headerphoto

LIGJET E VJELJES – NE PUNE E NE JETE

Nga: Robert J. Tamasy

MANNA E SË HËNËS
Në ndihmë të përsosjes së
moralit në jetë dhe në punë.
Tetor 11, 2010

Për shumë prej nesh që jemi aktivë në botën profesionale dhe të biznesit, jeta e fshatit dhe e fermerëve është thuajse e panjohur. Megjithatë, shumë parime që janë thelbësore për bujqësinë, janë të zbatueshme edhe në mjedisin tonë. Për shembull, ashtu sikundër fermeri duhet ta kultivojë tokën duke përgatitur farën për mbjellje, edhe ne biznes ne duhet të “kultivojmë” klientët dhe partnerët tanë potencialë duke ndërtuar marrëdhënie dhe duke i bindur ata se “do të shërbehen më mire nga ne se sa nga ndonjë kompani tjetër konkurruese”.

Një parim tjetër ka lidhje me ato që quhen “ligjet e vjeljes apo të korrjes”. Çdokush që merret me bujqësi e ka te lehtë që t’i kuptoje këto ligje, por ne nuk na duhet as eksperience bujqësore dhe as ndonjë shkollë e posaçme agronomie për të vlerësuar rendësin e tyre. Këto ligje universale gjenden ne kapitullin e gjashtë, tek Galatasve, në Testamentin e Ri të Biblës:

Ti do të  korrësh atë që do të mbjellësh. Po mbolle farë karote, karota do te mbinë. Po mbolle rrepa, rrepa do të vjelësh… e keshtu me radhe. Kjo ligjësi mund të aplikohet ne fushën e biznesit duke marre si shembull fenomenin e mosbesimit. Po tregove vazhdimisht mosbesim ndaj punonjësve apo klientëve të tu, ka shume gjasa që ata të të përgjigjen po me mosbesim. Por, po i trajtove njerëzit me mirësjellje dhe dashuri, do te marrësh si shpërblim të njëjtat ndjesi të tyre ndaj teje. “…sepse ç’të mbjellë njeriu, atë edhe do të korrë” (Galatasve 6:7).

Të korrat do t’i kesh në një stinë tjetër nga ajo e mbjelljes. Edhe një kopshtar amator e di fort mirë se nuk mund të presësh që një bimë të cilën e mbjell sot, ta gjesh të nesërmen të rritur e të pjekur. Në të njëjtën mënyrë, “farat” qene mbjellim sot – për mire a për keq – nuk do ta japin produktin e tyre pa kaluar ca kohë. Sa shpesh dëgjojmë për biznesmenë që vuajnë pasojat e veprimeve të gabuara që i kanë bërë vite më parë? Anasjelltas, ne mund të jemi të drejtë e të ndershëm në punën tonë, por frytet e këtij qëndrimi korrekt mund të qëlloje që t’i vjelim pas shumë kohe. “…do të korrim në kohën e vet” (Galatasve 6:9).

Ti do te vjelësh më tepër nga sa ke mbjellë. Në qoftë se mbjell një kokërr misri, ti pret të korrësh shumë më tepër se aq. Nga ajo kokërr ti mund të presësh dhjetëra kallinj. E zbatuar kjo në mjedisin e biznesit do të thotë se, në qoftë se ne bëjmë ç’mosin për të kënaqur një klient apo partner, ne kemi të drejtën te ushqejmë shpresën se me të nuk do të bëjmë biznes vetëm një here, por shumë herë. Por, nëse fillojmë e tregohemi të vegjël duke u përpjekur të kursejmë para në dëm të cilësisë që kemi premtuar, nuk kemi pse të habitemi po te vërejmë se edhe klientët ose partnerët do të na mashtrojnë sapo të gjejnë rast. “Sepse ai që mbjell për të kënaqur natyrën e tij mëkatare, nga kjo natyrë (mëkatare) do te korrë shkaterrimin; ai qe mbjell për të kënaqur Frymën, nga Fryma do te vjelë jetën e përjetshme” (Galatasve 6:8).

Të korrat do t’i kesh vetëm po qe se këmbëngul me durim.  Çdokush mund të ketë një ide të mirë. Çdokush mund të fillojë një biznes interesant. Dhe çdokush mund t’ia hyjë një karriere premtuese. Por vetëm ata që këmbëngulin duke iu përmbajtur një vizioni, janë ata të cilët ia dalin me sukses deri ne fund duke iu rezistuar vështirësive e pengesave. Është mendjelehtë ai fermer që, pasi ka lëruar e mbjellë token, nuk gjendet në gatishmëri për të përballuar momentin e të korrave. Në biznes nuk ka kuptim investimi moral dhe profesional në rast se nuk ke durim për të pritur të korrat që vijnë prej tij. Edhe biznesmenit më të suksesshëm i është dashur të përballoje kohëra të zymta të mbushura me dështime. Por ai ka qenë në gjendje t’i përballojë ato sepse nuk e ka humbur kurrë vizionin dhe nuk i është shmangur kurrë objektivit. “Le të mos ligështohemi duke bërë mirë; sepse, po nuk u ligështuam, do të korrim në kohën e vet” (Galatasve 6:9).

Robert J. Tamasy është nënpresident për Komunikimin i “ Leaders Legacy, Inc.”,  një shoqate jo fitimprurëse me bazë në Atlanta, Georgia, U.S.A. Veteran i gazetarisë profesioniste prej më shumë se 38 vjetësh, ai është autor i librit “Business At Its Best: Timeless Wisdom from Proverbs for Today’s Workplace” (River City Press) dhe bashkautor me David A. Stoddard në veprën ”The Heart of Mentoring: 10 Proven Principles for Developing People to Their Fullest Potential” (NavPress). Për më shumë informacion shiko www.leaderslegacy.com ose blogun e tij, www.bobtamasy.blogspot.com.

CBMC INTERNATIONAL: President: Robert Milligan,
1065 N. 115th Street, Suite 210 ▪ Omaha, Nebraska 68154 ▪ U.S.A.
TEL.: (402) 431-0002 ▪ FAX: (402) 431-1749 ▪ E-MAIL: info@cbmcint.org
Ju lutemi adresoni cdo kerkese tek: www.cbmcint.org

Reflektim/Diskutim Pyetje

  1. A ke punuar ndonjëherë ne bujqësi? Në rast se po, a ke vërejtur aty ndonjë prej parimeve që përmenden në këtë Manna të së Hënës?
  2. A pajtohesh me pohimin se “ligjet e korrjes” gjejnë zbatim edhe në botën profesionale dhe të biznesit? Pse, ose pse jo?
  3. Cili nga katër ligjet e korrjes të duket me i zbatueshëm në rrethanat e tua personale? Shpjegoje përgjigjen.
  4. A të ngjall çudi fakti se ndonjërin prej këtyre ligjeve nuk e kishe marre parasysh më parë? Cilin konkretisht?

SHENIM: Në rast se e ke Biblën dhe do deshe të shikoje pasazhe të tjera në lidhje me këtë temë, referoju si me poshtë:

Mateu 9:37-38, 13:24-32, 25:14-30; Marku 4:1-20; Joeli 1:11

0 komente:

Post a Comment