headerphoto

STRATEGJIA E “MARKETINGUT” QË PËRDORI PERENDIA

MANNA E SE HENES
Per persojen e moralit
ne pune dhe ne jete
Dhjetor 20,2010

 

Nga: Robert J. Tamasy

Marketingu është gjithçka. Kështu na kanë thënë të paktën. Duhet të identifikohesh me konsumatorin. Të gjesh një vend në treg për produktin ose shërbimet që ofron. Duhet të përcaktosh një logo që të mbahet mend. Duhet të jesh sa më i dukshëm dhe të mbetesh përfundimisht në mendjet e klientëve të vjetër dhe atyre potencialë, në mënyrë që, kur ata të kenë nevojë për diçka, të kujtohen menjëherë për kompaninë tënde. Objektivi është që të zësh vendin tënd në treg dhe, më tej akoma, t’ju falësh njerëzve kënaqësi. 

Po si arrihet kjo? Ka shumë mënyra: Bëj një konferencë për shtyp. Përgatit broshura tërheqëse me ngjyra të gjalla. Ndërto një faqe interneti të fjalës së fundit. Jep intervista në shtyp dhe TV. Harto një strategji të goditur multimediale. Identifikoje produktin tënd me një person VIP, etj.

Ndërsa përgatitemi që, diku nga java tjetër, të festojmë Krishtlindjen, vërejmë se Perëndia ka harruar se duhet marketing. Nëse do të mendonim për një marketing efektiv pikërisht në lidhje me Lindjen e Krishtit, atëherë shumë gjëra do t’i kishim konceptuar ndryshe. Ja p.sh:

  • Jezusi Biri i Zotit, lindi në Betlehem, një fshat i vogël e i zymtë të, larg rrugëve tregtare të kohës dhe aspak vend i denjë për të tërhequr vëmendjen e njerëzve.
  • Nuk kishte “buxhet” për marketingun e tij. Prindërve të Jezusit u mungonin paratë për të marrë një dhomë të mirë hoteli. Fëmija e tyre lindi në një stallë të errët, rrethuar nga bagëti dhe djepin ia sajuan duke përdorur një trung të gërryer ku ushqeheshin bagëtitë. As që mund të mendohej për të dërguar lajmërime të thjeshta për lindjen e tij e jo më për ndonjë konferencë shtypi.
  • Atëherë nuk kishte media. Shtypi i shkruar do të shpikej 1500 vjet më vonë. Fotografia, radio dhe televizioni nuk ekzistonin as në imagjinatën e njerëzve…

Nuk ka nevojë të vazhdojmë më tej sepse besoj se tashmë e kuptuat se ku është fjala: Himni i famshëm i Krishtlindjes thotë: “Mbani vesh lavdërimin që këndojnë engjëjt”, por këta ishin të vetmit që bënë shpalljen. Ata që e dëgjuan të parët këtë shpallje ishin barinj anonimë, njerëz të cilët nuk kishin asnjë zë në kulturën romake që dominonte gjithçka.

Megjithatë, pas disa ditësh, me miliona pasues të devotshëm të Krishtit do të festojnë Lindjen e Tij, këtë ngjarje të më shumë se 2000 vjetëve më parë. Si ka mundësi të ketë ndodhur kjo pa kurrfarë marketingu si ai që përmendëm më sipër? Në dac besoni, por gjithçka u krye pikërisht duke u bazuar në ato parime të cilat janë përqafuar sot gjerësisht nga bota e biznesit. Ja disa prej tyre:

Klientë të kënaqur. Një nga reklamat më efikase është dëshmia e njerëzve të cilët e kanë përdorur produktin tënd ose kanë përfituar nga shërbimet që ti ofron. Ata quhen “klientë të kënaqur“…Këta njerëz e kanë bërë rrëmujë botën, kanë ardhur edhe këtu” (Veprat 17:6).

Dëshmi të pasuara. Kur klientët entuzisamohen nga shërbimi i mirë, ata mezi presin që këtë t’ia u thonë të tjerëve.  “Atë që kemi parë dhe kemi dëgjuar, po jua shpallim, që edhe ju të keni bashkësi me ne; dhe bashkësia jonë është me Atin dhe me Birin e tij, Jezus…” (1 Gjoni 1:1-3).

Premtime të mbajtura. Është diçka e zakonshme që në reklama të ekzagjerohen vlerat e produkteve ose shërbimeve. Por, në qoftë se jep atë që premton, atëherë klientin e ke fituar për jetë. “Por do të merrni fuqi kur Fryma e Shenjtë do të vijë mbi ju dhe do të më bëheni dëshmitarë në Jerusalem dhe në gjithë Judenë dhe Samarinë dhe deri në skajin e dheut” (Veprat 1:8).

Gëzuar Krishtlindjen!

Robert J. Tamasy eshte nenpresident per Komunikimin i  Leaders Legacy, Inc., nje shoqate jo fitimprurese me baze ne Atlanta, Georgia, U.S.A. Veteran ne gazetarine profesioniste prej me shume se 38 vjetesh, ai eshte autor i librit Business At Its Best: Timeless Wisdom from Proverbs for Today’s Workplace (River City Press) dhe eshte bashkeautor me David A. Stoddard ne vepren The Heart of Mentoring: 10 Proven Principles for Developing People to Their Fullest Potential (NavPress). Per me shume informacion shiko www.leaderslegacy.com ose blogun e tij, www.bobtamasy.blogspot.com.

CBMC INTERNATIONAL: President: Robert Milligan,
1065 N. 115th Street, Suite 210 ▪ Omaha, Nebraska 68154 ▪ U.S.A. TEL.: (402) 431-0002 ▪ FAX: (402) 431-1749 ▪ E-MAIL: info@cbmcint.org Ju lutemi adresoni cdo kerkese tek: www.cbmcint.org

Reflektim/Diskutim Pyetje

  1. Si do ta festosh Krishtlindjen këtë vit?
  2. Çfarë do të ndodhte sikur Jezu Krishti të mos kishte lindur dhe kështu të mos kishte pse të festonim Krishtlindje?
  3. Kur mendon për Jezu Krishtin, a të duket vetja si “klient i kënaqur” apo je skeptik?
  4. Sipas teje, pse Perëndia zgjodhi atë kohë për festimin e Krishlindjes së parë dhe nuk priti për një epokë si kjo e jona që e ka kaq të zhvilluar marketingun?

SHËNIM: Nëse e ke Biblën dhe dëshiron të lexosh pasazhe të tjerë që kanë lidhje me këtë temë, shiko si më poshtë: 
Mateu 28:16-20; Luka 24:45-49; Gjoni 21:24-25; Veprat 1:1-11; Galatasve 2:20

0 komente:

Post a Comment