headerphoto

MESIME QE DALIN NGA “PINJONET”

Nga: Robert D. Foster

MONDAY MANNA
Në ndihmë të përsosjes së
moralit në jetë dhe në punë.
Tetor 18, 2010

Çfare kane te perbashket njerezit e meposhtem?

      Stiven Xhobs: Biznesmen i madh amerikan, kerkues dhe shpikes ne fushen e teknologjise.
      Xheki Robinson:  Njeriu qe theu barrierat racore ne bejsbollin amerikan.
      Nelson Mandela: Ish president i Afrikes se Jugut, i cili realizoi unitetin kombetar.
      Nene Tereza: Nje bukuri e Perendise qe sakrifikoi jeten per te varferit dhe njerezit ne nevoje.

Secili prej ketyre njerezve ka qene, sic e quaj une, “nje pinjon”. Ne mekanike pinjon quhet nje kunj i cili sherben per te mos lejuar qe timoni te dale nga boshti. Pinjonet perdoren gjeresisht ne mekaniken bujqesore per te lidhur pas traktoreve makinerite e ndryshme bujqesore. Ne fushen e mardhenieve njerezore individet e tipit “pinjon” quhen ata njerez te cilet kompaktesojne bashkesi te caktuara njerezish. 

Duke e pare nga nje kendveshtrim tjeter, mund te thuhet se nje individ i tipit “pinjon” ka aftesi te medha per te sjelle ndryshime. Per te pershkruar individe qe luajne rol vendimtar ne suksesin e nje veprimtarie te caktuar, perdoren terma te ndryshem si “person kyc”, “shtylle” etj. Ne basketboll  pinjoni eshte ai lojtar qe “luan topin”, kurse ne ushtri  zakonisht eshte togeri ai qe e luan kete rol. Ne familje rolin e pinjonit Perendia ia ka caktuar babait dhe nenes; jane ata qe sigurojne mbijetesen ne xhunglen e jetes se perditeshme.  
"Queme los barcos!" Keto fjale, te cilat te perkthyera kane domethenien “digjini anijet”, u thane nga ekploratori i famshem Hernando Kortes, ne mars 1519, gjate fushates per te pushtuar Perandorine Azteke qe ndodhej ne territoret e Meksikes se sotme. Kortesi u nis nga Spanja me 11 anije dhe 500 burra ne kerkim te “thesarit te madh”. Menjehere sapo shkelen ne brigjet e gadishullit te Jukatanit, ai i habiti njerezit e tij kur u dha urdher qe t’i digjnin anijet. Nepermjet ketij urdheri Kortesi po bente nje pohim te thjeshte, por te vendosur: “Nuk ka kthim mbrapa, nuk ka terheqje”. Keshtu Kortesi, pushtuesi i Meksikes u be nje “pinjon”.

Bibla na jep shume shembuj “pinjonesh”, individe me aftesi te jashtezakoneshme qe kane vepruar me guxim dhe trimeri per te ndjekur thirrjen e Perendise pa patur frike nga pasojat. Ja disa prej tyre:

  • Abrahami u bind kur i be thirrje nga Perendia qe te nisej, megjithese nuk e dinte se ku do te shkonte (Zanafilla 17).
  • Gideoni i udhehoqi izraelitet drejt nje fitorje madheshtore pavaresisht se rrethanat nuk qene te favorshme (Gjykatesit 7).
  • Esteri, nje vajze hebreje, me guxim deshte te bente nje hap para dhe te perdorej qe populli i saj te kursehej nga masakra. (Esteri 2-9).
  • Danieli  guxoi te qendronte i vetem mes kulturave pagane (Danieli 1-10).
  • Davidi, i pershkruar si nje “njeri me zemer pas Perendise”, i sherbeu brezit te tij sipas vullnetit te Perendise pavaresisht nga deshtimet e tij te shumta personale.

"Keshtu thote Zoti ‘Mbi ke pra do ta kthej shikimin tim? Mbi ate qe eshte i perulur, ka fryme pendimi dhe dridhet nga fjala ime’” (Isaia 66:1-2).

Ne qofte se te behet thirrje ose nese te paraqitet rasti ne pune a ne komunitetin ku jeton, a ke aftesi dhe deshire te behesh pinjon? A je pinjon ne shtepine tende?

Marre dhe adaptuar nga Take Three on Monday Morning, nje meditim nepermjet e-maili-it i publikuar nga Robert D. Foster. Lejohet riprodhimi. Per pyetje dhe komente shkruani tek: 29555 Goose Creek Rd, Sedalia, CO  80135, U.S.A., ose dergoni faks tek (303) 647-2315.

CBMC INTERNATIONAL:  President Robert Milligan,
1065 N. 115th Street, Suite 210 ▪ Omaha, Nebraska 68154 ▪ U.S.A.
TEL.: (402) 431-0002 ▪ FAX: (402) 431-1749 ▪ E-MAIL: info@cbmcint.org
Per kerkesa te ndryshme drejtohuni tek: www.cbmcint.org

Reflektim/Diskutim Pyetje

  1. A ke njohur ndonje individ te tipit “pinjon” atje ku ke punuar. A mund ta pershkruash ate?
  2. Cilat mendon se jane karakteristikat themelore te nje individi te tipit “pinjon” ne pozicione te ndryshme te fushes se biznesit, botes profesionale, administrates shteterore apo kudo ku ka lindur nevoja per te kompaktesuar njerezit? 
  3. A pajtohesh me faktin se njerezit e tipit “pinjon” jane te rendesishem ne mjedisin ku jetojne dhe veprojne? Pse, ose pse jo?
  4. Perserisim pyetjen qe shtron zoti Foster: “Ne rast se te paraqitet rasti, a je i gatshem te veprosh si pinjon ne jete dhe ne pune?  Si mendon, “pinjon” lind apo behesh? Shpjegoje pergjigjen.

SHENIM: Ne rast se e ke Biblen dhe deshiron te shikosh pasazhe te tjere ne lidhje me kete teme, referoju vargjeve  si me poshte:

1 Mbreterit 7:14-26,54-61, 18:16-46; Nehemia 1:1-2:20; Veprat e Apostujve 4:32-37, 11:19-26

0 komente:

Post a Comment