headerphoto

SI TA RUASH MOTIVIMIN EDHE KUR NDJEHESH I SFILITUR

MANNA E SË HËNËS
20 Qershor, 2011
Shalom Media, Tiranë.

Nga Dr. Rick Warren

Ka një thënie e cila përdoret në sport por që I shkon shumë mirë për shtat çdo përpjekjeje që bëhet në jetën dhe punën e përditshme: “Nuk është çështja se si e fillon diçka, por si e mbaron atë.”

Ne përjetojmë momente entuziazmi të lartë kur ndërmarrim ndonjë iniciativë të re, si p.sh. nxjerrja në treg e një produkti të ri, një strategji e re marketingu, zbatimi i një teknologjie novatore etj,. Shpresojmë me optimizëm se rezultatet do të jenë shumë të mira.

Por ndodh shpesh që këto kulme entuziazmi dhe përqendrimi energjish nuk zgjasin shumë. Njerëzit zhgënjehen, dekurajohen dhe lodhen nga sfidat, duke e lënë iniciativën e re në mes të rrugës. Emocionet fillojnë të zbehen dhe mbizotëron shqetësimi për vështirësitë e mëdha që duhen kaluar për ta çuar deri në fund projektin e nisur.

Në situata të tilla ndihet e nevojshme që të mbahet parasysh këndvështrimi i gjërave. Kur filloj të ndjej lodhje, unë i drejtohem disa pasazheve biblike si p.sh. atij 25, te Fjalët e Urta. Ky pasazh përbën një kujtesë të mirë të faktit se ndjenjat dhe mendimet e mia nuk janë një tregues i besueshëm për mënyrën se si funksionojnë realisht gjërat. Për shembull, te Fjalët e Urta 25:28 na thuhet, “Njeriu që nuk di të kontrollojë ndjenjat e tij është si një qytet pa mure mbrojtëse.”

Ndjenjat e njeriut pësojnë ulje-ngritje prandaj ne nuk mund t’u besojmë emocioneve në përpjekjet që bëjmë për ta çuar deri në fund atë që kemi filluar.

Ndjenjat tona vijnë nga burime të ndryshme – e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja. Por shpesh ndjenjat janë gënjeshtare; ato nuk reflektojnë gjithmonë realitetin. Jo vetëm kaq, por me qenë se jeta është komplekse, ne shpesh kemi ndjenja të përziera: “Edhe kur qesh zemra mund të jetë e pikëlluar, edhe vetë gëzimi mund të përfundojë në vuajtje” (Fjalë të Urta 14:13). Ose, sikundër ka thënë dikush, “Nganjëherë qesh që të mos qaj.”

Shpesh njerëzit e krahasojnë jetën me atë trenin mbi shina në parkun e lodrave ku duket sikur ngjiten kodra e zbriten tatëpjeta. Në të vërtetë jeta ngjan më tepër vetëm me dy shina në një trase. Njëra shinë përfaqëson gjërat e mira dhe pozitive, kurse shina tjetër përfaqëson ato të e këqijat dhe negativet që ndodhin në jetë.

Duhet të pranojmë të vërtetën e thjeshtë: E mira me të keqen shkojnë bashkë! Gjithmonë në jetë do të të vinë paralel, si e mira ashtu edhe e keqja. Nuk mund të presësh që, një muaj të kesh vetëm të mira dhe, një muaj tjetër, vetëm të këqija. Vazhdimisht do të kesh një përzierje të së ëmblës me të thartën.

Pra, me qenë se, si në jetën familjare ashtu edhe në punë, nuk kemi asnjë mundësi që ta ndajmë prerë të mirën nga e keqja, na mbetet vetëm që të mësojmë të zgjedhim këndvështrimin dhe qëndrimin ndaj ngjarjeve të jetës ashtu siç ato vijnë: “Gëzohuni me ata që janë të gëzuar dhe qani me atë që qajnë.” (Romakëve 12:15).

Ja pse besimi te Perëndia është kaq i rëndësishëm për përballimin e stuhive të jetës, por edhe për shijimin e kënaqësive që ofron ajo. Sikundër na mëson Fjala e Urtë 3:5, ne duhet të besojmë te Perëndia me gjithë zemër dhe të mos kemi besim te perceptimet tona individuale. Ashtu si valët e bregdetit, perceptimet përplasen e tërhiqen mbrapsht, por Perëndia mbetet besnik e i qëndrueshëm.

© 2010, Purpose Driven Life. Të gjitha të drejtat të rezervuara. Adaptuar nga një shkrim i Dr. Rick Warren, autor i shumë librave, përfshirë edhe të shumëvlerësuarin “The Purpose-Drive Life”, i cili është përkthyer në disa gjuhë dhe është shitur në mbarë botën. Ky libër afirmon rëndësinë e të pasurit të një qëllimi të qartë në jetën e përditëshme. Eshtë nominuar si një ndër 100 librat e krishterë që ndryshuan shekullin e XX. Ai ka shkruar gjithashtu edhe librat “The Purpose-Driven Church” dhe “The Purpose of Christmas”.

CBMC INTERNATIONAL: President: Robert Milligan, 1065 N. 115th Street, Suite 210 ▪ Omaha, Nebraska 68154 ▪ U.S.A.
TEL.: (402) 431-0002 ▪ FAX: (402) 431-1749 ▪ E-MAIL: info@cbmcint.org. Për pyetje ose kërkesa drejtohuni tek : www.cbmcint.org

Reflektim/Pyetje Diskutime

  1. A e ke dëgjuar më parë thënien, “Nuk ka rëndësi se si e fillon diçka, por se si e përfundon atë?” Çfarë kuptimi ka ajo për ty?
  2. Dr. Warren bën fjalë për dekurajimin dhe lodhjen që vinë në gjysmën e rrugës drejt përfundimit të një projekti të gjatë e shumë kërkues. A të ka ndodhur një diçka e tillë? Në ç’rrethana? Si ia dole mbanë?
  3. Thuhet se emocionet nuk janë tregues I saktë për mënyrën se si zhvillohen gjërat. Pse mendon se ndjenjat tona mund të na shtyjnë në gjykime të gabuara?
  4. A ka vlerë që të mbajmë parasysh se ne duhet t’I besohemi Perëndisë dhe besnikërisë së tij dhe jo perceptimeve tona ose ndjesive të çastit në lidhje me mënyrën se si zhvillohen situatat para nesh? Pse, ose pse jo?

SHËNIM: Po ta kesh Biblën, për më tepër në lidhje me këtë temë, shiko:

Jozueu 1:6-9; Isaia 26:3, 40:31, 41:10; Mateu 6:25-34; Filipianëve 4:4-9,13,19

0 komente:

Post a Comment