headerphoto

PAPUNËSIA: TË EKSPLOROSH “UJRAT E THELLA” TË SË ARDHMES

MANNA E SË HËNËS
28 shkurt, 2011

SHALOM MEDIA

Nga Rick Boxx

Për shkak të  papunësisë që, gjatë dy vjetëve të fundit, është bërë   shumë problematike në qytetin tonë,  gjithnjë e më shpesh më është dashur që t’i kushtoj kohë këshillimit të njerëzve në lidhje me fatet e karrierave të tyre.  Humbjen e punës njerëzit e përjetojnë  në mënyrë tmerruese  e shkatërruese, por , nga ana tjetër kjo situatë përbën  një mundësi të shkëlqyer për të rivlerësuar veten, për të parë anët  e dobëta dhe të forta të personalitetit si dhe për të reflektuar mbi qëllimin që i ka caktuar Perëndia jetës tënde.

Shpesh ndihmën nga unë njerëzit e kërkojnë gjatë procesit të kontakteve që ata bëjnë për të gjetur punë, por kam vërejtur se,  për fat të keq,  disa nuk kanë ide të qarta se çfarë pune ia ua ka ënda të bëjnë. Si mund të gjesh një punë të përshtatshme dhe shpërblyese në rast se nuk je në gjendje të dish se çfarë kërkon konkretisht dhe se çfarë je në gjendje të bësh? 

Si rrjedhim, pjesa më efikase e bisedave të mia me këta njerëz ka të bëjë me ndihmën që unë iu jap që të zbulojnë se cila është thirrja e Perëndisë për të ardhmen e tyre.  Është interesant fakti se ky element as që u shkon ndërmend kur shprehin hallin e tyre, madje disa pyesin me habi: “ E ç’hyn Perëndia këtu?” Kërkesa e  tyre vetme  është të dinë se sa pará  ose pozitë do të  mund të fitojnë me punën e re.

Në Bibël ne shohim se Perëndia është tepër i interesuar për atë çka ne bëjmë. Në fund të fundit ne jemi krijesa të Tij. “Unë të lavdëroj sepse unë jam krijuar në mënyrë të mrekullueshme; veprat e Tua janë të mrekullueshme, dhe  këtë gjë unë e di shumë mirë…të gjitha ditët që ishin caktuar për mua ishin shkruar në librin Tënd  para se ato të bëheshin realitet” (Psalmi 139:14-16).

Një pasazh tjetër nga Testamenti i Vjetër na tregon për planet e qarta që Perëndia ka për fëmijët e Tij: “Kështu thotë Zoti, ‘sepse unë i di planet që kam për ju, plane për begatimin tuaj dhe jo për të keqen tuaj, plane për t’ju dhënë  një shpresë dhe një të ardhme “(Jeremia 29:11).
Prandaj, kur dikush më takon apo më telefonon që ta ndihmoj për t’i  gjetur punë, unë përpiqem të bëj diçka më shumë se sa thjesht ta orientoj  për vende pune konkrete. Flas me të për interesat, ëndrrat dhe dëshirat që ka. Kjo nuk është gjithmonë e lehtë sidomos në rastet kur personi në fjalë nuk i kushton fort rëndësi këtyre gjërave. Por, sikundër na mëson  Fjala e Urtë  20:5 , "Motivet e zemrës së njeriut janë si uji i thellë, por njeriu me mend do të dijë të mbushë nga ai ujë.”

Dikur një miku im më pati thënë se dikush e kishte ndihmuar në mënyrë pak a shumë  të ngjashme me atë që përshkrova më lart.  E kishte filluar  këshillimin duke i bërë dy pyetje të mençura e të lidhura me njëra tjetrën: “ Në rast se do ta zhdukje faktorin pará, a do të vazhdoje të bëje punën që bën?  Në rast se ke siguri se do të kesh aq pará sa të duhen, çfarë pune do deshe të bëje?”

Megjithëse duken të thjeshta, këto pyetje meritojnë vëmendje të thellë. Përgjigja e saktë ndaj tyre mund ta çojë karrierën tënde në drejtime nga më të paimagjinueshmet.

Prandaj,  në rast se je pa punë ose me një punë që nuk i përshtatet nivelit tënd ose ke ndonjë shok që është në kërkim të punës, mundohu që të mos japësh sugjerime të shpejta se ku duhet të kërkohet për të gjetur punë. Në radhë të parë  kushtojini kohë zhytjes në thellësitë e motivimeve  që  Perëndia ka krijuar në zemrën e njeriut. Shpejt do të kuptoni që kjo nuk ka qenë aspak kohë e humbur. 

 

Copyright 2010, Integrity Resource Center, Inc. Adaptuar me lejen e "Integrity Moments with Rick Boxx," komente mbi çështje të integritetit moral në biznes nga këndvështrimi i Krishterë. Për të ditur më tepër mbi Integrity Resource Center (IRC), ose për të përcaktuar se në cfarë mase ti vetë i ndjek parimet e Perëndisë në biznesin tënd, provo pa pagesë testin FIRE  në vebsajtin  www.integrityresource.org.

CBMC INTERNATIONAL:  President: Robert Milligan
1065 N. 115th Street, Suite 210 ▪ Omaha, Nebraska 68154 ▪ U.S.A.
TEL.: (402) 431-0002 ▪ FAX: (402) 431-1749 ▪ E-MAIL: info@cbmcint.org
  Për cdo pyetje drejtohuni tek: www.cbmcint.org

 

Reflektim/Diskutime Pyetje

  1. A ke menduar ndonjëherë shtruar se cili është qëllimi i Perëndisë për jetën tënde? Në rast se po, atëherë cili është ai?  Në rast se jo, ndoshta tani mund të jetë koha e përshtatshme për ta bërë një gjë të tillë.
  2. Shpesh thuhet se shumica e njerëzve nuk e pëlqejnë, madje e urrejnë punën që bëjnë, pavarësisht se mund të kenë të ardhura të mira prej saj. Pse mendon se ndodh kjo?
  3. Kur ka qenë hera e fundit që ke kërkuar që ta ndërrosh punën ose  për shkak se ke mbetur pa punë, të gjesh një të tillë? A të ka shkuar mendja të pyesësh veten se çfarë do Perëndia që ti të bësh? Apo ky është një koncept krejt i ri për ty? Shpjegoje përgjigjen.
  4. Bëji këto pyetje vetes, “ Në qoftë se nuk do ta kisha problem çështjen e parave, a do të vazhdoja të bëja punën që po bëj? Në qoftë se kam sigurinë se do të kem aq para sa do të më duhen, çfarë lloj pune do të preferoja të bëja?” Si do t’i përgjigjeshe këtyre pyetjeve?

SHËNIM: Në rast se e ke Biblën dhe do deshe të lexoje më shumë në lidhje me këtë temë, shiko pasazhet si më poshtë:

Fjalë të Urta 14:23, 16:26, 18:9, 21:5; Efesianëve 4:11-12; Kolosjanëve 3:17, 23-24; 2 Timoteut 3:16-17

0 komente:

Post a Comment