headerphoto

SI NJIHET TJETRI

Nga: Jim Mathis
Në ndihmë të përsosjes së
moralit në jetë dhe në punë.
29 Mars, 2010

Një shoku im, Dejvi, i tha një shoku tjetër, Eduardit, se donte të njihej më shumë me të dhe të bëheshin miq. Disa ditë më pas, Dejvit i erdhi me postë një kopje me dedikim e librit autobiografik të Eduardit. Libri shoqërohej me një shënim të këtij të fundit ku thuhej se aty Dejvi mund të informohej për gjithçka që donte të dinte mbi Eduardin. Po t’i lindnin pyetje, shkruante ai, mund të sqaroheshin me telefon. Dejvi u ndje i fyer. Ai kërkonte marrëdhënie me Eduardin dhe jo fakte mbi jetën e tij.

Edhe unë kam shkruar një libër të shkurtër autobiografik ku jam thelluar në çështje të ndryshme të jetës sime. Por, edhe se mendoj se shumë nga të njohurit e mi kanë lexuar të paktën një pjesë të asaj që kam shkruar, nuk do ta ngatërroja kurrë këtë lloj komunikimi me miqësinë apo me një marrëdhënie shoqërore prej kolegësh.

Kohë e përbashkët dhe përvoja të përbashkëta. Marrëdhëniet miqësore nuk ndërtohen thjesht mbi informacionin reciprok. Ato ndërtohen mbi bazën e një kohe që kalohet sëbashku dhe disa përvojave që përjetohen gjatë kësaj kohe. Në Bibël ekziston një diçka e ngjashme sipas mendimit tim: Edhe Perëndia ka shkruar autobiografinë e vet. Në Testamentin e Ri, Bibla thotë: "Të gjitha Shkrimet e tua janë të frymëzuara nga Perëndia dhe janë të dobishëm për mësim, bindje, ndreqje dhe për edukim me drejtësinë" (2 Timoteut 3:16). Ashtu si shumica e autobiografive, të 66 librat e Biblës përmbajnë histori, mësime, poezi dhe një vështrim në thelbin e personalitetit të autorit. Gjithsesi, të lexosh mbi Perëndinë dhe veprën e Tij nuk do të thotë aspak se ke krijuar një marrëdhënie të vërtetë me Atë. Ne nuk duhet të përlëvdojmë librin e Tij më shumë se vetë Atë. Informacioni mbi Perëndinë nuk mund të barazohet me dëshirën tonë për të ndenjur pranë Tij.

Ime më ka shkruajtur kujtimet e veta. Mua më ka pëlqyer libri i saj, por dashuria ime për nënën është ku e ku më e madhe se sa për librin e saj. Duke lexuar librin unë pata mundësinë ta njoh atë më mirë dhe të kuptoj më qartë eksperiencën e saj jetësore. Por marrëdhënia jonë nuk përcaktohet aspak nga fakti se, nëpërmjet librit, unë di më shumë për të.

Marrëdhëniet kërkojnë përkushtim energjie. Në vendet ku punojmë, nëpërmjet internetit, ne mund të shkëmbejmë me njeri tjetrin plot mesazhe të shkruara ose mesazhe audio e video, por ato nuk shërbejnë dot si lëndë e parë për ndërtimin e marrëdhënieve miqësore të vërteta. Miqësia kërkon investim të kohës, energji të përkushtuar dhe interesim të sinqertë për tjetrin. Askush nuk i thotë një punonjësi që intervistohet për t’u marrë në punë apo një klienti potencial se “nuk ia vlen të harxhojmë kohë për t’u njohur pak me njëri tjetrin. Ja, lexo librin tim autobiografik dhe kaq të mjafton për të më njohur mua”.

E njëjta gjë ndodh me Perëndinë. Do ta kisha shumë të vështirë të kuptoja se kush është Ai pa lexuar dhe studiuar Biblën. Por pasja e marrëdhënieve me Atë është diçka krejt tjetër. Duhet t’i përkushtoj Atij kohë të mjaftueshme dhe, me devotshmëri, të ndaj jetën time me Atë. Jezusi na mëson, “Qëndroni në mua dhe unë do të qëndroj në ju” (Gjoni 15:4), duke premtuar kështu se do të kemi jetë të frytshme, gjë që do ta kënaqë Perëndinë.

Të tregojmë atë çka kemi në shpirt. Më ka kuriozuar fakti që disa prej njerëzve më të devotshëm që njoh, nuk para dinë shumë mbi Shkrimet e Shenjta, ndërsa disa prej njerëzve më të ditur në këtë fushë tregojnë shumë pak ose aspak ndjeshmëri e dashuri ndaj të tjerëve. E pra, ndjeshmëria dhe dashuria janë cilësi të vyera që i japin përmbajtjen marrëdhënieve të Perëndisë me njerëzit e Tij.

Për këtë arsye, si biznesmen, bashkëshort, bir, artist e muzikant, unë jam përpjekur që të mbaj ekuilibrin e duhur. Mësoj mbi Perëndinë nëpërmjet Biblës, por nuk bëhem rob i të mësuarit libresk deri në atë pikë sa të neglizhoj procesin e forcimit të marrëdhënieve të mia të drejtpërdrejta me Perëndinë, detyrës për të qenë kurdoherë një aktivist i vullnetshëm në realizimin e qëllimeve të Tij.


Reflektim/ Diskutim/ Pyetje

  1. Si do të veproje nëse dikush me të cilin/cilën ke dashur të lidhësh miqësi, të të linte në dorë një libër autobiografik të vetin duke të thënë se kështu të jepet mundësia ta njohësh më mirë atë?
  2. Sipas pikëpamjes tënde, cilat janë dobitë dhe problemet që lidhen me zhvillimin e marrëdhënieve miqësore në vendin e punës?
  3. Bëj një listë me marrëdhëniet e afërta më të rëndësishme në jetën tënde duke përfshirë familjen, shokët, kolegët e punës dhe mendo për mënyrat që përdor ti për t’i ruajtur këto marrëdhënie. Si të rezulton, a bën ti gjithçka mundesh apo ka vend për të bërë më shumë? Pse ose pse jo?
  4. A e ndjen se ke marrëdhënie të vërteta në rritje me Perëndinë, të cilat shkojnë përtej pjesëmarrjes në ceremoni adhurimi apo kushtimit të disa minutave në ditë leximit të Biblës? Mundohu ta shpjegosh sa më gjerësisht përgjigjen tënde.


Shënim:
Në rast se ke dëshirë të diskutosh mbi pjesë të tjera të Biblës që kanë lidhje me këtë teme, shiko disa pasazhe si më poshtë:

Fjalët e Urta 27:17; Predikuesit 4:9-12; Gjoni 13:34-35; 1 Korintasve 3:9; Hebrenjve 10:24-25; 1 Gjonit 3:11-18

0 komente:

Post a Comment