headerphoto

TË NDËRTOSH NJË BIZNES ME BESUESHMËRI TË LARTË

MANNA E SË HËNËS
Për përsosjen e moralit
në punë e në jetë
Janar 03, 2011

Nga: Rick Boxx

Agjensia Edelman, e cila ka bërë kërkime shkencore për një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me tregun global, kohët e fundit përfundoi një studim  ku  një numër njerëzish ftohen të japin mendim mbi nivelin e besimit që ata kanë te drejtuesit dhe kompanitë e tyre.

Në studime të mëparshme të kësaj natyre, të anketuarit kishin përcaktuar “performancën financiare” dhe “cilësinë e produktit” si disa nga faktorët kryesorë që ndikojnë në besimin që ata kanë te drejtuesit ekzekutivë. Megjithatë, që kur ndodhi tronditja financiare mbarëbotërore, rëndësia e këtyre faktorëve ka rënë ndjeshëm. Çështjet kryesore që përmban raporti i studiuesve të agjencisë Edelman inkludojnë tani “transparencën dhe ndershmërinë” e kompanive si kriter besimi te ato.

Duket se janë të shumtë njerëzit që e kanë kuptuar se, vetëm fakti që një biznes paraqitet me performancë të lartë financiare, nuk mjafton që të krijohet besim i plotë te ky biznes. Thënë ndryshe, në qoftë se ti nuk ke besim te njerëzit të cilët prodhojnë shifra fiskale që bëjnë përshtypje, atëherë ti nuk ke besim as tek ajo që paraqitet si sukses financiar.

Është e qartë se vitet e fundit besueshmëria te shumë sektorë biznesi ka marrë një goditje të rëndë. “Kujt t’i besosh?” është pyetja që bëjnë shumë prej nesh dhe, fatkeqësisht, kjo pyetje nuk e ka të lehtë përgjigjen. Ndershmëria paraqitet një element i cunguar që te drejtuesit kryesorë  politikë e deri te drejtuesit ekzekutivë të biznesit të të gjitha niveleve.

Ndoshta ia vlen t’i drejtohemi një libri të hershëm, Biblës, për të gjetur një shembull klasik se si duhet të veprojë një lider i vërtetë. Shembulli për liderin në fjalë është ai i Danielit, jeta e të cilit është përshkruar me hollësi në Testamentin e vjetër.

Te Danieli 6:4 shkruhet kështu për të: "Ata nuk gjetën korrupsion te ai, sepse ai ishte i denjë për t’u besuar; nuk ishte as i korruptuar dhe as i shmangej përgjegjësive.” Në këtë kohë Danieli kishte dalë mbi ujë si pretendent për t’u bërë lider i shquar në Babiloninë e vjetër, gjë që i kishte bërë me të keq rivalët e tij. Si mënyrën më efikase për t’ia ulur autoritetin e tij në rritje, ata kishin gjetur hedhjen baltë mbi veprimet e tij

Kundërshtarët e tij dështuan me turp në përpjekjet e tyre për të sfiduar integritetin moral të Danielit dhe, çdo gjë që bënë për t’a denigruar atë, iu kthye atyre kundër. Kur akuzat që ata i bënë Danielit dolën se ishin të pa baza, ata u ekzekutuan, kurse Danielit iu besuan detyra edhe më të rëndësishme në mbretërinë e Dariusit.

Në situatën e rëndë në të cilën u ndodh, Danieli u shpërblye në mënyrë të begatë për shkak se ai u qëndronte besnik bindjeve të tij dhe nuk iu vërtetua asgjë që kishte të bënte me korrupsion etiko-moral.

Do të sugjeroja që, në rast se dëshiron të ndërtosh një reputacion të mirë për kompaninë tëndë, atëhere ti dhe njerëzit që të rrethojnë duhet të ndiqni shembullin e Danielit duke demonstruar me vepra vendosmërinë për të qenë të besueshëm dhe të ndershëm. Është pak a shumë ajo që lexojmë në një tjetër libër të Testamentit të Vjetër: “Ndershmëria udhëheq njerëzit e mirë, pandershmëria i shkatërron të pabesët.” (Fjalë të Urta 11:3; nga “New Living Translation”)

Copyright 2010, Integrity Resource Center, Inc. Adaptuar me lejen e "Integrity Moments with Rick Boxx," komente mbi çështje të integritetit moral në biznes nga këndvështrimi i Krishterë. Për të ditur më tepër mbi Integrity Resource Center (IRC), ose për të përcaktuar se në çfarë mase ti vetë i ndjek parimet e Perëndisë në biznesin tënd, provo pa pagesë testin FIRE  në vebsajtin  www.integrityresource.org.

CBMC INTERNATIONAL:  President: Robert Milligan
1065 N. 115th Street, Suite 210 ▪ Omaha, Nebraska 68154 ▪ U.S.A.
TEL.: (402) 431-0002 ▪ FAX: (402) 431-1749 ▪ E-MAIL: info@cbmcint.org
  Për cdo pyetje drejtohuni tek: www.cbmcint.org

Reflektim/Diskutime Pyetje

  1. Si ka ndikuar kriza ekonomike te besimi që ti ke tek partnerët e tu në biznes dhe në botën profesionale? Shpjegoje përgjigjen.
  2. Sipas mendimit tënd, cili është niveli i besimit të klientëve te kompania jote në kushtet e pasigurisë ekonomike? A mund të mendosh për ndërmarrjen e ndonjë hapi që do të ndihmonte për të rivendosur ose forcuar besimin e klientëve ndaj biznesit tënd?
  3. Pavarësisht nga pozicioni që ze në firmën ku punon, a mund të bësh dicka që të ngresh në një nivel më të lartë besimin që kanë njerëzit te ty personalisht?
  4. A mendon se cilësitë e karakterit të Danielit ia vlen që të përvetësohen nga kushdo? A është e mundur kjo në kushtet kur mjedisi i biznesit është kaq materialist? Pse, ose pse jo?

SHËNIM: Po ta kesh Biblën dhe dëshiron të lexosh më shumë mbi këtë temë, shiko pasazhet e radhitura si më poshtë

Fjalë të Urta 10:9, 12:19,22, 13:6,17, 20:14, 29:10; Romakëve 13:11-14; Filipianëve 4:8

3 komente:

Unknown said...

Përshëndetje, emri im është znj. Ruth Edwin, viktimë e mashtrimit në duart e huadhënësve të rremë. Kam humbur rreth 23,000 € sepse kam nevojë për një kapital të madh prej 55,000 €. Unë pothuajse vdiq, nuk kisha vend për të shkuar. Biznesi im u shkatërrua, dhe në këtë proces e humba birin. Unë nuk mund të qëndrojë kjo ndodh përsëri. Në maj të vitit 2017, takova një mik të mirë që më foli për një nënë të mirë, znj. Mary William, që në fund më ndihmoi të siguroja një hua në një kompani. Nëna e mirë dua ta shfrytëzoj këtë mundësi për t'ju falënderuar, dhe Perëndia të vazhdojë t'ju bekojë. Gjithashtu dua ta shfrytëzoj këtë mundësi për të këshilluar të tjerët shqiptarë, se atje ka shumë të përhershme, kështu që nëse keni nevojë për një hua dhe dëshironi të siguroni një hua të shpejtë, regjistrohuni vetëm përmes zyrës Mary William nëpërmjet emailit: marywilliam902@gmail.com. Gjithashtu mund të më kontaktoni përmes kësaj email-i: ruthedwin98@gmail.com. Nëse keni ndonjë dyshim. Ju lutem ajo është personi i vetëm i besueshëm dhe i besueshëm.
Faleminderit.

Unknown said...

Përshëndetje,
Unë jam Znj. Esther Patrick, një huadhënës privat i kredisë, i cili jep kredi për mundësi të jetës. A keni nevojë për një hua urgjentisht për të paguar borxhet tuaja ose keni nevojë për një hua për të rritur biznesin tuaj? Ju jeni refuzuar nga bankat dhe institucionet e tjera financiare? A keni nevojë për një hua konsolidimi apo peng? Duke kërkuar më shumë sepse jemi këtu për t'i bërë të gjitha problemet tuaja financiare një gjë të së kaluarës. Ne u japim fonde individëve që kanë nevojë për ndihmë financiare, që kanë një kredi të keqe ose kanë nevojë për para për të paguar faturat, për të investuar në biznes me një normë prej 2%. Unë dua të përdor këtë medium për t'ju informuar se ne ofrojmë një ndihmë të besueshme dhe përfituese dhe do të jemi të gatshëm të ofrojmë një hua. Pra, na kontaktoni sot me email në:
(estherpatrick83@gmail.com)

Unknown said...

Përshëndetje,
Unë jam znj. Grace Michael, një huadhënës privat i kredisë që i jep mundësi jetës kohë. A keni nevojë për kredi urgjente për të paguar borxhin tuaj, ose keni nevojë për një hua për të përmirësuar biznesin tuaj? Ju jeni refuzuar nga bankat dhe institucionet e tjera financiare? A keni nevojë për një hua konsolidimi apo peng? Duke kërkuar më shumë sepse jemi këtu për t'i bërë të gjitha problemet tuaja financiare një gjë të së kaluarës. Kreditimi ynë për individët që kanë nevojë për ndihmë financiare, që kanë një kredi të keqe ose kanë nevojë për para për të paguar faturat, për të investuar në biznes me një normë prej 2%. Unë dua të përdor këtë medium për t'ju informuar se ne japim ndihmë dhe marrës të besueshëm dhe do të jemi të gatshëm të ofrojmë hua. Pra, na kontaktoni sot përmes email-it në:
(gracemichael901@gmail.com)

Shuma maksimale që ne japim është 700,000,000.00 në vijim
Monedha: Dollarë të Shteteve të Bashkuara, Euro dhe Sterna të Mëdha Britanike
Faleminderit

Post a Comment