headerphoto

PROBLEMI I TË QËNIT PA PROBLEME

MANNA E SË  HËNËS
7 Mars, 2011
SHALOM MEDIA
Nga Robert J. Tamasy
Sa shumë do të deshe që të kishe një javë pa probleme ose pa sfida të rëndësishme? Ose të paktën një ditë të vetme? S’ka ditë që të zgjohemi në mëngjes dhe të mos na dalë ndonjë problem. Mund të zgjohemi jo mirë me shëndet . Duke shkuar për në punë fillon shiu, por ti kujtohesh që e ke lënë çadrën në shtëpi. Fillon punën me mendimin që e ke vënë atë përpara dhe gjithçka do ta përfundosh para afatit kur, papritur, merr vesh se një koleg  nuk e ka mbaruar pjesën e tij,  pa të cilën ti nuk e përfundon dot tënden.
Duket sikur disa prej ditëve janë krijuar enkas për të afirmuar të ashtuquajturin “Ligj  të Mërfit”:  “Gjithçka që mund të shkojë keq, keq do të shkojë.” Po pse ndodh kështu? Pse nuk mund të kemi luksin e shijimit të një dite pa probleme?
Ka një përgjigje të thjeshtë: Ne jemi njerëz dhe  gabimet janë pjesë e “programit” të njerëzve. Problemet janë të pashmangshëm në botën e  shpërfytyruar dhe të paparashikueshme në të cilën jetojmë. Por, ndoshta ka edhe një arsye më të madhe që shkaktohen probleme sepse, nganjëherë, ato janë pjesë e një procesi të dobishëm.
Të marrim  shembuj që na i ofron natyra:  Në mënyrë instiktive larva krijon një mbështjellëse, por transformimi i saj në flutur bëhet  duke u përballur me një “problem ” që lidhet me përpjekjet e saj për të dalë nga mbështjellësja. Druri më i mire, siç thonë druvarët, është ai që rritet në kushte të vështira atmosferike,  të cilët përbëjnë “problemin” që duhet të përballojë druri për t’u zhvilluar, vërtet ngadalë,  por i fortë e cilësor.
Në vendet ku punojmë, shumë prej nesh kanë zbuluar faktin e njohur se ne mësojmë më shumë nga dështimet se sa nga sukseset.  Në çdo rast është më e lehtë të përcaktohen arsyet e dështimit se sa ato të suksesit: “Nuk u përpoqa sa duhet.” “ Më shpëtoi filan detaj.” “Nënvleftësova konkurrencën (ose e mbivlerësova atë duke mos e marketuar sa duhet produktin tim në treg).” Kurse, në rastet  kur kemi korrur ndonjë sukses, nuk e gjejmë dot lehtë nëse na ka buzëqeshur fati, nëse, thjesht,  jemi ndodhur në vendin e duhur në kohën e duhur apo ka pasur arsye të tjera që kanë  qenë jashtë kontrollit tonë.
Megjithëse në procesin e përballimit të problemeve mund të ndihesh i përulur,  madje i fyer, problemet  ndihmojnë për të forcuar karakterin.  Në Testamentin e Ri të Biblës, te Romakëve 12:3, lexojmë:   “Mos e vlerësoni veten më shumë nga ç’duhet.” Kur përballemi me probleme,  atëherë njohim edhe kufizimet tona.  Ato na bëjnë të ndryshojmë mendimin që kemi pasur në lidhje me aftësitë tona për vetëveprim dhe vetëmjaftueshmëri. Kur hasim në probleme shëndeti e  financiare, kur japim e marrim pa dobi për të vendosur për diçka të rëndësishme ose kur përpiqemi të kryejmë detyra që janë mbi kapacitetin tonë,  atëherë e kuptojmë se na duhet ndihmë.  Vetëm nuk ia dalim dot.  Prandaj, teksa ke përpara probleme të ndërlikuara, ki parasysh  sa më poshtë: 
Problemet duhen parë në mënyrë pozitive. Në vend që të ankohemi për problemet, ne duhet t’i pranojmë ato dhe të gjejmë se si mund t’i shfrytëzojmë në të mirën tonë. “…lumturohemi edhe në vuajtje sepse dimë që vuajtjet prodhojnë qëndrueshmëri, qëndrueshmëria, karakter; dhe karakteri, shpresë.” (Romakëve 5:3-4).
Problemet i japin vlerë punës në grup. Disa kuaj së bashku tërheqin më shumë se një kalë i vetëm. Edhe për zgjidhjen e problemeve mund të bëjmë më shumë në grup se sa të vetëm.. “Një i vetëm mund të mposhtet, dy vetë mund të rezistojnë. Një litar tresh nuk këputej kollaj” (Predikuesit 4:12).
Problemet na orientojnë kah Perëndia.  E kemi të lehtë, bëjmë gjithçka kur nuk ka probleme, por kur ato nxjerrin kokën, atëherë i kuptojmë kufizimet tona. Pikërisht atëherë kujtohemi se duhet të kërkojmë ndihmën e Zotit. “Hiri im të mjafton sepse fuqia ime përsoset në dobësi” (2 Korintasve 12:9).
Robert J. Tamasy është nënpresident për Komunikimin i  Leaders Legacy, Inc., nje shoqate jo fitimprurëse me baze ne Atlanta, Georgia, U.S.A. Veteran ne gazetarinë profesioniste prej me shume se 38 vjetesh, ai eshte autor i librit Business At Its Best: Timeless Wisdom from Proverbs for Today’s Workplace (River City Press) dhe eshte bashkeautor me David A. Stoddard ne vepren The Heart of Mentoring: 10 Proven Principles for Developing People to Their Fullest Potential (NavPress). Per me shume informacion shiko www.leaderslegacy.com ose blogun e tij, www.bobtamasy.blogspot.com.
CBMC INTERNATIONAL: President: Robert Milligan,
1065 N. 115th Street, Suite 210 ▪ Omaha, Nebraska 68154 ▪ U.S.A.
TEL.: (402) 431-0002 ▪ FAX: (402) 431-1749 ▪ E-MAIL: info@cbmcint.org
Ju lutemi adresoni cdo kerkese tek: www.cbmcint.org
Reflektim/Diskutim Pyetje
  1. Si reagon kur papritmas të shfaqet ndonjë problem?
  2. Kur ka qenë periudha më e gjatë në të cilën nuk ke pasur asnjë shqetësim ose problem?  Si të duket ajo kohë?
  3. A pajtohesh me mendimin se ne jemi në gjendje t’i shohim problemet nën një këndvështrim pozitiv dhe t’i konsiderojmë se janë për të mirën tonë?Pse, ose pse jo?
  4. A e ke kuptuar se nëpërmjet problemeve afrohesh më shumë me Perëndinë? Shpjegoje përgjigjen.
SHËNIM: Në qoftë se e ke Biblën dhe do të deshe të lexoje pasazhe të tjerë në lidhje me këtë temë, referoju vargjeve si më poshtë:
Fjalë të Urta 13:24, 16:18, 18:12; 2 Korintasve 12:7-10; Hebrejve12:4-13; Jakobi 1:2-4

0 komente:

Post a Comment