headerphoto

KUJDES NGA TUNDIMI PËR T’I RËNË PËR SHKURT GJËRAVE

MONDAY MANNA
Në ndihmë të përsosjes së
moralit në punë dhe në jetë
Dhjetor 13, 2010

Nga: Dr. Rick Warren
Në verë familja jonë vendosi t’i kalonte pushimet duke bredhur me makinë për të vizituar gjysmën perëndimore te SHBA. Ngarkuam mikrobusin dhe u nisëm në kërkim të aventurës. Në fund të këtij udhëtimi dy javor pamë se kishim përshkuar më shumë se 5000 milje.

Gjatë pjesës më të madhe të udhëtimit mendjen e kishim që të shijonim peizazhet dhe jo të nxitonim për të mbërritur në ndonjë destinacion të caktuar. Por në njërin prej shteteve (të SHBA) nëpër të cilin kaluam, u mërzitëm aq shumë me monotoninë e peizazhit sa që na lindi një ide e shkëlqyer, t’i binim për shkurt drejt qytetit të madh më të afërt.

Rruga që tregonte harta për këtë variant dukej plotësisht e pranueshme, mbasi ishte distanca më e shkurtër drejt qytetit ne fjale. Duke u bazuar në atë që tregonte harta, menduam se kjo “e rënë për shkurt” do të na bënte qe mos ta kishim për një kohe të gjatë para syve atë peizazh të mërzitshëm. Keshtu u shmangem nga autostrada dhe ia hymë rrugës tjeter.

Doli se kishim bërë një gabim të madh! Rruga i nxirrte vështirësitë njëra pas tjetrës, pengesa të ndryshme si punime mirëmbajtjeje, ngarkesë trafiku me kamionë që nuk parakaloheshin dot, gropa të mëdha e të vogla dhe asnjë vendpushim për t’u furnizuar me karburant dhe për të kryer nevoja të ndryshme. Përfundimisht, propozimi im për t’i rene për shkurt, rezultoi në probleme me karburantin (për pak mbetem pa të) dhe në humbjen e humorit të familjes.
MËSIMI: Rruga e shkurtër jo gjithmonë është aq e leverdishme sa duket.

Megjithëse disa fizikanë mund të mos bien dakord me këtë pike, është më se e qartë se nganjëherë distanca më e shkurtër drejt një qëllimi nuk është domosdo vija e drejtë.
Të rënit për shkurt, me gjithë problemet që sjell, nuk ka të bëjë vetëm me udhëtimet. Klima e konkurrencës në biznesin e sotëm shpesh na tundon që të lemë mënjanë hollësirat për të shpejtuar ecurinë e projekteve ose që te shkurtojmë shpenzimet për të rritur shkallën e fitimit. Afatet kohore, nevojat e menaxhimit, pangopësia ose edhe, thjesht, dembelizmi na shtyjnë që të marrim rrugë të dyshimta drejt objektivave që kemi caktuar.

Në fushën e marrëdhënieve etike, “të rënit për shkurt” të çon në nënvleftësimin e klientit nëpërmjet uljes së cilësisë së produktit apo shërbimit për të. Herët a vonë, efektet e kësaj do të na kthehen kundër dhe do të na dëmtojnë rëndë.

Me mençurinë e saj të përjetshme, Bibla na bën paralajmërime të shumta kundër “ të rënit për shkurt”

•   “Ai që ecën në ndershmëri ecën i sigurt, por ai që ndjek rrugë dredharake ka për t’u zbuluar (Fjalë të Urta 10:9).

•    “Fitimi i pandershëm nuk do të zgjasë, prandaj pse u dashka sakrifikuar për të?” (Fjalë të Urta 21:6).

•    “Paraja që vjen lehtë zhduket shpejt, por paraja që grumbullohet pak nga pak do të shumohet” (Fjalë të Urta 13:11).

•    “Njeriu që nxiton të pasurohet shpejt, do të dështojë” (Fjalë të Urta 28:20).
Prandaj, mendohu mirë herën tjetër që do t’ju vijë tundimi për t’i rënë gjërave shkurt.

© 2010, Purpose Driven Life. Te gjitha te drejtat te rezervuara. Adaptuar nga nje shkrim i Dr. Rick Warren, autor i shume librave, perfshire edhe te shumevleresuarin “The Purpose-Drive Life”, i cili eshte perkthyer ne disa gjuhe dhe eshte shitur ne mbare boten. Ky liber afirmon rendesine e te pasurit te nje qellimi te qarte ne jeten e perditeshme. Eshte nominuar si nje nder 100 librat e krishtere qe ndryshuan shekullin e XX. Ai ka shkruar gjithashtu edhe librat “The Purpose-Driven Church” dhe “The Purpose of Christmas”.

CBMC INTERNATIONAL:  President: Robert Milligan,
1065 N. 115th Street, Suite 210 ▪ Omaha, Nebraska 68154 ▪ U.S.A. TEL.: (402) 431-0002 ▪ FAX: (402) 431-1749 ▪ E-MAIL: info@cbmcint.org Per pyetje ose kerkesa drejtohuni tek : www.cbmcint.org

Reflektim/Pyetje Diskutime

  1. A të kujtohet ndonjë rast kur ti, ose ndonjë i njohuri yt, i ratë shkurt për diçka dhe pastaj vuajtët pasoja negative? Shpjego shkurtimisht se çfarë ndodhi.
  2. Sa shpesh je tunduar nga dëshira për t’i rënë shkurt gjërave në punë me qëllim që të kursesh para apo ta mbarosh një punë sa më shpejt për shkak të afateve që përfundonin. Si vepron në përgjithësi: i bie gjërave për shkurt sepse ashtu të duket e arsyeshme apo vazhdon sipas një linje normale, pavarësisht se kërkohet më shumë kohë dhe fonde?
  3. Si do të reagoje në rast se zbulon se dikush, në mënyrë të paarsyeshme, i ka rënë për shkurt një shërbimi të kërkuar prej teje?
  4. A ka raste kur rënia për shkurt është e justifikueshme, madje e nevojshme? Shpjegoje përgjigjen.

SHËNIM: Në rast se e ke Biblën, shiko edhe pasazhet si më poshtë që kanë lidhje me këtë temë:
Fjalë të Urta 19:2, 28:22; Korintasve 1:17; Filipianëve 2:3-4; Kolosjanëve 3:17,22-24; Jakobi 5:12

0 komente:

Post a Comment