headerphoto

JEMI KRIJUAR QË T’U SHËRBEJMË TË TJERËVE

Nga: Dr. Rick Warren
Në ndihmë të përsosjes së
moralit në jetë dhe në punë.
31 Maj, 2010

Çdo krijese mbi këtë tokë Perëndia i ka dhënë një ose më shumë aftësi të veçanta. Nga e dimë këtë? Në Testamentin e Vjetër të Biblës thuhet: “Duart e tua më kanë bërë dhe më kanë dhënë trajtë…” (Jobi 10:8). Disa kafshë vrapojnë, disa hidhen, disa notojnë, disa zvarriten dhe disa fluturojnë. Kjo vlen edhe për njerëzit. Secili prej nesh është projektuar për të kryer disa funksione.

Para se të projektojnë një godinë, arkitektët shtrojnë pyetjen: “Përse do të shërbejë? Si do të përdoret? Qëllimi i përdorimit përcakton edhe formën e ndërtesës. Me fjalë të tjera, forma përcaktohet nga funksioni.

Para se të të krijonte ty Perëndia vendosi se çfarë roli do të të caktonte mbi tokë. Ai e planifikoi në mënyrë të saktë mënyrën se si do të të vinte në shërbim të Tij dhe, mbi këtë bazë, të krijoi ty. Ti je ashtu si je sepse ti je krijuar për një qëllim te caktuar. Këtë qëllim e realizon në punë, në familje ose dhe në komunitet.

Bibla thotë edhe këtë: "Ne jemi vepra e tij, e krijuar në Krishtin Jezus për të bërë punë të mira" (Efesianëve 2:10). Pra ti je vepra artistike e Perëndisë. Ti nuk je një produkt i zakonshëm, i ngjashëm me produktin e një fabrike ku nuk ka mendim. Ti je vepër origjinale, madje kryevepër unike.

Me ndërgjegje të plotë Perëndia të krijoi që t’i shërbesh Atij dhe, nëpërmjet tij, të tjerëve në mënyrë unikale. Ai i kombinoi me kujdes gjenet e tua duke të krijuar një formulë të veçantë ADN-je. Davidi e përlëvdoi Perëndinë për kujdesin që tregoi për detajet në krijimin e çdonjërit prej nesh: “Ti ke formuar të përbrendshmet e mia, ti me ke endur në barkun e nënës sime. Të falenderoj që më ke bërë kaq mrekullisht të ndërlikuar. Vepra jote e artit është e mrekullueshme" (Psalmi 139:13-14).

Perëndia jo vetëm të endi në barkun e nënës tënde para se të lindje, por Ai e vazhdoi këtë proces duke planifikuar për ty çdo ditë të jetës tënde. Davidi thotë: "…në librin tënd ishin shkruar ditët që ishin caktuar për mua megjithëse asnjë prej tyre nuk ekzistonte ende" (Psalmi 139:16).

Kjo do të thotë se asgjë nga ato që ndodhin në jetën tënde nuk është e parëndësishme. Perëndia bën çmos që të na mbrujë si misionarë për të tjerët dhe si shërbëtorë të Tij.

Asgjë nuk i shkon dëm Perëndisë. Nuk do të të pajiste me aftësi, interesa, talente, përvojë jetësore dhe dhunti në rast se nuk do t’i përdorte ato për lavdinë e Tij. Duke i njohur dhe kuptuar këta faktorë, ti mund të zbulosh se cili është vullneti i Perëndisë për jetën tënde. Bibla thotë se ti je “mrekullisht i ndërlikuar”. Ti je kombinimi i shumë faktorëve të ndryshëm: "Populli që kam formuar vetë do të shpallë lëvdimet e mia” (Isaia 43:21).


Reflektim/ Diskutim/ Pyetje
  1. Çfarë mendon për atë që pohon Dr. Warren se “Perëndia e pajisi me aftësi të veçanta çdo krijesë ne këtë planet”?
  2. Para se t’i japi formë, arkitekti kërkon të dijë që në fillim destinacionin dhe funksionet e godinës që do të projektojë. Çfarë mendon për idenë se ti je ashtu sikundër je për shkak se Perëndia të formoi për një qëllim të caktuar?
  3. Si ndjehesh përballë përcaktimit se “ti je një vepër arti origjinale dhe unike”? Të duket i saktë ky pohim apo ke dyshime mbi të. Shpjegoje përgjigjen.
  4. Dr. Warren bën një pohim të fundit duke thënë se Perëndia i përdor aftësitë, talentet, përvojat dhe dhuntitë e tua për qëllimet e veta. A je dakord me këtë? Nëse po, a mund të sjellësh ndonjë shembull nga jeta jote? Nëse jo, atëherë a mund ta shpjegosh pse-ne?

Shënim: Bibla ka edhe pasazhe të tjerë në lidhje me këtë temë. Ja disa prej tyre:
Fjalët e Urta 3:5-6, 16:4,9, 21:1; Jeremia 29:11-13; Romakëve 8:28-29; Filipianëve 3:12-14

8 komente:

Elona said...

Po une nuk jam frut i rastesise. Kam qene "e planifikuar" te lindja qe para se te krijohej toka. Jam krijuar si fryt i nje dashurie te pakushtezuar.

albaniashalom said...

Bekime Elona!!
Je e para qe e inaguron forumin tone!!

Te pershendes
Ariela

Desa said...

Lavdi Zotit qe ne jemi te krijuar sipas shembbelltyres se Tij dhe na ka krijua me nej dashuri te plot HALELUJA BEKIME ME TE PLOTA NGA ZOTI YNE I SHEJT Amen

Anonymous said...

Perendia i Bibles eshte arkitekti, krijuesi dhe mbajtesi i universit. Qellimi i Tij eshte qe te mare lavdi nga krijesat e tij dhe aq me teper nga njeriu te cilin e krijoi sipas Imazhit dhe shembelltyres se Tij, i cili eshte ndryshe nga cdo lloj krijese tjeter.

Elona said...

Ka ndonje cmim meqe jam e para? :)

Shaka se cmimi me i mire qe mund te kem jane keto materiale jete ndryshuese!

Ju kam xhan!

albaniashalom said...

:) :)

Shpendi said...

1. Eshte e qarte qe secili nga ne ka aftesi te ndryshme te lindura, te dhuruara nga Perendia.
2. Si krijesa te Perendise, jemi bere sipas shembelltyres se Perendise, por edhe per t'i sherbyer dhe per te bere gjerat e paracaktuara nga Perendia. Kjo vlen per te gjithe ne.
3. Pohimi se njerezit jemi vepra arti origjinale dhe unike eshte i sakte, perderisa Perendia na krijoi sipas shembelltyres se vet, por secilin nga ne e beri te ndryshem nga cdo tjeter prej nesh.
4. Jam dakort qe Perendia i perdor aftesite dhe talentet tona per qellimet e saj. Nese nje drejtues kishe predikon, Perendia i ka dhuruar aftesine e te folurit te qarte e me ze te embel. Nese nje mjek i mire ka aftesine te sheroje njerezit, kjo eshte aftesia qe i ka dhuruar Perendia per t'u sherbyer njerezve. Nese nje kengetar na kenaq me zerin e tij, ky ze eshte dhurate e Perendise, etj etj.

Bekime
Shpendi

Maqka Totoni said...

Sigurisht qe jemi krijuar tu sherbejme te tjereve ,sepse jemi ne KRISHTIN JEZUS . Kur AI THOTE :Nefakt kush eshte me i madh:ai qe eshte ne tryeze apo ai qe sherben ? Valle , a s'eshte ai qe rri ne tryeze ? E pra , UNE JAM midis jush porsi ai qe sherben .Luka 22 [27].atehere cfar na mbetet ne !!! BEKIME SHUME BEKIME NGA UNE .

Post a Comment