headerphoto

DEKLARATA E LIRISË – NË MJEDISIN E PUNËS

MANNA E SË HËNËS
4 Korrik, 2011

 

Nga Robert J. Tamasy

Data zyrtare e kësaj Manne është 4 Korrik. Në shumë vende të botës kjo është një ditë si gjithë të tjerat, por, siç mund ta dini, 4 korriku në SHBA është festa e Ditës së Pavarësisë. Ai përkujton atë ditë të vitit 1776 kur “kolonitë” shpallën shkëputjen nga sundimi britanik.

Ç’kuptim ka për ty fjala “liri”? Disa thonë se kjo fjalë nënkupton se ti mund të bësh çfarë të duash. Disa të tjerë e mendojnë atë si çlirim nga shtypja dhe shfrytëzimi. Fjalori “online” a përcakton si: gjendje e të qenit i lirë në liri dhe jo i kufizuar ose nën presion fizik, presion të kontrollit nga jashtë, të ndërhyrjes, të rregullave, etj, pra, mundësia për të përcaktuar veprimin tënd jashtë çdo presioni.

Liria është diçka që praktikohet gjërësisht në botën e biznesit, sidomos nga ata që kanë aftësi sipërmarrëse. Ata e shijojnë faktin që bëjnë një punë që u pëlqen dhe e bëjnë atë si e kur t’iu pëlqejë. Natyrisht, kur i kanë edhe kushtet për këtë.

Për mua, liria gjëndet në pikën e takimit midis punës (karrierës) dhe besimit. Ka nga ata që mendojnë se, në një mjedis si biznesi, ku pragmatizmi është në kulmin e vet, besimi nuk hyn fare. Por unë nuk pajtohem me këtë mendim. Unë besoj se Bibla na jep udhëzime shumë të qarta se si të bëhemi biznesmenë ose profesionistë me moral të shëndoshë. Ja disa prej tyre:

Liri për tu bërë ashtu sikundër jemi destinuar për tu bërë. Arsyeja përse nuk shohim kurrë makina të firmës Wolkswagen të marrin pjesë në Formula 1, është se këto makina nuk janë projektuar për gara. Nga ana tjetër, në qoftë se kërkon të kesh një makinë ekonomike dhe të rehatshme për të udhëtuar, sigurisht që nuk do të zgjedhësh mes makinave që garojnë në Formula 1. Në mënyrë të ngjashme, secili nga ne është projektuar në mënyrë unike, me një përzierje personaliteti (të dhuruar prej Perëndisë), interesash, aftësish dhe talentesh të ndryshme nga njëri tjetri. Njohja dhe pranimi i këtij fakti na jep lirinë për të plotësuar vetveten. “Sepse jemi vepra e Tij, e krijuar në Krishtin Jezus, për të bërë vepra të mira, të cilat Perëndia na i ka caktuar që më parë për t’i bërë.” (Efesianëve 2:10).

Liri për të bërë atë që është e drejtë. Në biznesin tepër kërkues të shekullit të 21 ka shumë tundime për të sakrifikuar parimet e për të kompromentuar bindjet në mënyrë që të sigurohet suksesi. Por besimi te Perëndia - jo rrethanat e jashtme - na jep lirinë që të kapemi fort pas atyre vlerave që promovojnë ndershmëri, integritet moral dhe besim. “Për lirinë na çliroi Krishti…. Ju, o vëllezër, u thirrët për të qenë të lirë…Mos e përdorni lirinë për të tunduar natyrën tuaj mëkatare, por t’i shërbeni me dashuri njeri tjetrit” (Galatasve 5:1,13).

Çlirim nga frikërat. Padyshim, jetojmë në kohëra të frikshme e të paparashikueshme. Pasiguritë e politikës dhe ekonomisë globale na mbushin me ankth. Por besimi se Perëndia i ka gjërat nën kontroll dhe se Ai kujdeset për ne personalisht, na jep besimin dhe qetësinë që nuk mund t’i gjejmë askund tjetër. “Ki besim te Zoti me gjithë zemër dhe mos u mbështet në gjykimin tënd; pranoje në të gjitha rrugët e tua dhe Ai do të t’i tregojë të gjitha shtigjet” (Fjalë të Urta 3:5-6). “Mos ki frikë, se unë jam me ty; mos u ligështo, se unë jam Perëndia i yt. Unë do të të forcoj dhe do të të ndihmoj, do të të ngre lart me dorën time të djathtë të drejtësisë sime” (Isaia 41:10).

Liri për të përvetësuar mësimet e Perëndisë. Kur fillon një biznes të ri është mirë të kesh mbështetjen e një donatori të pasur. Bibla na thotë se Perëndia është pronari i gjithçkaje dhe me bujari na ofron për përdorim mësimet e Tij. Në qoftë se ne bëjmë atë që do Ai që ne të bëjmë, atëherë Perëndia na premton se do të kujdeset për nevojat tona. “Dhe Perëndia ime do të plotësojë të gjitha nevojat tuaja me pasurinë e Tij të lavdishme në Krishtin Jezus” (Filipianëve 4:19).

Robert J. Tamasy eshte nenpresident per Komunikimin i Leaders Legacy, Inc., nje shoqate jo fitimprurese me baze ne Atlanta, Georgia, U.S.A. Veteran ne gazetarine profesioniste prej me shume se 38 vjetesh, ai eshte autor i librit Business At Its Best: Timeless Wisdom from Proverbs for Today’s Workplace (River City Press) dhe eshte bashkeautor me David A. Stoddard ne vepren The Heart of Mentoring: 10 Proven Principles for Developing People to Their Fullest Potential (NavPress). Per me shume informacion shiko www.leaderslegacy.com ose blogun e tij, www.bobtamasy.blogspot.com.

CBMC INTERNATIONAL: President: Robert Milligan,

1065 N. 115th Street, Suite 210 ▪ Omaha, Nebraska 68154 ▪ U.S.A.

TEL.: (402) 431-0002 ▪ FAX: (402) 431-1749 ▪ E-MAIL: info@cbmcint.org

Ju lutemi adresoni çdo kërkesë te: www.cbmcint.org

Reflektim/Diskutim Pyetje

  1. Si e përcakton ti “lirinë”? A ndjehesh i lirë në bazë të atyre që u thanë më sipër? Shpjegoje përgjigjen.
  2. A pajtohesh me mendimin se pragmatizmi i botës së biznesit nuk përbën terren për konflikt me çështjet e besimit? Pse, ose pse jo?
  3. Sa të ka ndihmuar besimi në mënyrën se si sillesh në mardhënie pune?
  4. Sipas teje, si ndodh që një besim i pastër e i sinqertë u jep ndjesinë e lirisë njerëzve të biznesit, pavarësisht nga ankthet e punës së përditshme?

SHËNIM: Në rast se e ke Biblën dhe do të deshe të lexoje pasazhe të tjerë në lidhje me këtë temë, shiko vargjet si më poshtë:

Jozueu 1:6-9; Psalme 37:4-5, 139:14; Fjalë të Urta 10:9, 11:3, 13:6; Predikuesit 5:19; Jeremia 29:11

0 komente:

Post a Comment