headerphoto

NXITËSIT E TUNDIMIT

MANNA E SË HËNËS
1 Gusht, 2011

Nga Robert J. Tamasy

Ku janë tundimet e tua më të fuqishme? A nuk janë në ato zona të ndërgjegjes ku ti je më i predispozuar që të hysh në kompromis me vlerat e tua morale dhe profesionale? Për disa zemërimi është tundimi kryesor. Tendencat për tu inatosur shpejt çojnë në provokacione të fuqishme. Për disa të tjerë, kryesor është tundimi për të shtrembëruar të vërtetën ose, më thjesht, për të gënjyer, sidomos kur është fjala për të nxjerrë ndonjë përfitim në biznes. Gjithashtu, ka njerëz që i mundon zilia. Ata nuk ndjehen asnjëherë të kënaqur me atë çka kanë ose çka kanë arritur. Duan gjithnjë e më shumë. Oreksi i tyre nuk shuhet kurrë.

Kohët e fundit, një miku im më foli për një akronim (shkurtim fjalësh) që ndihmon të shpjegohet se pse në disa moment të jetës tundimet bëhen aq të forta. Ky akronim është UZVL, që përbëhet nga germat e para të fjalëve Uri, Zemërim, Vetmi dhe Lodhje. Secila prej tyre bën që tundimet të mos i mbajmë dot nën kontroll.

Për shembull, kur jam i uritur ndjesia ime natyrale e padurimit bëhet më e fortë. Teksa ngas makinën drejt restorantit, nuk kam durim që të pres kur bllokohet rruga. Kur jam në restorant dhe pres që të më vijë ushqimi, e ndjej se nuk jam në humor dhe nuk tregoj tolerancë ndaj vonesës. Dua atë që dua dhe e dua tani?

Kohët e fundit u zemërova për diçka që praktikisht ishte jashtë kontrollit tim. U inatosa sepse e ndjeja veten të pafuqishëm për të ndikuar në atë gjë dhe, vura re se, një pjesë të këtij inati, e shfryva te njerëzit e familjes.

Të gjithë kemi dëgjuar histori (mbase i kemi përjetuar edhe vetë) mbi njerëz që nisen vetëm në udhëtime të gjata biznesi dhe, gradualisht, fillojnë të ndjehen të vetmuar. Për hir të” shkëmbimit të dy fjalëve” janë gati të hyjnë në bisedë me këdo që u del përpara, gjë që, nganjëherë, i fut në situata të pakëndshme.

Mbas një dite pune shumë të ngarkuar, sigurisht që ndjehesh i lodhur. Lodhja bën që të merren seriozisht situata të vogla konfliktuale, të cilat, me pak humor, mund të kaloheshin lehtë. Shpërthen grindja.

Atëherë, çfarë duhet të bëjmë kur jemi para tundimit ose para ndonjërit prej elementeve që përbëjnë UZVL-në? T’i drejtohemi për këshillë librit më të sprovuar të kohërave, Biblës:

Mos ngatërro tundimin me gabimin e kryer. Të ndjehesh i tunduar nuk do të thotë se ke gabuar. Tundimi është vetëm një paralajmërim për një gabim të mundshëm, të cilin Bibla e quan “mëkat”. Edhe vetë Jezusi u tundua: “Sepse ne nuk kemi një kryeprift që nuk është në gjendje të na mirëkuptojë për dobësitë tona, por kemi një që u tundua në të gjitha, njësoj si ne, e megjithatë ai ishte pa mëkat” (Hebrejve 4:15).

Kur ndjehesh i tunduar duhet të kërkosh ndihmë. Dikush ka thënë: “Mund ti rezistoj gjithçkaje, përveç tundimit”. Në shumicën e rasteve, për të shmangur tundimin nuk mjafton që të përpiqesh për t’i rezistuar atij sa më gjatë. Ne duhet t’ja njohim dobësitë vetes tonë dhe të kërkojmë forcën e Perëndisë për t’i luftuar ato. “Meqenëse vuajti vetë kur u tundua, ai është në gjendje tu ndihmojë atyre që janë në tundim” (Hebrejve 2:18).

Tundimet bëhen veprime si pasojë e një vendimi të ndërgjegjshëm. Një komedian e famshëm justifikohej për veprimet e tij të gabuara duke përdorur shprehjen “djalli më shtyri ta bëja”. Por askush nuk mund të na detyrojë që të bëjmë gabime. Ne paraprakisht e mendojmë veprimin që do kryejmë dhe aty për aty marrim vendim për t’i rezistuar tundimit ose jo. “…secili tundohet i tërhequr dhe i ndjellë nga dëshirimi i vet” (Jakobit 1:14).

Robert J. Tamasy eshte nenpresident per Komunikimin i Leaders Legacy, Inc., nje shoqate jo fitimprurese me baze ne Atlanta, Georgia, U.S.A. Veteran ne gazetarine profesioniste prej me shume se 38 vjetesh, ai eshte autor i librit Business At Its Best: Timeless Wisdom from Proverbs for Today’s Workplace (River City Press) dhe eshte bashkeautor me David A. Stoddard ne vepren The Heart of Mentoring: 10 Proven Principles for Developing People to Their Fullest Potential (NavPress). Per me shume informacion shiko www.leaderslegacy.com ose blogun e tij, www.bobtamasy.blogspot.com.

CBMC INTERNATIONAL: President: Robert Milligan,

1065 N. 115th Street, Suite 210 ▪ Omaha, Nebraska 68154 ▪ U.S.A.

TEL.: (402) 431-0002 ▪ FAX: (402) 431-1749 ▪ E-MAIL: info@cbmcint.org

Ju lutemi adresoni cdo kerkese tek: www.cbmcint.org

Reflektim/Diskutim Pyetje

  1. Cili është tundimi që has më tepër. Si e zgjidh situatën?
  2. Pse tundimet janë të vështira për t’iu rezistuar?
  3. A ke hasur elementë të UZVL–së që të kanë penguar për ta shmangur tundimin?
  4. Bibla thekson se Jezu Krishti, megjithëse ishte i pamëkatë, u përball me tundimin. Si e kupton ti këtë dhe a ndikon ky kuptim në aftësinë tënde për tu përballur me tundimin ashtu siç duhet? Pse, ose pse jo?

SHËNIM: Nëse e ke Biblën dhe do deshe të shihje pasazhe të tjerë të lidhura me këtë temë, drejtoju vargjeve si më poshtë:

Mateu 4:1-11; 1 Korintasve 10:12-13; Galatasve 6:1-2; 1 Pjetri 1:13-16, 5:8-9

0 komente:

Post a Comment