headerphoto

MOS NGURRO TË SHFAQËSH MËSHIRË

MONDAY MANNA
21 Shkurt, 2011
SHALOM MEDIA

Nga  Dr. Rick Warren
Në një marrëdhënie të vërtetë njerëzore ku ekziston përkrahja reciproke njerëzit përjetojnë elementin mëshirë. Bashkësitë e sinqerta njerëzore  janë mjedise plot hir ku gabimet nuk përmenden pafundësisht,  por falen dhe harrohen. Miqësia e vërtetë mbretëron atëherë kur ndjenja i mëshirës dominon mbi atë të drejtësisë.

Për mëshirë kanë nevojë të gjithë sepse të gjithëve u ndodh të pengohen e të rrëzohen e pastaj të ndihmohen për tu ngritur sërish në këmbë. Prandaj duhet që t’i ofrojmë mëshirë njëri tjetrit dhe ta kërkojmë atë prej njëri tjetrit.

Nuk mund të zhvillosh miqësi të sinqertë në një komunitet, vend pune apo në familje pa elementin “falje” sepse hidhërimi dhe zemërimi e shkatërrojnë miqësinë.  Ndonjëherë ne e lëndojmë njëri tjetrin me ose pa dashje duke harruar se  duhet shumë hir dhe mëshirë për ta krijuar miqësinë  dhe për ta  mbajtur atë të pacenuar.

Bibla na ofron këtë udhëzim të mençur: “…duhet të tregohesh i gjerë ndaj gabimeve të  tjetrit dhe ta falësh personin që të ka lënduar. Mbaj parasysh,  Zoti të ka falur ty, prandaj edhe ti duhet t’i falësh të tjerët” (Kolosianëve 3:13).

Mëshira që na jep Perëndia, shërben si motivim që edhe ne të tregojmë mëshirë ndaj të tjerëve pavarësisht nga rrethanat.  Sa herë ta ndjesh veten të lënduar nga dikush, mund të zgjedhësh midis këtyre dy opsioneve:

Energjinë dhe emocionet e mia do t’i përdor për kundërveprim apo për zgjidhjen e problemit? Të dyja këto nuk i bën dot së bashku.

Shumë njerëz ngurrojnë të shfaqin mëshirë sepse ata nuk arrijnë ta kuptojnë ndryshimin midis besimit dhe faljes.

Falje do të thotë t’i lesh gjërat të kalojnë.  Besimi ka të bëjë me qëndrimin (sjelljen) në të ardhmen)

Falja duhet të jetë e menjëhershme, pavarësisht se kush është personi që e kërkon atë. Besimi mund të fitohet dhe të rindërtohet vetëm me kalimin e kohës.

Besimi kërkon një vazhdimësi bindjeje. Në rast se dikush të lëndon në mënyrë të vazhdueshme,  ty të detyron Perëndia që ta falësh atë menjëherë për të mirën e të dyve.  Mungesa e faljes mund të shndërrohet në një kancer emocional, një burim vdekjeprurës hidhërimi të gjatë.

Megjithatë,  prej teje nuk pritet që të krijosh menjëherë besim tek  njeriu që të ka lënduar dhe aq më pak kërkohet që ti ta lesh atë të vazhdojë në të tijën. Kur njerëzit të lëndojnë në jetë, ata duhet të provojnë se kanë ndryshuar në mënyrë që të rifitojnë besimin tënd. Një nga mjediset më të përshtatshme për të restauruar besimin është një bashkësi e vogël dhe e sinqertë  njerëzish, të cilët edhe të venë para përgjegjësisë, por edhe të nxisin që të ndryshosh.

Por, ndërsa ti u jep të tjerëve kohë që të bëjnë ndryshime pozitive në veten e tyre, hapi yt i parë duhet të jetë që të japësh falje, pavarësisht nga mënyra që ata zgjedhin për të bërë ndryshimet.

Kushtoji vëmendje kësaj thënieje të Shkrimeve të Shenjta: “kur njeriu mëkaton,  ju duhet ta falni dhe ta ngushëlloni atë, që ai njeri të mos i dorëzohet dëshpërimit” (2 Korintasve 2:7).

© 2010, Purpose Driven Life. Të gjitha të drejtat të rezervuara. Adaptuar nga një shkrim i Dr. Rick Warren, autor i shumë librave, përfshirë edhe të shumëvlerësuarin “The Purpose-Drive Life”, i cili është përkthyer në disa gjuhë dhe është shitur në mbarë botën. Ky libër afirmon rëndësinë e të pasurit të një qëllimi të qartë në jetën e përditshme. Është nominuar si një ndër 100 librat e krishtere që ndryshuan shekullin e XX. Ai ka shkruar gjithashtu edhe librat “The Purpose-Driven Church” dhe “The Purpose of Christmas”.

CBMC INTERNATIONAL:  President: Robert Milligan,
1065 N. 115th Street, Suite 210 ▪ Omaha, Nebraska 68154 ▪ U.S.A.
TEL.: (402) 431-0002 ▪ FAX: (402) 431-1749 ▪ E-MAIL: info@cbmcint.org
Për pyetje ose kërkesa drejtohuni tek : www.cbmcint.org

Reflektim/Pyetje Diskutime

  1. Termi “bashkësi” përdoret shpesh në mjedise sociale dhe fetare, por si mund të aplikohet ai në vendin ku punon?
  2. A të ka rastisur të mos gjesh forcë për të falur dikë? Ndoshta ti po përjeton aktualisht një situatë të tillë. Pse (ose pse jo) është kaq e vështirë ta falësh tjetrin?
  3. Si e përcakton ti ndryshimin midis besimit (tek tjetri) dhe faljes? A të duket me vend se mund ta falësh tjetrin edhe pa krijuar besim tek ai, të paktën derisa ai/ajo të provojë konkretisht se është bërë i/e denjë për besim? Shpjegoje përgjigjen.
  4. Thuhet se akti i faljes  është i dobishëm si për ata që falin ashtu edhe për ata që marrin faljen. A je dakord me këtë? Pse, ose pse jo?

SHËNIM: Në rast se e ke Biblën, shiko edhe pasazhet e mëposhtme që bëjnë fjalë për këtë temë:

Fjalë të Urta 12:26 14:7; Mateu 6:12-15, 18:23-35; Marku 11:22-25; Lluka 6:37

0 komente:

Post a Comment