headerphoto

KREATIVITETI – DHE SKEPTICIZMI

MONDAY MANNA
Në ndihmë të përsosjes së
moralit në jetë dhe në punë.
Nentor 29, 2010

Nga: Robert D. Foster

Një nga liderët botërorë më të respektuar të shekullit të XX ka qenë indiani Mahatma Gandi (1869-1948). Ja një prej thënieve të tij më madhështore:

                "Në fillim ata të injorojnë. Pastaj qeshin me ty.
                 Pastaj të luftojnë. Pastaj ti fiton!"

Gjithmonë më kanë pëlqyer historitë e mendimtarëve të mëdhenj, shpikësve të famshëm, atletëve të shkëlqyer dhe eksploratorëve të guximshëm. Të gjithë këta njerëz, meshkuj ose femra, të rinj ose të moshuar, minoritet ose shumicë, kanë qenë njerëz që kanë rendur pas instinktit të tyre krijues, kanë vënë në përdorim talentet e tyre dhe kanë pasur nxitjen e brendshme për t’i kthyer ëndrrat e tyre në realitet. Ja disa nga historitë e mia më të preferuara:  

"E dashur, jashtë bën ftohtë!” ka qenë kënga që i kishte mbetur në gojë 13 vjecarit Çester Grinud (Chester Greenwood) në një ditë të acartë dhjetori të vitit 1873. Për të mbrojtur veshët teksa rrëshqiste mbi akull Çesteri sajoji një copë teli me funde të veshura me copë, diçka të ngjashme me kufjet e sotme. Shokët e tij filluan të qeshnin, por ai vazhdonte rrëshqitjen mbi akull ndërsa ata u futën brenda për të ngrohur veshët që iu ishin tharë nga të ftohtit. Në moshën 17 vjeçare Çesteri aplikoi për të marrë një licence dhe për 60 vjet rresht fabrika e tij  prodhoi mbrojtëset e veshëve. Kjo ide e beri atë shumë të pasur.

Emri FRISBI (FRISBEE) jo gjithmonë ka qenë përdorur për të emërtuar disqet plastike fluturuese që i shohim shpesh kur njerëzit luajnë me to nëpër parqe. Bill Frisbie kishte kompaninë Frisbie Pie Company në Brixhport, Konektikat të SHBA-ve. Të gjitha pastat që prodhonte kompania e tij piqeshin në të njëjtin tip ene të rrumbullakët me anë të ngritura e fund të gjerë që kishte gjashtë vrima të vogla. Hedhja dhe pritja e këtyre enëve u shndërruar në sport tepër popullor, por doli një problem – enët metalike, po mos të priteshin saktë, mund të shkaktonin plagosje e dëme të tjera. Komshinjtë zemëroheshin shumë kur iu thyheshin xhamat e dritareve, kurse një nënë u tmerrua kur pa të i birin që ishte prerë keqas në dorë. Në vitet 1940 u shpik plastika dhe sot FRISBI është i regjistruar si markë e posaçme e prodhimeve të një kompanie të madhe lodrash për fëmijë. 

Historia ime e tretë e preferuar, e cila ka të bëjë me një njeri krijues që u përball me mosbesimin e të tjerëve, gjendet në katër librat e parë të Testamentit të Ri të Biblës. Është historia e Jezu Krishtit, të cilin në shekullin e pare, udhëheqësit fetarë u përpoqën ta injoronin kurse udhëheqësit politikë e tallën dhe e poshtëruan. Ne krye të tre vjetëve ata filluan ta luftonin atë me force; gjithçka u mbyll me vdekjen e tij i kryqëzuar

Por, siç dëshmon historia, ky nuk ishte fundi Jezusit. Nëpërmjet leximit të librit të mirënjohur Mjelma e Zezë, ne zbulojmë se ndodhi e pamundura dhe e pabesueshmja: Jezu Krishti u ngjall.

Ata që nuk e deshën, fillimisht e injoruan, pastaj e tallën dhe pastaj e luftuan. Por më në fund, duke risjellë në mendje thënien e Gandit 2000 vjet më pas, ishte Jezusi që doli fitimtar!

Ata që përlëvdojnë Jezu Krishtin – në punë, në shtëpi, në vendet e adhurimit – duhet ta kenë të qartë se edhe ne mund të përballemi me tallje, mosbesim madje edhe me armiqësi. Por ne marrim zemër nga ajo që thuhet tek Hebrejve12:3 – “Kujtoni, pra, atë (Jezusin) që duroi një kundërshtim të tillë nga ana e mëkatarëve kundër tij, që të mos rrënoheni e ligështoheni në shpirtin tuaj.”

Ne kemi edhe këtë premtim: “Prandaj, o vëllezërit e mi të dashur, qëndroni të fortë e të patundur duke ia përkushtuar tërësisht veten veprës së Perëndisë, se mundi juaj në Zotin nuk është i kotë” (1 Korintasve 15:58).

Marrë dhe adaptuar nga  The Challenge (Sfida), shkruar dhe botuar nga  Robert D. and Rick Foster. Inkurajohet leja për riprodhim. Për pyetje ose komente shkruani në këtë adresë: 29555 Goose Creek Rd, Sedalia, CO  80135, U.S.A.,  fax (303) 647-2315.

CBMC INTERNATIONAL:  President Robert Milligan
1065 N. 115th Street, Suite 210 ▪ Omaha, Nebraska 68154 ▪ U.S.A. TEL.: (402) 431-0002 ▪ FAX: (402) 431-1749 ▪ E-MAIL:
info@cbmcint.org Kërkesat ose pyetjet mund t’i drejtoni tek: www.cbmcint.org

Reflektim/Diskutime  Pyetje

  1. Dikur një “ekspert” deklaroi se numri i kompjuterëve që i duhen botës nuk është më shumë se tetë. Të tjerët qeshën me idenë e shpikjes së “karrocës pa kalë.” A mund të kujtosh shembuj të tjerë kur njerëzit e talentuar janë përballur me mosbesimin?
  2. Mendo për ndonjë rast nga përvoja jote kur, nje ide novatore që ke pasur, të ka hasur në nënvleftësim nga të tjerët e, megjithatë, ajo është bërë në realitet. Si u ndjeve në atë situatë derisa gjithçka doli me sukses?
  3. A je ndjerë ndonjëherë i kundërshtuar dhe i sfiduar kur ke dashur të integrohesh me kërkesat e përditshme të punës? Si ke vepruar?
  4. Çfarë mendon se mund të mësojmë nga mënyra se si Jezu Krishti reagoi ndaj kundërshtimit dhe si mund ta lidhësh këtë me situata nga jeta jote?

 

Në qoftë se do të shikosh edhe pasazhe të tjerë biblikë që lidhen me këtë temë, referohu si më poshtë:

Romakëve 5:3-5; Filipianëve 3:12-14; 2 Timoreut 3:10-14; James 1:2-4; 1 Pjetri 1:6-9

0 komente:

Post a Comment