveli i produktivitetit të tyre?
  4. Çfarë mendon kur dëgjon se ka shumë kompani që i afishojnë qëllimet, vizionin dhe misionin e tyre? A vëren ndonjë anë negative në këtë veprim? Shpjegoje përgjigjen.

SHËNIM: Po ta kesh Biblën dhe kërkon të dish më shumë mbi këtë temë, shiko vargjet e saj si më poshtë:

Jozueu 1:6-9; Nehemia 2:17-18; Fjalë të Urta 16:21-23, 29:18; Veprat e apostujve 1:8

0 komente:

Post a Comment