headerphoto

A MUND TË BASHKËJETOJNË PUNA ME ADHURIMIN ?

Nga: Austin Pryor

MONDAY MANNA
Në ndihmë të përsosjes së
moralit në jetë dhe në punë.
25 tetor 2010

 

Kur kam qënë ithtar fare i ri i Jezusit më kanë folur për rëndësinë që ka adhurimi i përditshëm ndaj Perëndisë mbi baza individuale. Dija se duhej t’i drejtohesha zemrës së Atit, duke ndarë çiltërsisht me Të shpresat dhe ëndrat, nevojat dhe shqetësimet e mia. Dija gjithashtu se sa e rëndësishme është që të dëgjosh përgjigjen e Perëndisë nëpërmjet meditimit dhe përsihatjes së fjalëve të Tij që ndodhen në Shkrimet e Shenjta. Shërbesa ime ndaj Perëndisë duhej të ishte gjithmonë e gërshetuar me udhëtimin tim pranë Tij.

Në fillim e gjithë kjo më dukej si një detyrim shtesë që buronte nga jeta si i krishterë. Kur nuk gjeja kohë që t’i drejtohesha Perëndisë, sidomos në mëngjes (ose kur nuk e bëja këtë gjë për ditë me rradhë), mundohesha t’i shërbeja Atij dhe të plotësoja detyrat e mia shpirtërore në forma të tjera.

Fakt është se jo gjithmonë e kisha shtysën për t’i dedikuar kohë Perëndisë, sidomos në mëngjes, por nga ana tjetër, desha që një shtysë të tillë ta kisha patjetër. Desha të ndjeja atë lloj urie shpirtërore
për praninë e Perëndisë e cila nuk mund të kompensohej me lutjen e shkurtër para ngrënies së një sandvici në mëngjes. Prandaj vazhdova të lutem: “Zot më jep më shumë vullnet për të kaluar më shumë kohë me
Ty.” Ndodhi që kjo kërkesë u plotësua më së miri.

Në librin e tij me titull “Të dëshirosh Perëndinë”, Xhon Pajper (John Piper) e përshkruan bukur motivimin tonë për t’i përkushtuar kohë Perëndisë:

“Adhurimi është një mënyrë për t’i kthyer Perëndisë rrezatimin e vlerave të Tij… Kjo mund të shprehet edhe ndryshe: “qëllimi final i njeriut është të përlëvdojë Perëndinë duke e ndjerë atë përjetësisht pranë."

Kur të të bëhet zakon që çdo mëngjes të kalosh kohë të mjaftueshme me Perëndinë, do të fillosh të ndjesh praninë e Tij gjatë gjithë ditës në një mënyrë krejt të re. Sipas logjikës që përdoret në librin e Bill Brajtit me titull “Perëndia: njiheni se kush është”, unë do të radhis disa nga premtimet që përmbush Perëndia, p.sh. në fushën financiare. Megjithatë, duhet thënë se premtimet e Perëndisë mbulojnë një spekter
shumë më të gjerë të sfidave të jetës. Ja disa prej premtimeve:

• Kur të jemi të pa orientuar Perëndia do të na japë drejtim.
Mund të mbeshtetemi tek Ai që të na ndihmojë për të bërë plane financiare dhe investime të studjuara. Ja se si premton Ai: "Unë do të të edukoj e do të të mësoj rrugën nëpër të cilën duhet të ecësh; unë do të të
këshilloj dhe do të mbaj syrin tim mbi ty"
(Psalmi 32:8).

•Kur të ndihemi të frikësuar Perëndia do të na mbrojë.
Humbja e punës, dalja e sforcuar në pension, një investim i gabuar në një treg të pasigurtë etj, mund të shkaktojnë frikë për të ardhmen. Por ne mund të marrim zemër nga ftesa që na bën Ai: "Hidheni mbi Të gjithë ankthin tuaj sepse Ai kujdeset për ju” (1 Pjetrit 5:7). Duke pasur besim tek Ai, Ai do të na mbrojë dhe do të na japë besimin për t’i mposhtur frikërat tona.

• Kur të humbasim kurajon, Perëndia do të na e japë atë.
Nuk është e lehte të jetosh me të ardhura të pakta dhe të mos kesh mundësi të plotësosh disa kërkesa bazë të familjes. Duhet kohë për të grumbulluar paranë e duhur dhe, ndoshta, investimi që ke bërë për këtë qëllim nuk po i jep frytet e tij. Kur ne luftojmë me vështirësitë Perëndia na thotë: "Mos ki frikë dhe mos u thyej sepse Zoti, Perëndia yt, është me ty kudo që të shkosh” (Jozueu 1:9). "Unë do të të forcoj dhe njëkohësisht do të të ndihmoj; do të të mbaj me dorën e djathtë të drejtësisë sime" (Isaia 41:10).

• Kur të ndjejmë dhimbje në shpirt Perëndia do të na qetësojë.
Megjithëse Perëndia është gjithmonë me ne, Ai e tregone praninë e tij në mënyra krejt të veçanta, pikërisht kur ajo na nevojitet më shumë se kurrë."Bekuar qoftë Perëndia dhe Ati i Zotit tonë Jezu Krisht; At i përdëllimeve dhe Perëndia i gjithë ngushëllimit që na ngushëllon për gjithë shqetësimet tona." (2 Korintasve 1:3,4).

Si i permbush Perëndia këto premtime në jetën e përditëshme? Nganjëherë duke ndryshuar rrethanat, por më shpesh duke ndryshuar këndvështrimin tonë në lidhje me to. Gjatë kohës që kalojmë sëbashku
me Të, Ai na udhëheq, na inkurajon dhe na paqëton nëpërmjet Fjalës së Tij, nëpërmjet lutjes dhe me anë të Frymës. Ati ynë mezi pret që të na hapë sytë e zemrave tona që të mund t’i shohim dashurinë dhe
besnikërinë së Tij dhe t’iu gëzohemi atyre.

***
Austin Pryor është themeluesi i Sound Mind Investing, financial
planning newsletter and website. Mund të lexosh më shumë mbi parimet
e Sound Mind Investing tek www.soundmindinvesting.com.

CBMC INTERNATIONAL:  President Robert Milligan,
1065 N. 115th Street, Suite 210 ▪ Omaha, Nebraska 68154 ▪ U.S.A.
TEL.: (402) 431-0002 ▪ FAX: (402) 431-1749 ▪ E-MAIL: info@cbmcint.org
Lutemi t’i adresoni kërkesat tuaja tek: www.cbmcint.org
***

Reflektim/ Diskutim/ Pyetje

  1. Si i përgjigjesh idesë për t’a bërë adhurimin pjesë të pandashme të të gjithë ditës tënde të punës?
  2. A ke bërë ndonjëherë përpjekje që ta fillosh ditën duke kaluar ca kohë me Perëndinë? Cilat janë pengesat që të ndalojnë ta bësh këtë gjë vazhdimisht?
  3. Autori i Mannës së sotme rradhit një sërë përfitimesh që vijnë nga përkushtimi i kohës për lutje dhe studimin e Shkrimeve të Shenjta. Cili nga këta përfitime, nëse sheh ndonjë, është më i rëndësishëm për
    ty? Shpjegoje përgjigjen.
  4. Në rast se do të vendosje që çdo mëngjes t’i kushtoje pak minuta shoqërisë me Perëndinë, cilat mendon se do të ishin rezultatet e asaj dite pune?

SHËNIM: Në rast se e ke Biblën dhe do të deshe të shikoje pasazhe të tjerë në lidhje me këtë temë, referoju vargjeve si më poshtë:
Jozueu 1:8; Psalme 19:14, 119:18; Vajtimet 3:22-23; Gjoni 15:7; Filipjanëve 4:6-7;

0 komente:

Post a Comment