headerphoto

PUNA E SOTME NUK DUHET LËNË PËR NESËR

Nga: Rick Warren
Në ndihmë të përsosjes së
moralit në jetë dhe në punë.
28 Qershor, 2010


Shumica prej nesh kanë përjetuar tëtë faza të shtyrjes në kohë të gjërave që u është dashur të bënin:

Faza 1: “Kësaj radhe do ta filloj herët.” (Faza e shpresës)
Faza 2: “Duhet të filloj shpejt.” (Faza me pak tension)
Faza 3: “Duhej ta kisha filluar më shpejt.” (Faza e fajësisë)
Faza 4: “Ka ende kohe për ta bërë.” (Faza e sigurisë së rreme)
Faza 5: “Çfarë po ndodh me mua?” (Faza dëshpëruese)
Faza 6: “Nuk do të pres më!” (Faza e dhimbjes së madhe)
Faza 7: “Ta bëj ç’kam për të bërë” (Faza e tejkalimit të hezitimit)
Faza 8: “Radhës tjetër do ta filloj më shpejt” (Faza e ripërsëritjes së ciklit)

Zgjatja në kohë e gjërave, sidomos në punë, mund t’u shkaktojë dëme të mëdha të tjerëve dhe vetes tonë. Ajo krijon tension të panevojshëm dhe hap probleme. Për shkak të saj ka humbje në kohë dhe në kapital.

Problemi është se stërzgjatja është një sëmundje kronike. Sa më thellë zhytesh në të, aq më të vështirë e ke të shërohesh prej saj. Shtyrja e gjërave në kohë shndërrohet në mënyrë jetese duke shkaktuar probleme serioze për ty dhe për të tjerët.

Bibla ne jep një këndvështrim për sëmundjen e shtyrjes së gjërave në kohë: “Kush e ka mendjen te era nuk ka për të mbjellë dhe kush rri e shikon retë nuk ka për të korrur” (Predikuesit 11:4). Pra, në rast se pret për kushte perfekte, asnjëherë nuk do të kryesh punë.
Cila është zgjidhja? Kam katër këshilla:

  • Mos e shfajëso veten!
  • Ki parasysh se perfeksionimi e paralizon veprimin!
  • Përballoji me guxim ndrojtjet!
  • Fokusohu tek rezultati jo tek mundimi që duhet për ta arritur atë!
Me fjalë të tjera, sa herë që ke diçka të rëndësishme për të bërë, mos e shty: BËJE TANI!
Çfarë DETYRASH, që duhej t’i kryeje i ke zvarritur deri tani, megjithëse e di mirë që duhet t’i kryesh patjetër? Diçka në punë, në familje apo në kishë? Tani është koha për veprim. Bëje!
Edhe kjo lutje e thjeshtë mund të ndihmojë: “O Zot, më ndihmo të kryej atë që kam për të kryer. Më ndihmo që ta kryej TANI!”

Bibla na jep edhe dy pohime të tjera që na ndihmojnë të korrigjojmë veten nga zakoni i keq i shtyrjes: “Mos e mbivlerëso ditën e nesërme. Ti nuk e di se ç’mund të ndodhë midis të tashmes dhe të ardhmes” (Fjalët e Urta 27:1). “Kjo është dita që ka bërë Perëndia, gjej kënaqësinë dhe gëzohu në të” (Psalmet 37:4).

Kjo është e VETMJA ditë që kemi në dispozicion dhe ndofta jo të gjithën. Prandaj, BËJE Ç’KE PËR TË BËRË!


Reflektim/ Diskutim/ Pyetje

  1. A ke ti (ose ndonjë koleg pune a ndonjë familjar i yti) problem me zgjatjen e gjërave në kohë. Përshkruaj se çfarë ndjesie të ngjall ky fakt.
  2. Cilat janë disa nga efektet e dëmshme që shkaktohen nga shtyrja pafund e punëve?
  3. Mendo një situatë të caktuar në punë ose në shtëpi kur ti apo dikush tjetër e ka stërzgjatur kryerjen e një pune të rëndësishme. Cili ishte rezultati? A ishte e mundur që të riparoheshin pasojat? Pse ose pse jo?
  4. Në qofte së diçka të rëndësishme në pune e ke lënë pasdore, cilat janë hapat që duhet të ndërmarrësh për t’u hedhur në veprim? Çfarë këshille do t’i jepje një zvarritësi kronik të punëve?

Shënim: Bibla ka edhe pasazhe të tjerë në lidhje me këtë temë:
Fjalët e Urta 10:4-5, 18:9, 24:27; Kolosjanëve 3:17, 23; Hebrenjëve 3:13-15; Jakobi 4:13-17

1 komente:

Shpendi said...

1. Jo vetem qe kam, por ndonjehere me ndodh edhe vete mua ky problem. Ky fakt me sjell tension dhe ndjenje faji per moskryerjen ne kohe te asaj qe duhej kryer ne kohe.
2. Shtyerja pafund e puneve sjell tension, shqetesim, ndjenje te pakendshme faji dhe ka plot raste kur puna e humbet vleren nese nuk kryhet ne kohen e duhur.
3. Ka raste kur nga moskryerja ne kohe e nje pune te caktuar ka pasoja te pariparueshme, psh mos vajtja ne kohe per nje kontroll mjekesor, mund te coje ne pasoja te pariparueshme.
4. Ne rast te nje pune te lene pas dore keshilla e pare do te ishte lutja dhe shpresa per ta filluar punen pa humbur kohe, duke i ditur pasojat e mos kryerjes ne kohe.


Bekime,
Shpendi

Post a Comment