headerphoto

MENDJELEHTESIA NE INVESTIME

Nga: Rick Boxx
MANNA E SE HENES
Sherbim per Komunitetin e Krishtere
Shtator 21, 2009
Shalom Media


Ne kushtet e krizes ekonomike globale, tema e investimeve eshte bere nje nga temat me popullore ne diskutime. Paketa investimesh qe pak vjet me pare dukeshin te forta e te sigurta, brenda nje kohe te shkurter u zhvleftesuan ne menyre drastike. Disa te ashtuquajtura “fisha blu” (kompani me financa shume te forta) papritur u katandisen me nje vlere me te vogel se sa vete fishat e lojes poker.

E pra! Shume prej ketyre investimeve ishin bere duke llogaritur qe prej tyre te merreshin fitime te aresyeshme. Ato ishin bazuar mbi performancen me te mire te kompanive dhe mbi begatine e qendrueshme qe ofronte tregu nderkombetar. Por edhe eksperte te njohur ne fushen e parashikimit ekonomik u kapen ne befasi…

Investime edhe tani mund te behen por, gjithsesi, ato nuk mund te bazohen me ne formulat e njohura. Po deshtuan per aresye te ndryshme, ato sjellin humbje te medha.

Te marrim si shembull super pasanikun qe zoteron kazinone, e cila u be teme e revistes televizive amerikane me titull “60 minuta”. Emisioni vuri ne qender te vet nje pikture qe miliarderi e kishte blere per shumen marramendese prej 139 milione dollaresh. Emisioni u mor me kete pikture jo per shkakun se ajo ishte shitur kaq shtrenjte, por per nje aresye tjeter. Piktura u be teme e emisionit sepse asaj iu krijua nje defekt shume i madh.

Ne intervisten e tij, pronari i kazinose tregoi se si gjate nje ekspozimi qe i kishte bere piktures pas blerjes, ai vete kishte bere nje veprim te pakontrolluar. I qeshur dhe plot krenari ai kishte drejtuar gishtin me vrull drejt kanavaces se kryevepres artistike, por, pa dashje, i kishte shpuar asaj nje vrime.

Perfytyroni se cfare tmerri dhe zhgenjimi pesoi ky njeri. Nje gafe e tij e castit dhe krejt e pavullneteshme ia kishte ulur menjehere vleren piktures me disa milione dollare . Mund te thuhet me plot gojen se vrima qe ai i kishte bere piktures tashme i qe hapur edhe atij vete ne zemer.

Shumica jone nuk ka per te pasur ndonjehere nje veper arti qe te kushtoje 139 milione dollare. Madje, nje gje e tille as qe na shkon neper mend. Por gjithshka eshte relative. Pavaresisht nga sasia e te ardhurave qe kemi, ne te gjithe rrezikojme qe te investojme parate – edhe shpirtin – ne gjera materiale qe mund te demtohen apo edhe te humbasin si makine, shepi, mobilje, pajisje elektronike te teknikes se fundit etj.

Bibla e trajton kete mendjelehtesi qe con ne vendosjen e ”plackes” si prioritet te jetes sone. Tek Mateu 6:19-21 Jezusi na meson, "Mos mblidh per vete thesare mbi toke, ku i brejne tenja dhe ndryshku, dhe ku vjedhesit shperthejne dhe vjedhin. Perkundrazi, mblidhni per vete thesare ne qiell ku as tenja as ndryshku nuk prishin dhe ku vjedhesit nuk shperthejne e nuk vjedhin. Sepse ku eshte thesari juaj do te jete edhe zemra juaj."

Ne kete varg Jezusi thekson se zemra jone shkon aty ku eshte investimi yne. Ne thelb, kjo do te thote se, nese nuk bejme kujdes, placka mund te behet perendia yne. Por Ai kurrsesi nuk thote se gjerat materiale jane krejtesisht te papranueshme. Tek Mateu 6:31-32 Jezusi ka thene, “Mos u shqetesoni, pra, kur thoni “Cfare do te hame ose cfare do te pime, ose me cfare do te vishemi?” …Ati juaj qiellor , pra, e di mire se ju keni nevoje per te gjitha keto gjera. Por, para se gjithash, kerkoni mbreterine e Perendise dhe drejtesine e Tij dhe te gjitha keto gjera do t’ju shtohen.”

Ku qendron pra morali i kesaj eseje?
Kur ben nje investim, degjo se c’te thote zemra. Investimet materiale kane rendesine e tyre, por ato edhe mund te zhduken. Investimet hyjnore nuk zhduken kurre. Kete na meson Jezusi.


Reflektim/Diskutim Pyetje

  1. Po te kishe bere ti nje investim te ngjashem me ate te piktures shume milioneshe te pronarit te kazinose, si do te ishe ndjere sikur ajo te demtohej aksidentalisht?
  2. Cfare mendon per thirrjen e Jezusit per te grumbulluar pasuri ne parajse? Perse e ka fjalen ai?
  3. A di per ndonje investim (tendin apo te dikujt tjeter) qe nuk e ze ndryshku, nuk mund te vidhet apo te shkaterrohet? Po te beje nje inventar te investimeve te tua “qiellore”, cfare do te perfshije ne te?

SHENIM: Ne rast se e ke Biblen dhe deshiron te dish me tej per kete teme, lexo si me poshte:

Predikuesit 5:8-15; Marku 10:17-31; Lluka 16:10-13; 2 Korintasve 9:6-11; Filipianeve 4:19; 1 Timoteut 6:17

0 komente:

Post a Comment