headerphoto

A MUND TE JESH I MIRE PA PERENDINE!

Nga: Rick Boxx

MANNA E SE HENES
Në ndihmë të përsosjes së
moralit në jetë dhe në punë.
Tetor 4, 2010

Kohët e fundit lexova rubrikën “Besimi” të gazetës sonë lokale, ku një ateiste përshkruante përpjekjet e saj për t’i mësuar fëmijët se si te bëhen njerëz “te mire”, por pa iu referuar fare Biblës.

Duke shpjeguar parimet që qëndronin në themel të mësimeve të saj, ajo citonte dy thënie. “Sillu me njerëzit ashtu siç do të doje që ata te silleshin me ty” dhe “Bëje të mirën edhe kur askush nuk të shikon”. Ajo kishte harruar të përmendte, ose nuk e dinte fare, se të dy këto parime gjenden ne Fjalën e Perëndisë. I pari është një thënie e Jezusit tek Mateu 7:12, kurse i dyti është pjesë e predikimit të Jezusit në Mal dhe gjendet gjithashtu tek Mateu 6:1-4.

Autorja e shkrimit i referohej konceptit të “të qenit njeri i mire” sikur ky te ishte një dhunti standarde, dhunti që vjen vetvetiu, në mënyrë të natyrshme, mjafton qe ta kërkosh. Jezusi i ka dhënë shpjegim të prerë kësaj ideje fikse tek Mateu 19:16-17, kur një fisnik, i ri ne moshe dhe e i pasur, e pyet:  

"Mësues i mire, çfarë të mire duhet të bëj që të kem jetë të përjetshme?”
“Pse më quan mua të mirë?”, iu përgjigj Jezusi,  “ Vetem Një është i mirë, Perëndia. Nëqoftëse do te hysh në jetë, bindu urdhërimeve”.

Jezusi po e mësonte të riun (që ka shume gjasa të ishte ndonjë sipërmarrës a tregtar i dëgjuar në qytetin e tij) se tipari i “të qenit i/e mirë” përftohet vetem nëpërmjet marrëdhënieve personale me Perëndinë dhe jo thjesht nga dëshira e dikujt për të qenë i tille. Problemi qëndron në faktin se edhe kur përpiqemi të bëjmë gjëra të mira, ne nuk jemi asnjëherë të sigurt mbi pastërtinë e motiveve që na shtyjnë t’i bëjmë ato. Në Bibël thuhet: “Zemra gënjehet më shumë se çdo gjë tjetër dhe sëmuret në mënyrë të pashërueshme; kush mund ta njohë atë!” (Jeremia 17:9).

Për shembull: kur ti bën një mirësi për një klient apo koleg pune, a mund të jesh 100 perqind i sigurt se ti nuk po e bën këtë për të fituar simpatinë e tij ose se nuk  po e bën me qellim qe ta detyrosh atë që, në të ardhmen, të bëjë për ty një mirësi të ngjashme? E mira që bën mund të quhet vërtet mirësi, por arsyeja prapa saj mund të jetë e tillë që tregon se, në thelb, këtë mirësi ti ia bën vetes tënde.

Ja pse apostulli Pal shkroi: “…nuk ka asnjë që të bëjë mirë, as edhe një” (Romakeve 3:12). Me këtë ai nuk thotë se është e pamundur për secilin nga ne që të bëjë mirësi, por thekson se edhe mirësitë tona më të mëdha janë kurdoherë të njollosura nga mëkati, gjë të cilën Bibla e quan si “akt rebelimi ndaj Perëndisë”, i shprehur në ngulmimin e njeriut për t’i shërbyer vetes dhe interesit të vet personal.

Ka njerëz që pohojnë me këmbëngulje se, si rregull, njerëzimi është i mirë; se “të bërit keq” është përjashtim nga ky rregull. Por, po të jemi të ndershëm, ne duhet ta pranojmë se shpesh, pavarësisht nga qëllimi ynë i mirë, bëjmë gjëra të cilat e dimë se janë të papranueshme, ose, me saktë, bëjmë gjëra të mira të nisur nga  motivacione të gabuara. 

A mos do të thotë kjo se të bësh mirë në punë, në familje, në komunitet etj., qenka gjë e pavlere? Aspak! Ne thjesht duhet të dimë se cili është burimi i vërtetë i të mirës. Jezusi e përcakton këtë tek Gjoni 15:5, “…pa mua nuk mund të bëni asgjë.” Me këtë pohim ai ve ne dukje se e mira origjinale, e pacenuar nga motive egoiste, mund të përftohet e të funksionojë vetëm nga prania e fuqisë së Perëndisë në punën dhe jetën tonë.

Të jesh i mirë e të bësh mirë përbën një tipar të shkëlqyer për gjithsecilin qe e aspiron këtë tipar, por ne përsosjen e këtij tipari duhet të kemi parasysh se thelbi i te mirës, duam apo nuk duam ne, është kurdoherë lidhur pazgjidhshmërisht me urdhërimet e Perëndisë. Copyright 2010, Integrity Resource Center, Inc. Adaptuar me leje nga "Caste integriteti me Rick Boxx,"një komentar mbi çështjet e integritetit në punë nga këndvështrimi i Krishterë. Për të mësuar më shumë mbi Qendrën e Burimeve mbi Integritetin ose për t’u regjistruar si lexues i Çasteve te përditshme te Integritetit te Rick-ut, vizitoni www.integrityresource.org.

CBMC INTERNATIONAL:  President: Robert Milligan,
1065 N. 115th Street, Suite 210 ▪ Omaha, Nebraska 68154 ▪ U.S.A.
TEL.: (402) 431-0002 ▪ FAX: (402) 431-1749 ▪ E-MAIL: info@cbmcint.org
  Pyetjet dhe kerkesat ju lutemi t’i drejtoni tek: www.cbmcint.org

  1. Reflektim/ Diskutim/ Pyetje
    A pajtohesh me pohimin se duam apo nuk duam ne, burimi i të mirës është Perëndia? Pse, ose pse jo?
  2. A të kujtohet ndonjë rast kur dikush të bëri një mirësi dhe me vonë e kuptove se ai e kishte bërë atë për motive egoiste? Shpjego se si u ndjeve kur e kuptove këtë gjë.
  3. Çfarë mendon për pohimin se edhe mirësitë tona më të mëdha janë të njollosura nga ai që Bibla e quan “mëkat” ? Shpjegoje përgjigjen.
  4. Si mund te ndikoje pozitivisht ne jetën dhe punën tende pranimi i faktit se Perëndia është burimi i te mirës?

SHENIM: Në rast se e ke Biblën dhe do deshe te lexoje më shumë mbi këtë temë, shiko pasazhet si me poshtë:
Isaia 64:4-7; Mateu 6:16-18; Romakeve 7:14-25; Filipianeve 4:13; Titusi 3:5

0 komente:

Post a Comment