headerphoto

PROBLEMI ME STANDARTIN ETIK TE DYFISHTE

MONDAY MANNA
Në ndihmë të përsosjes së
moralit në jetë dhe në punë.
NENTOR 1, 2010

Nga: Rick Boxx

Sipas dy studimeve të kryera nga Instituti për Opinionin Publik i Kolegjit Marist, vetëm 28 përqind e individëve të marrë në pyetje, 48 përqind e të cilëve ishin biznesmenë, mendojnë se njerëzit përdorin të njëjtin standard etik si në marrëdhëniet e punës ashtu edhe në jetën private. Në shumicën e rasteve mbizotëron mendimi se biznesmenët dhe një pjese e profesionisteve të biznesit ndryshe sillen në marrëdhëniet e punës dhe ndryshe në marrëdhëniet private. Kjo mund të jetë e vërtetë.

Problemet që dalin nga standardi etik i dyfishtë janë trajtuar shpesh në media. Megjithese liderët në fushën e biznesit mund t’i kenë në vetvete vlera të tilla si ndershmëria, integriteti moral dhe sinqeriteti, këto vlera ata i lenë mënjanë gjate rrjedhës së punëve të ditës që kanë të bëjnë me realizimin e kontratave të shitjeve, raportimin jo korrekt financiar ndaj taksave e tatimeve,  etj.

Në botën e sotme individi që jeton “pa cenuar parimet” është bere gjithmonë e më i rrallë teksa mbretëron gjithëpushtetshëm ideja se “qëllimi i justifikon mjetet”. Dhe, të themi atë që është, në shumicën e shkollave të biznesit thuajse nuk ekzistojnë fare leksionet mbi etikën për shkak se është e vështire që të arrihet në një konsensus në lidhje me atë se cilat standarde etike do të merren për model në biznes.

Në lidhje me këtë më lejoni t’ju sugjeroj një burim për të gjetur modelin: Biblën. Megjithese shkrimet e shenjta nuk kufizohen me ide thjesht mbi biznesin, mes tyre gjenden mësime të vlefshme në lidhje me mënyrat transparente të të bërit biznes. Ato nuk trajtohen aty si receta për çdo situate konkrete, por si një paketë standardesh etike të cilat janë të zbatueshme si në jetën e përditshme private ashtu edhe në biznes.

Në shkrimet e Dhiatës së Re mbi jetën e Jezusit, shkrime që njihen me emrin Ungjij, ne shohim se si shpesh Jezusi ka hasur në njerëz që demonstronin standarde të dyfishta etike dhe se si Ai i ka trajtuar ata me ashpërsi. Tek  Mateu 23:27-28, ai paralajmëron: "Mjere ju o skribe dhe farisenj hipokritë! Ju u ngjani atyre varreve të bardha që nga jashtë duken bukur, por brenda janë plot eshtra të vdekurish dhe gjithfarë papastërtish. Keshtu edhe ju, nga jashtë u dukeni njerëzve si të drejte; por përbrenda jeni plot hipokrizi dhe paudhësi." A nuk janë fshikulluese këto fjalë?

Në këtë rast Jezusi u drejtohet udhëheqësve fetarë, por ideja e tij është shume e qarte: Ai dënon këdo që mban poste me përgjegjësi, i cili, tjeter thotë se beson dhe tjetër bën konkretisht. Askush prej nesh nuk është i përkryer, por Jezusi hipokrizinë e urrente në mënyrë të veçantë.
Ka disa që thonë se vërtet Bibla ofron standarde fisnike etike dhe sjelljeje, por ato nuk janë realiste dhe të aplikueshme në jetën private e publike në botën e shekullit të 21-të. E kundërshtoj këtë thënie me gjithë forcën e zemrës time. Ka shembuj të shumtë nga kompani biznesi dhe liderë të tyre që i drejtohen vazhdimisht Biblës si udhërrëfyese për veprimet e tyre. Po! Mund të jetë e vështirë që t’i rezistosh tundimit për të bërë kompromise me parimet biblike, por shpërblimi i të qenit i njohur si person – ose kompani biznesi – që nuk e ndan fjalën nga vepra është i madh.

A ndjehesh i lodhur duke jetuar me dy standarde etike e duke u shtirur sipas nevojave e rrethanave të momentit? A nuk je sfilitur duke premtuar vazhdimisht për një gjë dhe duke bere në fakt diçka tjeter? Mundohu ta thjeshtosh pak jetën tende duke përdorur vetem një standard: Biblën.

Copyright 2010, Integrity Resource Center, Inc. Adaptuar me leje nga "Caste integriteti me Rick Boxx,"një komentar mbi çështjet e integritetit në pune nga këndvështrimi i Krishtere. Për të mësuar më shumë mbi Qendrën e Burimeve mbi Integritetin ose për t’u regjistruar si lexues i Çasteve të përditshme të Integritetit të Rick-ut, vizitoni www.integrityresource.org.

CBMC INTERNATIONAL:  President: Robert Milligan,
1065 N. 115th Street, Suite 210 ▪ Omaha, Nebraska 68154 ▪ U.S.A. TEL.: (402) 431-0002 ▪ FAX: (402) 431-1749 ▪ E-MAIL:
info@cbmcint.org Pyetjet dhe kerkesat ju lutemi t’i drejtoni tek: www.cbmcint.org

Reflektim/Diskutim Pyetje

  1. Si do të përgjigjeshe në rast se dikush do të të bënte pyetjen nëse femrat dhe meshkujt përdorin të njëjtat standarde etike si në punë ashtu edhe në jetën e tyre private?
  2. Thuaj me sinqeritet, a ke vepruar  ndonjëherë në kundërshtim me vlerat etike që i ke konsideruar të tuat? A ke demonstruar në punë qëndrime të cilat në jetën private nuk do t’i demonstroje asnjëherë ose anasjelltas?
  3. Sipas mendimit tënd, cilat janë disa nga arsyet që i shtyjnë njerëzit të sillen me standarde etike të dyfishta? Si mund të mënjanohet kjo sjellje konfliktuale?
  4. A pajtohesh me sugjerimin për të përdorur Biblën si reference për një etikë të shëndoshë në punë dhe në jete? Pse, ose pse jo?

SHENIM: Në rast se e ke Biblën dhe do të deshe të lexoje më tepër në lidhje me këtë teme, drejtoju pasazheve si më poshtë:

Fjale të Urta 10:9, 11:3, 20:14; 2 Korintasve 1:17-20; Kolosjaneve 3:17,23; Jakobi 5:12

0 komente:

Post a Comment