headerphoto

RREZIKU I TE MOS BËRIT TË GJËRAVE PËR TË CILAT KE PASION

Nga: Jim Mathis
Në ndihmë të përsosjes së
moralit në jetë dhe në punë.
21 Qershor, 2010

Dua t’ju rrëfej mbi dikë që e njoh, dikë të cilin e quajta “Bob Piktori”. Bobit i pëlqente të vizitonte muze arti ndaj vendosi të bëhej piktor. Studioi artin e mjeshtrave të mëdhenj dhe filloi të bënte kopje të punëve të tyre. Penelatë pas penelate ai mësoi shumë mbi ngjyrat, materialet e pikturës dhe arriti të bëhej një piktor i zoti.
Artisti i tij i preferuar ishte Vincent Van Gogu ndaj vendosi që t’i kopjonte të gjitha pikturat e tij. U aftësua aq shumë në kopjimin e veprave të Van Gogut saqë erdhi një ditë kur ai mund të bënte një kopje të përsosur edhe pa e parë më origjinalin.

Bobi i paraqiti pikturat e tij në një ekspozitë arti, por anëtaret e jurisë qeshën dhe thanë, “Këto janë kopje të Van Gogut. Janë gjëra të bëra një herë.” Bobi u mërzit ca, por qëndroi deri në fund në ekspozitë. Aty ai pa shumë piktura të tjera frymëzuese, të reja e të ndryshme nga ato që ishte mësuar të shikonte në muze. Në çdo cep të ekspozitës ai pa vepra arti të mrekullueshme.

Pastaj u ul për t’u menduar teksa dëgjonte grupet muzikore që luanin aty pranë. Grupi i parë luajti disa melodi të njohura që ai i kishte dëgjuar shpesh në radio. Më pas në skenë doli një grup tjetër. Në pamje ata ngjanin me një grupin e tij të preferuar të viteve 1964. Edhe muzikën e kishin të njëjtë. Luajtën të gjitha hitet e atij grupi, të kompozuara midis viteve 1964-1968. Nuk ishin gjë tjetër veçse një kopje e grupit të tij të preferuar.

Bobi mësoi se ky grup ishte paguar me disa qindra dollarë për të bërë muzikën e grupit të vjetër dhe për t’u dukur si ai, kurse piktorët dhe artistët e tjerë ishin të detyruar të paguanin ata disa qindra dollarë për të ekspozuar punimet e tyre artistike. Bobi u hutua. Ai pyeste veten se si ka mundësi që të quhej i pranueshëm kopjimi i një lloj arti dhe i papranueshëm kopjimi i një lloji arti tjetër.

Kjo e dekurajoi Bobin. Ai vendosi ta tradhtojë ëndrrën e tij artistike dhe të behej llogaritar sepse ndjeu se ishte më komod po të merrej me paranë konkrete. Tash e tutje ai nuk do të preokupohej me çështjen nëse duhej të vazhdonte të kopjonte artin e të tjerëve apo të fillonte të krijonte artin e vet. Kështu “Bob Piktori” vdiq kurse “Bob Llogaritari” jetoi edhe 54 vjet të tjerë.

Unë nuk e kam qëllimin të debatoj nëse është e pranueshme të kopjosh muzikë dhe nuk është e pranueshme të kopjosh piktura. “Morali” i kësaj historie është se Bobi e vdiq ëndërron e tij; ai braktisi atë që dëshironte –ndoshta dhuntinë që i pati dhënë Perëndia- për të marrë një rrugë më të sigurt e më të garantuar.

Sikur Bobi ta dinte që më parë se pasioni i tij ishte llogaria, ky vendim do të quhej një vendim i drejtë. Por për shkak të pengesave që hasi, aspiratat e tij artistike ku ndoshta mund të kishte një të ardhme të shkëlqyer, nuk u realizuan kurrë. Duke qënë se ai u tregua i aftë që të kopjonte punët e mjeshtrave të mëdhenj, Bobi ndoshta mund të arrinte të krijonte stilin e tij dhe të bëhej një Gogen ose Renuar modern. Këtë nuk do ta mësojmë kurrë.

Po ti? A po rend pas pasioneve të tua, pas atyre ëndrrave me të cilat zgjohesh çdo mëngjes, i gatshëm për të kapur çdo mundësi që të ofron jeta? Apo je bllokuar me një punë që nuk të kënaq fare? Bibla na mëson, “Dhe çdo gjë që të bëni, me fjalë a me vepër, t’i bëni në emër të Zotit Jezus, duke falenderuar Perëndinë Atë nëpërmjet Tij” (Kolosianeve 3:17). Është shumë lehtë të bësh gjithçka që ke dëshirë të bësh.


Reflektim/ Diskutim/ Pyetje

  1. Duke parë mbrapsht në karierën tënde, a ndjen se je në rrugën e duhur drejt asaj që shpreson të jesh? Pse ose pse jo?
  2. Duke supozuar se rroga dhe përfitimet e tjera janë të parëndësishme, dhe se ti mund të bësh gjithçka që dëshiron të bësh, a do të vazhdoje të bëje atë që bën tani? Nëse jo, çfarë do deshe të bëje?
  3. Nëse nuk je i kënaqur me punën që bën ose me karierën tënde në përgjithësi, çfarë ndryshimesh do të ndërmerrje për të nisur një rrugë drejt një pasioni të cilin e shijon plotësisht? Edhe nëse ti vetë je i lumtur me punën që bën, çfarë këshille mund t’i japësh dikujt të cilit i mungon ky sadisfaksion?
  4. Pasazhi i Biblës i cituar në këtë “Manna të së Hënës” thekson se ne duhet ta bëjmë punën tonë në emër të Zotit Jezus duke falenderuar Perëndinë Atë. A mendon se Perëndia ka vërtet interes për llojin dhe cilësinë e punës që bën ti?

Shënim: Bibla ofron edhe pasazhe të tjerë në lidhje me këtë temë:
Fjalë të Urta 12:11, 13:4, 22:29; Predikuesit 12:13-14; 1 Korintasve 3:9; Kolosjanëve 3:23-24

7 komente:

Elona said...

Shume shume e bukur! Ju faleminderit!

Mikja juaj,
Elona.

Anonymous said...

Shume njerez i braktisin endrrat, per shkak se te tjeret nuk i miratoje. Shume e mbajne edhe mesazhin e Ungjillit te fshehte sepse e dine qe shume njerez do t'i refuzojne dhe ne kete menyre nuk jane te vertete. Por asnjehere nuk mund te jesh i lumutur nese nuk ben ate qe ke deshire te besh dhe per te cilen Perendia te ka thirrur.

SHume bekime!!!

Anonymous said...

shum prekese ,vecanerisht per mua sepse tani jam ne prag te zgjedhjes se universitetit dhe tani jam perballe endrres time dhe zgjedhjes ,,,por jam e bindur qe perendia ka nje plan te mrekullueshem qe aj e pelqen dhe mua do me mbushe gjithashtu ,,,i besoj Atit tim gjithcka qe aj ka do behet realitet !zoti ju bekofte! eni klosi

Altin Bici said...

Po e vertete kjo historia e Bobit piktorit eshte teper domethenese.
Shtegtimi yne i perkohshem ketu ne toke do te ishte me i kendshem nese ne do te ndjekim pasionet tona.
Por jeta jone do te behej me e persosur nese ne do te nderthurim pasionet tona me planin e Perendise ne jeten tone.

Maqka Totoni said...

Per mua nuk eshte ndonje rrezik i madh , pasioni me i madh duhet te jete KRISHTI ,ZOTI DHE MBRETI YNE !!!

Ariee said...

1. Jo vetem qe kam, por ndonjehere me ndodh edhe vete mua ky problem. Ky fakt me sjell tension dhe ndjenje faji per moskryerjen ne kohe te asaj qe duhej kryer ne kohe.
2. Shtyerja pafund e puneve sjell tension, shqetesim, ndjenje te pakendshme faji dhe ka plot raste kur puna e humbet vleren nese nuk kryhet ne kohen e duhur.
3. Ka raste kur nga moskryerja ne kohe e nje pune te caktuar ka pasoja te pariparueshme, psh mos vajtja ne kohe per nje kontroll mjekesor, mund te coje ne pasoja te pariparueshme.
4. Ne rast te nje pune te lene pas dore keshilla e pare do te ishte lutja dhe shpresa per ta filluar punen pa humbur kohe, duke i ditur pasojat e mos kryerjes ne kohe.


Bekime,
Shpendi

Gjystina said...

Eshte vertete inkurajuese mesazhi i kesaj historie,pasime nxit per enderrat qe kam dhe dua ti bej realitet!
Bekime
Gjystina Golloshi

Post a Comment