headerphoto

FORCA E PABESUESHME E NJË IDEJE

Nga: Robert Foster
Në ndihmë të përsosjes së
moralit në jetë dhe në punë.
23 Gusht, 2010

Gjatë vitit të kaluar kam lexuar rreth 30 libra të ndryshëm, por njëri prej tyre m’u bë shumë për zemër: Djali që korri erën, shkruar nga Uilliam Kamkvamba (William Kamkwamba) dhe Brajan Miler (Bryan Mealer). Libri bën fjalë për Billin 14 vjeçar, i cili jetonte në një fshat të vogël, të goditur nga thatësira, në Malavi të Afrikës juglindore. Ai dhe familja e tij, ashtu si gjithë të tjerët në atë fshat, nuk kishin në shtëpi as ujë të rrjedhshëm dhe as elektricitet. S’kishin para, s’kishin arsimim, s’kishin asnjë mundësi, por Billi – Uilliam Kamkavamba – kishte një ide!

Uilliami nuk deshte t’i braktiste ëndërrat e tij. Autorët shkruajnë: ”… me një grusht kaçamak misri në stomak, me një pirg të vogël librash të vjetër shkencore dhe me një arsenal të tërë kurioziteti dhe vendosmërie ai iu fut një plani të guximshëm për t’i siguruar familjes së tij disa lukse të cilat mund t’i kishin vetëm 2 përqind e malavjanëve”.

Në një vend ku grumbulloheshin vjetërsira ai mblodhi gjithçka që i duhej për të sajuar një mulli me ërë, i cili u shndërrua në një barcaletë për fshatin, derisa, më në fund, ëndrra u kthye në realitet. Uji pompohej lart nga një pus dhe shërbente për të prodhuar energji të mjaftueshme për të ndezur një llampë të vetme në kasollen ku banonte familja e tij.

Forca e një ideje (ose ëndërre) është motorri që mund të transformojë mënyrën se si mendojmë e jetojmë. Nga mesi i viteve 1970, një djaloshi të quajtur Bill Gejts që sapo braktisi universitetin, i lindi një ide. Kjo ide e çoi në krijimin e një kompanie pararojë në fushën e software-it të quajtur Microsoft. Janë 4000 kompani të tilla të suksesëshme, të regjistruara në bursë, origjina e të cilave ka qënë dikur vetëm një ide, një shkëndijë që dha shkasin për zhvillim.

"O Perëndi, më jep një ide." Kjo ishte lutja e thjeshtë e një të riu të quajtur Douson Trotmen (Dawson Trotman), i cili u bë themeluesi i “Navigatorëve”, një shërbesë e krishterë e përhapur në të gjithë botën, të cilën Perëndia e përdori për t’ju gjendur pranë mijra shpirtrave njerëzorë.
Dhe ishte fund i viteve 1950 kur ime shoqe, Marian, më tha: “Ja se ç’mund të bëjmë Bob.” Kështu, teksa rrinim pranë pishinës në Rencin e Tangue Verdes në Tukson të Arizonës U.S.A., u mboll një farë e cila shpërtheu më vonë në formën e rencit të madh të Lost Vallejit që ne e ngritëm në Kolorado për të pritur miq.

Çasti kur na vjen një ide nuk është gjithëmonë çast i përshtatshëm për ta vënë atë në zbatim. Nganjëherë gjëja më e mirë që mund të bësh është të presësh derisa të vijë koha e përshtatëshme, të gjenden burimet krijuese dhe të krijohet bashkepunimi midis njerëzve të duhur për t’i dhënë jetë idesë. Prandaj, në qoftë se ke një ide, sado e mirë që të jetë ajo, lëre mënjanë për një farë kohe. Jepi mundësi Perëndisë të bëjë punën e vet. Hapat që duhen ndjekur kur lind një ide janë: lutja, planifikimi dhe përgatitja.

Kur kthej kokën prapa përgjatë këtyre 50 vjetëve të fundit, e shoh veten djalë të vogël (megjithëse isha 40 vjeç), i cili, me përulje dhe me përkushtim korri erën e thirrjes që i bëri Shpirti i Shenjtë duke guxuar t’i futet diçkaje të panjohur: të ktheja në realitet një ide të thjeshtë duke besuar tek Perëndia.

A ke para teje lumenj që të duken të pakalueshëm? A ke para teje male të cilëve nuk u shpon dot tunele? Më besoni, Perëndia është mjeshtër për të realizuar gjëra që ne na duken të pamundura. Ai mund të bëjë atë që nuk e bën dot asnjë forcë tjetër në botë.

Perëndia na premton kështu: "M’u drejto dhe unë do të të përgjigjem dhe do të të tregoj gjëra të mëdha e të padepërtueshme të cilat ti nuk i di" (Jeremia 33:3).


Reflektim/ Diskutim/ Pyetje

  1. A mund të kujtosh dike, ndoshta edhe veten tënde kur ke pasur një ide të jashtëzakonshme që u zhvillua më tej si një biznes i frytshëm? Si mendon se të erdhi ajo ide?
  2. Cila është përgjigja më e saktë që mund të jepet kur një ide trajtohet si qesharake dhe të tjerët i kundërvihen asaj? Si bëhet e mundur që të kalohen pengesa të tilla?
  3. Robert Foster këshillon që, në momentin që lind një ide, nuk duhet vepruar menjëherë, por duhet të pritet për ”t’i dhënë kohë Perëndisë që të bëjë punën e vet.” A je dakord me këtë këshillë? Pse, ose pse jo? Dhe, në qoftë se je dakord, si e kupton që ke pritur aq sa duhet?
  4. Si mendon se mund të zbatohet më mirë procesi me tre faza: lutje, planifikim dhe përgatitje?

Shënim: Në rast se e ke Biblën dhe do deshe të lexoje pasazhe të tjerë në lidhje me këtë temë, shiko vargjet si më poshtë:
Zanafilla 1:26-30, 41:25-40; Nehemia 2:11-30; Psalme 37:4-5, Fjalët e Urta 3:5-6, 16:3,9; Veprat 2:17

6 komente:

Gjergji Kollumbi said...

shume e bukur kjo fjale. Faleminderit eshte ajo qe me duhet per situaten time

Anonymous said...

Shume njerez e dine shume mire se cfare duhet te bejne dhe se kush eshte menyra me e Perendishme per te realizuar kete ide qe Perendia e ka dhene. Por shpesh here bien dhe gabojne, tek lutja dhe te pritja. Te lutja sepse kerkojne ate qe ata duan dhe si e duan ata, duke harruar se kujt po i luten dhe se si po kerkojne, dhe te pritja, pasi nuk presin por rrezikojne gjithcka ndonjeher edhe vete falijne dhe maredhenien me Perendin e tyre.

Anonymous said...

Duhet te them se jam shum e dakort me parafolsin. Njerezit bien shpesh ne keto dy pika, pasi keto jane pikat me kryesore qe kjo ide te jete e sukseshme, ata kujtojne se planifikimi dhe zbatimi ne terren jane me te rendesishmet. Por ne fakt lutja dhe pritja per kohen e zotit jane celesi per nje ide dhe enderr te realizuar me sukses. Pasi Perendia i plotfuqishem eshte mbrapa ketij personi duke u kejdesur dhe bekuar.

albaniashalom said...

Komente shume te bukura!

Bekime Miq!

Shpendi said...

Pershendetje,

Ne lidhje me Monday Manna te dt. 23 Gusht:

1. Ideja e biznesit tim nuk mund te quhet e jashtezakonshme, pasi ka pasur lidhje me punen qe beja me pare.
Po keshtu kam pare shume raste kur njerezit vazhdojne te ushtrojne biznesin ne fushen ku kane pasur njohuri paraprake.
Ne rastin tim mendoj se idene e biznesit ma frymezoi se pari Perendia, nepermjet nevojes per nje cilesi ndryshe te sherbimit
ndaj biznesit.
2. Duhet te mos dekurajohemi, por te analizojme dijet dhe pregatitjen shpirterore te kundershtuesve apo tallesve te idese sone,
duhet te analizojme nese ky kundershtim vjen per arsyet e mesiperme, apo nga xhelozia, apo nga tentativa per ta marre ata kete ide.
3. Kur kemi nje ide, jam dakort qe duhet te presim, duhet te analizojme idene, te pregatitemi se si do te veprojme me pritshmerite
dhe pengesat qe mund te na dalin rruges. Por para se gjithash duhet te falenderojme Perendine per idene dhe te lutemi qe kjo ide
te jete e mbare dhe frytdhenese.
4. Lutja eshte pjese e pandare e jetes se besimtareve te krishtere dhe nuk do te mungoje edhe ne rastin e nje ideje te re. Planifikimi
dhe pregatitja jane pjese e cdo veprimtarie biznesi, dhe edhe ne rastin e nje ideje te re duan vemendjen, kohen dhe perkushtimin,
biles edhe me shume se ne veprimtarite e tjera te biznesit.

Bekime,
Shpendi

Ilirjana said...

shume, shume e bukur, faleminderit

Ilirjana

Post a Comment