headerphoto

KOHA PËR PËRMIRËSIMIN E VETES

MANNA E SË HËNËS
Për përsosjen e moralit
në punë e në jetë
Dhjetor 27, 2010
 

Nga: Robert J. Tamasy

Herë pas here shkoj në një supermarket dhe shoh ndonjë produkt që e blej shpesh në të cilin shënohet “i ri dhe i përmirësuar”. Shpesh kjo gjë më bën të qesh me vete sepse, në thelb, kjo do të thotë se, derisa pa bërë përmirësimin e reklamuar, prodhuesi më ka shitur një produkt me cilësi që paskish pasur nevojë për përmirësim. Në të njëjtën kohë ndjehem mirënjohës për faktin se ata i kanë hyrë punës për të bërë ndryshimet e nevojshme në atë produkt.

Në këtë periudhë të vitit shpesh ndjej se e kam të nevojshme të vendos edhe mbi veten një tabelë të ngjashme, të paktën simbolikisht. Duke i hedhur një sy vitit që është në mbyllje, vë re se ka pasur shumë gjëra që do të desha t’i kisha bërë ndryshe nga c’i kam bërë ose edhe më mirë. Në vend që të mbaj një qëndrim fatalist duke thënë se “ ky jam unë, kështu kam qenë e kështu do të mbetem” është e udhës që të përpiqem që t’i bëj gjerat më mirë në të ardhmen. Cilado qoftë aresyeja, kjo periudhë, kur kalendari i vitit i afrohet ditëve të fundit, është koha më e përshtatëshme për t’i vënë vetes atë etiketën që shkruan “ njeri i ri dhe i përmirësuar”.

Gjithsesi, rruga drejt dështimit shpesh ka qenë e shtruar me një shtresë qëllimesh të mira. Ne premtojmë, zgjedhim, përcaktojmë, anagazhohemi për të qenë më të mirë dhe për të vepruar mirë, por brenda pak javësh zbulojmë se mbetemi ata që ishim. Këtë e ka theksuar Jezusi te Mateu 26:41, “Shpirti e ka vullnetin, por trupi është i dobët”.

A mos kjo do të thotë se ne duhet t’i dorëzohemi dobësisë dhe se shpresa për ndryshim është e kotë? Jo. Megjithatë, në qoftë se ne këmbëngulim në moton: “vetëm unë mund ta ndryshoj veten time”, atëhere e kemi humbur davanë që në fillim. Zakonet e këqia zhduken me vështirësi, kurse të mirat nuk fitohen lehtë. Që të bëhesh “ i ri” në mënyrën se si mendon, flet dhe sillesh ose që “të përmirësohesh” në mënyrën se si e kalon jetën e përditëshme, duhet shumë më tepër nga ai që ne e quajmë thjesht “ vullnet”.

Ja disa sygjerime për të mundur të kryesh në vetvete ndryshimet afatgjatë që do të të bëjnë vërtet “të ri dhe të përmirësuar” . Këto sygjerime gjenden në librin e të vërtetave që ne e quajmë Bibël.

Gjej përkrahje. Krenaria mund të jetë një gur i rëndë pengues, sidomos kur dikush nuk pranon që të përfitojë nga ndihma e të tjerëve për të realizuar ndryshimet. Vërtet mund të kënaqemi duke bërë dicka vetë për vete, por, në shumicën e rasteve, produkti përfundimtar del shumë më i përsosur kur në të ndërthuren aftësitë dhe talentet e disa njerëzve që kontribuojnë sëbashku për realizimin e objektivave të përbashkët. “Ashtu sikundër hekuri mpreh hekurin, ashtu një njeri mpreh tjetrin” (Fjalë të Urta 27:17). “Dy vlejnë më shumë se një i vetëm sepse marrin një shpërblim më të mirë për mundin e tyre. Nëse njëri rrëzohet, tjetri e ndihmon atë të ngrihet. Por mjerë ai që është vetëm dhe rrëzohet sepse nuk ka se kush ta ngrejë!Në rast se dikush mund ta mposhtë atë që është i vetëm, dy veta mund t’i qëndrojnë; një litar tresh nuk këputet aq shpejt” (Predikuesit 4:9-12).

Gjej shtysë. Mund të përpiqemi shumë, por planet nuk na realizohen gjithmonë ashtu sic do të deshim ne. Përpara dalin sfida e vështirësi të ndryshme. Në këto momente ne mund të përfitojmë nga shtysa që na japin të tjerët nëpërmjet fjalëve inkurajuese, bashkëpunimit etj. “Le të mbahemi të patundur në shpresën që predikojmë…dhe le të kujdesemi për njeri tjetrin për t’u nxitur për dashuri dhe vepra të mira” (Hebrenjve 10:23-24).

Gjej forcë. Nganjëherë edhe përpjekjet tona më të mëdha dështojnë dhe ndryshimi duket krejt i pamundur. Pikërisht atëhere ne duhet të sjellim në mend fjalët “asgjë nuk është e pamundur me Zotin” (Luka 1:37). Në të njëjtën kohë, duhet të mendojmë se si Jezusi i siguroi pasuesit e tij: “Unë jam hardhia; ju jeni shermendet…pa mua nuk nuk mund të bëni asgjë” (Gjoni 15:5), dhe fjalët e apostulli Pal: “Unë mund të bëj gjithcka me anë të krishtit që më fuqizon” (Filipianëve 4:13).

Robert J. Tamasy eshte nenpresident per Komunikimin i Leaders Legacy, Inc., nje shoqate jo fitimprurese me baze ne Atlanta, Georgia, U.S.A. Veteran ne gazetarine profesioniste prej me shume se 38 vjetesh, ai eshte autor i librit Business At Its Best: Timeless Wisdom from Proverbs for Today’s Workplace (River City Press) dhe eshte bashkeautor me David A. Stoddard ne vepren The Heart of Mentoring: 10 Proven Principles for Developing People to Their Fullest Potential (NavPress). Per me shume informacion shiko www.leaderslegacy.com ose blogun e tij, www.bobtamasy.blogspot.com.

CBMC INTERNATIONAL: President: Robert Milligan,
1065 N. 115th Street, Suite 210 ▪ Omaha, Nebraska 68154 ▪ U.S.A.
TEL.: (402) 431-0002 ▪ FAX: (402) 431-1749 ▪ E-MAIL: info@cbmcint.org
Ju lutemi adresoni cdo kerkese tek: www.cbmcint.org

Reflektim/Diskutim Pyetje

  1. Në qoftë se do të deshe të ndryshoje dicka nga viti që po kalon, cfarë do të ishte ajo? Shpjegoje përgjigjen.
  2. A vendos objektiva në prag të vitit të ri? Pse ose pse jo? Dhe, në qoftë se po, a i ke plotësuar ato zakonisht?
  3. Cila do të ishte gjëja më e mirë që duhet të bësh për “t’u rinovuar” gjatë vitit që vjen?
  4. Kur ndjen nevojën për të bërë ndonjë ndryshim në veten tënde ose kur ke përpara vështirësi të pakapërcyeshme, a i drejtohesh Zotit për ndihmë? Në rast se po, cili është ndryshimi që ndodh te ty? Në rast se jo, atëherë pse jo?

SHËNIM: Në rast se e ke Biblën dhe do deshe të shikoje edhe pasazhe të tjerë që lidhen me këtë temë, drejtohu si më poshtë:
Fjalë të Urta 11:14, 15:22, 19:20; Marku 10:27; Luka 10:1-2, 18:18-27

0 komente:

Post a Comment