headerphoto

HALLKA DELIKATE NE ZINXHIRIN E INTEGRITETIT MORAL TE NJE KOMPANIE

MANNA E SE HENES
25 Prill, 2011
Shalom Media

Nga Rick Boxx

Shumë kompani e radhisin “Integritetin” ne listën e vlerave morale bazë që shërbejnë për drejtimin e punëve të përditshme. Mirëpo, përpjekjet e tyre të admirueshme për të krijuar një kulturë të mirëfillte organizative,  mund të dëmtohen rende edhe nga një punonjës i vetëm që shkon ne drejtim të gabuar.

Integriteti moral i një firme nuk është thjesht një parim fisnik që i takon vetëm drejtuesve më të lartë të saj. Ai është një shprehje kulmore e punës ne bashkësi të të gjithë punonjësve pa përjashtim, bashkëveprimi i shumë njerëzve për te krijuar dhe mbajtur një standard të qëndrueshëm të integritetit personal të gjithsecilit. Forca e moralit ne zinxhirin organizativ të një kompanie do te përcaktohet nga qëndrueshmëria e hallkës më të dobët të tij.

Për shembull: një incident i ndodhur midis një klienti dhe personit që merret me shitjet ose shërbimet ndaj klientëve, mund të dëmtoje dukshëm reputacionin e të gjithë kompanisë. Ne qoftë se gjera të tilla përsëriten ose lajmi për incidentin merr dhenë, edhe një kompani me nam shumë të mirë mund të pësoje dëme të pariparueshme.

Ashtu sikundër, sipa fjalës së urtë, një mollë e kalbur mund të prishë gjithë shportën, ashtu edhe sjelljet dhe veprimet e pahijshme të një punonjësi, ndikojnë për keq ne mënyrën se si e shohin të tjerët gjithë kompaninë. Ndoshta tingëllon e padrejtë, por ky është realiteti.

Fjala e Urtë 17:21, që gjendet ne Testamentin e Vjetër të Biblës, e paraqet kështu atë që u tha më sipër:"Atij që i lind një budalla do t’i vijnë hidhërime dhe ati i një budallai nuk mund të ketë gëzim."

Ashtu sikundër babai ka hidhërim, të njëjtën gjë përjeton edhe një punedhenes. Njësoj si ne familje, edhe ne një kompani, një individ mund të prish gjithë të tjerët. Marrja ne punë e njeriut të gabuar mund të shkatërroje namin e mirë të firmës të ndërtuar prej shumë vitesh. Ja disa udhëzime biblike për të zgjedhur njerëzit që mund ta nderojnë emrin e kompanisë:

Kërko për njerëz që demonstrojnë ndershmëri. A paraqet CV-ja e dikujt ndonjë mospërputhje ne ketë drejtim? A ta jep ajo mesazhin se ke të bësh me një person që admiron të vërtetën, apo të krijon përshtypjen se individi ne fjalë është i gatshëm ta fshehë atë për të pasur sukses ne shitje ose ne ngjitjen e shkalleve të karrierës? “Buzët gënjeshtare janë të neveritshme për Zotin, por ata që veprojnë me çiltërsi i pëlqejnë atij” (Fjalë të Urta 12:22).

Kërko për njerëz që kanë reputacion të qëndrueshëm. Nga vinë ata? A i njeh dhe a ke respekt ti për rekomanduesit e tyre? Ne rast se ke ndërmend që këta njerëz t’i vendosësh ne poste drejtuese, duhet patjetër që edhe më parë të kenë treguar përkushtim ndaj detyrës dhe integritet profesional.  “Duhet pra që ‘peshkopi’ të jetë i patëmete…të jetë i përmbajtur, i arsyeshëm, i matur, mikpritës, i zoti që të mësoje të tjerët… Gjithashtu dhjakët duhet të jene dinjitozë…dhe ta ruajnë misterin e besimit me ndërgjegje të pastër” (1 Timoteut 3:2-8). Këto cilësi janë për udhëheqësit shpirtërore, por përshtaten më së miri edhe për ata që drejtojnë firma e kompanira.

Siç na kujton Fjala e Urtë 17:21 se nuk ka gazim për babanë e budallait, kini parasysh se nuk ka gëzim as për drejtuesit, punonjësit e të cilave i hapin probleme kompanisë. Ne të ardhmen, kur ke ndërmend të marrësh dikë ne punë, përpiqu të gjesh  njeriun që do të të sjellë kënaqësi dhe jo telashe.  

Copyright 2010, Integrity Resource Center, Inc. Adaptuar me lejen e "Integrity Moments with Rick Boxx," komente mbi cështje të integritetit moral në biznes nga këndvështrimi i Krishterë. Për të ditur më teper mbi Integrity Resource Center (IRC), ose për të përcaktuar se në cfarë mase ti vetë i ndjek parimet e Perëndisë në biznesin tënd, provo pa pagesë testin FIRE  në vebsajtin  www.integrityresource.org.

CBMC INTERNATIONAL:  President: Robert Milligan
1065 N. 115th Street, Suite 210 ▪ Omaha, Nebraska 68154 ▪ U.S.A.
TEL.: (402) 431-0002 ▪ FAX: (402) 431-1749 ▪ E-MAIL: info@cbmcint.org
  Për cdo pyetje drejtohuni tek: www.cbmcint.org

Reflektim/Diskutime Pyetje

  1. Çfarë është, sipas teje, “integriteti”?
  2. Si mendon se drejtoria e një kompanie mund të krijojë dhe të mbajë gjallë një atmosferë, e cila ta ketë integritetin prioritet absolut. 
  3. Pse dëgjojmë për kaq shumë raste kur integriteti nuk vlerësohet nga kompanitë? Ne botën e sotme ku biznesi ndodhet ne presion të vazhdueshëm, a mendon se mund të bëhet fjalë për integritet të lartë? Shpjegoje përgjigjen.
  4. Ne qoftë se do të të jepej rasti për të bere ndryshime ne vendin ku punon ne mënyre që aty të vendosej një integritet i lartë moral, cilat do të ishin disa nga këto ndryshime?

Shënim: Ne rast se e ke Biblën dhe do të deshe të lexoje më shumë ne lidhje me ketë temë, shiko pasazhet si më poshtë:

Fjalë të Urta: 10:9, 11:1,3, 12:17, 13:17, 20:14,25, 29:4

0 komente:

Post a Comment