headerphoto

KRITIKA BËN MIRË

Nga: Robert J. Tamasy
Në ndihmë të përsosjes së
moralit në jetë dhe në punë.
24 Maj, 2010

Vlera e shkrimtarit del më mirë në pah në rast se ai bashkëpunon me një korrektor të mirë letrar. Këtë e dinë të gjithë shkrimtarët e zotë. Shkrimet kanë nevojë për korrektim letrar krijues. Kjo do të thotë se, përveç korrigjimeve në lëmin gramatikor, shpesh jepen sugjerime për qartësimin e frazave, madje edhe paragrafëve të tërë, në mënyrë që idetë e shprehura të dalin më të plota. Korrektimi letrar është një element thelbësor i mënyrës së komunikimit të veprës së shkrimtarit me publikun.
Por korrektimi letrar nuk është punë e lehtë. Kur ai mungon ose nuk bëhet mirë, atëherë shkrime e novela të mrekullueshme nuk arrijnë të mbërrijnë me të gjithë forcën e tyre shprehëse tek lexuesi. Për çdo shkrimtar ka dy rrugë: ose t’i nënshtrohet me seriozitet vërejtjeve e sugjerimeve të korrektorit letrar, ose ta injorojë atë me mendimin se ai nuk është në gjendje ta kuptojë gjenialitetin letrar të shkrimtarit.

Vlera e korrektimit (e kritikës konstruktive, siç e quajnë disa) nuk shtrihet vetëm mbi punën e shkrimtarëve. Ajo gjen zbatim në shumë fusha. Edhe punonjësi më i talentuar, artizan, punëtor, shitës, menaxher apo drejtues ekzekutiv kompanie, ka nevojë të mësojë e të perfeksionojë aftësitë e veta. Prandaj duhen gjithmonë mendimet dhe këshillat e një të jashtmi, të një vëzhguesi objektiv, i cili është në gjendje të përcaktojë të metat dhe dobësitë dhe të japë sugjerime për eliminimin e tyre.

Fatkeqësisht, kritika nuk është gjithmonë e mirëpritur. Shpesh ajo kundërshtohet e nuk pranohet për shkak se njeriu që kritikohet mendon se po e fyejnë e po ia mposhtin krenarinë. Por mospranimi i kritikës ka pasoja të mëdha negative. Mbi këto pasoja flet kapitulli i 15-të i Fjalëve të Urta të Biblës:

Është marrëzi të injorosh kritikën. Ndoshta është e dhimbshme të kritikohesh, por është në interesin tonë që t’u kushtojmë vëmendje kritikave. “Budallai e përçmon korrigjimin nga ati i tij, por ai që e çmon kritikën vepron me zgjuarsi” (Fjalët e Urta 15:5).

Mospranimi i kritikës është shkatërrimtar për jetën. Të korrigjohesh do të thotë që të kthehesh në rrugën që kishe nisur. Mospranimi i korrigjimit mund të na shtyjë në një rrugë të gabuar, shpesh pa kthim mbrapa. “Një qortim i rëndë për atë që braktis rrugën e drejtë; ai që urren kritikën ka për të vdekur” (Fjalët e Urta 15:10). “Veshi që e dëgjon kritikën e jetës ka për të qëndruar bashkë me të urtët. Kush nuk pranon qortimin e përçmon vetë shpirtin e tij, por ai që i vë veshin qortimit bëhet më i urtë” (Fjalë të Urta 15:31-32).

Të mbysësh kritikën do të thotë t’i kthesh shpinën mençurisë dhe urtësisë. Po nuk ishim të hapur ndaj kritikës nuk do ta pranojmë atë edhe në rastin kur ajo është në të mirën tonë absolute. Sidoqoftë, nuk është veprim i mençur të mos i kushtosh fare vëmendje kritikës.“Tallësi nuk e do atë që e kritikon, ai nuk shkon tek të urtët” (Fjalët e urta 15:12).

Mbajtja parasysh e kritikave të ndihmon për të qartësuar planet dhe qëllimet e tua. Një mënyrë për të vlerësuar cilësinë e planeve dhe qëllimeve të tua është që të gjesh mundësinë që për këto plane e qëllime të japin këshilla e mendime shokët e tu më të afërt. Duke i pasur parasysh ato, mund të nxjerrësh konkluzione më të sakta. “Pa këshilla planet dështojnë, por ato realizohen atje ku ka një mori këshilltarësh” (Fjalët e Urta 15:22).

Që të pranosh kritikën duhet përulësi. Jeta është proces të mësuari. Ky proces shpesh nënkupton se duhet të pranosh me përulësi faktin se nuk mund t’i dish të gjitha. Përulësia më e madhe është nënshtrimi ndaj Perëndisë dhe njohja e autoritetit të Tij mbi jetën tënde edhe në qoftë se kjo kërkon të sakrifikosh dëshirat e tua personale. “Frika e Zotit është një mësim diturie dhe përpara lavdisë vjen përulësia” (Fjalët e Urta 15:33).


Reflektim/ Diskutime/ Pyetje
  1. Si reagon ndaj kritikës?
  2. Cila është përgjigja jote tipike kur dikush të thotë se si mund të kishe bërë më mirë diçka në jetë a në punë?
  3. Cilën bën më mirë: këshillimin për korrektim të të tjerëve apo korrektimin e vetvetes? Shpjegoje përgjigjen.
  4. Cili nga pasazhet e Fjalëve të Urta 15 të duket me më domethënie për ty? Pse?

Shënim: Bibla ka edhe pasazhe të tjerë në lidhje me këtë temë. Ja disa prej tyre:
Fjalët e Urta 11:2,14, 12:15, 13:10, 16:18,19:20,27, 20:18, 22:4, 24:5-6, 27:17

6 komente:

Maqka Totoni said...

Kush qorton dike ka per te gjetur pastaj favor me te madh se ai qe i ben lajka me fjale .f,u.28[23]; Kush e do korigjimin do diturine , por ai qe e urren kritiken eshte budalla . f,u. 12 [1]!Kush e kursen shufren urren birin e vet , por ai qe e do e korrigjon me kohe. f,u. 13 [24].

Shpendi said...

1. Perpiqem te kuptoj ne lidhje me kritiken, dhe per te njejten gje konsultohem edhe me miq e te aferm te tjere.
2. E analizoj kete sygjerim, dhe perseri konsultohem me miq e te aferm.
3. Korrektimi i vetvetes ne rradhe te pare.
4. Te gjitha pasazhet e Fjaleve te Urta 15 kane vleren e vet dhe percojne mesimin per perulesi, pranim te kritikes, keshillim, dituri, besim.

Bekime,
Shpend

Ermira Ceco said...

Flm per inkurajimin Zoti te Bekovte

Ridi Aridan said...

Paqe mbi bijte dhe bijat e PERENDIS guxim dhe kurajo dhe therritni duke bertitur emrin ZOTIT JEZUS po fort shum fort vetem AI te qliron dhe te ben fitimtar

Taqke Kosta said...

SEPSE AI QE BANON BRENDA NESH .ESHTE ME I MATH SE AI KE ESHTE NE BOTE....SEPSE NE KEMI NJE ZOTIN QE ESHTE I GJALLE DHE VEPRUES NE JETEN TONA ...POR JEZUSI THA:MIRNI ZEMER SEPSE UNE E MUNDA BOTEN >..................AMEN ......PAQIT BEKIMET TE ABRAHAMIT

Ermira Ceco said...

Flm per inkurajimin. Eshte e vertet. Qe Jezusi eshte zot i gjall dhe i verte. Jezusi eshte zot i shqiptareve. Haleluja. Keshtu thote zoti: Shqiperia do te thirret me emrin e Zotit. Po,amen.

Post a Comment