headerphoto

MBAJ NËN KONTROLL GJËRAT QË VAREN PREJ TEJE! MOS E VRIT MENDJEN PËR ATO QË NUK VAREN NGA TY!

MANNA E SË HËNËS 15 Gusht, 2011
SHALOM MEDIA, TIRANË

 

Nga Robert D. Foster

Autori i thënieve të mëposhtme është i panjohur, megjithatë ato janë të vlefshme për çdo kohë. Lexoje me vëmendje secilën prej tyre dhe pastaj përtype e ripërtype duke u përpjekur ta adoptosh për situata të ndryshme në jetën tënde personale e profesionale:

  • Ti nuk mund të dish gjatësinë e jetës tënde, por ti mund të kesh nën kontroll gjerësinë dhe thellësinë e saj.
  • Ti nuk mund të kesh nën kontroll motin, por ti mund të mbash nën kontroll atmosferën morale që të rrethon.
  • Ti nuk mund të ndikosh në mundësitë që i ofrohen dikujt tjetër, por ti mund të shfrytëzosh sa më mirë mundësitë që të ofrohen ty.
  • Ti nuk ke kontroll mbi të ardhurat e mëdha që kanë shokët e tu, por ti mund të menaxhosh me zgjuarsi të ardhurat e tua modeste.
  • Ti nuk ke se ç’bën për gabimet apo veset e shëmtuara të dikujt tjetër, por ti ke mundësinë që të mos zhvillosh në veten tënde qëndrime e sjellje që mund t’i bezdisin të tjerët.
  • Ti nuk ndikon dot në fatkeqësitë natyrore si për shembull përmbytjet, por ti mund të krijosh rezerva për t’i përdorur në raste të tilla.
  • Ti nuk je në gjëndje të ndikosh mbi distancën e kokës tënde nga toka (gjatësinë e trupit), por ti mund të ndikosh në cilësinë e mendimeve brenda saj.

Mos e prish gjakun për rrethana që ti nuk mund t’i ndryshosh dot. Përqendrohu në ato gjëra që ti je në gjendje t’i ndryshosh.

Autor i panjohur

Ja tani disa mendime të ngjashme, të cilat na i jep Perëndia në manualin e tij për jetën, në Bibël.

Së pari, Bibla na kujton:

"Përderisa Perëndia i drejton hapat tona, pse të mundohemi të kuptojmë gjithçka që na ndodh gjatë rrugës?" (Fjalë të Urta 20:24).

Dhe, së dyti, na siguron:

"Dhe ne e dimë se të gjitha gjërat bashkëveprojnë për mirë për ata që duan Perëndinë, për ata që janë thirrur sipas qëllimit të Tij" (Romakëve 8:28).

Marrë dhe adaptuar nga “Take Two on Monday Morning”, shkruar nga Robert D. Foster. Riprodhimi inkurajohet. Për pyetje ose komente shkruani në: 29555 Goose Creek Rd, Sedalia, CO 80135, U.S.A., fax: (303) 647-2315. Kohët e fundit Z. Foster festoi
ditëlindjen e tij të 91.

CBMC INTERNATIONAL: President Robert Milligan
1065 N. 115th Street, Suite 210 ▪ Omaha, Nebraska 68154 ▪ U.S.A.
TEL.: (402) 431-0002 ▪ FAX: (402) 431-1749 ▪ E-MAIL: info@cbmcint.org
Për pyetje ose kërkesa drejtohuni te: www.cbmcint.org

Reflektim / Diskutim, Pyetje

  1. A të ndodh shpesh që të shqetësohesh për gjëra që, në fakt, janë jashtë kontrollit tënd? Si ndikon kjo në gjëndjen tënde shpirtërore dhe në produktivitetin në punë?
  2. A mund të kujtosh ndonjë rast konkret kur të është dashur të konsumosh energji të mëdha mendore dhe emocionale për diçka që realisht ishte jashtë kontrollit dhe mundësive të tua?
  3. Cilat nga pikat e paraqitura në listën e Robert Foster-it, është më domethënëse për ty në kuptimin se aty ti ke mundësi të ndikosh? Shpjegoje përgjigjen
  4. Në fund citohen dy pasazhe nga Bibla që theksojnë faktin se gjithçka është nën kontrollin e Perëndisë. A të sigurojnë e të qetësojnë ato? A beson në çka thuhet aty? Pse, ose pse jo?

Nëse do të lexosh më tepër nga Bibla për këtë temë, shiko vargjet si më poshtë:

Psalme 37:4-7; Fjalë të Urta 3:5-6; Isaia 40:31, 41:10; Jeremia 29:11, 33:3; Filipianëve 4:6-8

0 komente:

Post a Comment