headerphoto

GJERAT QE I SHPREHIM PA FJALE

Nga: Robert J. Tamasy
MANNA E SE HENES
Sherbim per Komunitetin e Krishtere
Shtator 14, 2009
Shalom Media


Nje nga gjerat baze qe thuhet ne ciklin e leksioneve mbi komunikimin ne biznes qe une jap ne kolegj, eshte se vetem shtate perqind e nje komunikimi te caktuar behet nepermjet fjaleve. 93 perqindshi tjeter i ketij komunikimi realizohet jo nepermjet fjaleve qe shkembehen, por nepermjet kontaktit pamor, shprehjeve te fytyres, levizjeve te trupit, te duarve dhe toneve te zerit.

Edhe menyra se si i kemi organizuar sendet dhe letrat mbi tryezen e punes ne zyre flet shume mbi ne “Veprimet flasin me shume se fjalet.”

Duke komentuar mbi kete te vertete, Max DePree (Maks Deprii), autor dhe drejtues i njohur biznesi, thote: “ E shprehin apo nuk e shprehin me fjale, menyra se si sillen tregon shume per mentalitetin dhe vlerat morale te drejtueve ne fushen e biznesit”. Menyra se si ne i ndertojme dhe i mbajme gjalle mardheniet, se si reagojme fizikisht, se si komunikojme me te tjeret dhe, sidomos menyra se si u sherbejme te tjereve me produktet apo mendjen tone, flasin shume mbi ate cka ne jemi realisht.

Prej dekadash te tera eshte bere zakon qe firmat e biznesit te hartojne me shkrim dhe te paraqesin profilet, vizionet, misionet, qellimet dhe vlerat e tyre. Por shpesh ky lloj dokumentacioni, pasi shtypet e shperndahet heren e pare, arkivohet dhe pastaj harrohet. Ne dy firma me te cilat une kam punuar si konsulent kam vene re se jo vetem e kishin percaktuar qarte vizionin, misionin, qellimet dhe vlerat e tyre, por edhe i kishin afishuar ato dukshem neper mure per t’u pasur parasysh ne vazhdimesi nga punonjesit dhe nga vete drejtuesit.

Por edhe me i rendesishem se sa ky lloj afishimi eshte fakti qe shtabi drejtues kembengulte ne realizimin praktik te parimeve, vlerave e vizioneve qe kishte hartuar. Nga bisedat qe kam bere me punonjes, me anetare te drejtorise, me disa ish punonjes dhe me kliente te ketyre dy kompanive, kam vertetuar se keto te fundit (kompanite) bejne perpjekje aktive per t’ju permbajur atyre parimeve qe i kane percaktuar si udherrefyese.

Kjo me ben pershypje te mire sepse, sikunder thote nje thenie,”Fjalet nuk kushtojne.” Eshte kollaj te thuash se ti beson ne dicka, por eshte shume e veshtire ta vertetosh kete me vepra, sidomos ne rastet kur te jepet edhe mundesia e kompromisit. Bibla ka shume pasazhe qe i adresohen pikerisht rendesise se shoqerimit te fjaleve me vepra. Ja disa shembuj:

Fjalet tona – te mira apo te keqia – do t’u komunikohen te tjereve. Ne kushte stresi dhe preokupimi per te plotesuar detyra brenda afateve te caktuara, fjalet e nxituara e plot zemerim dalin lehte nga goja. Ne duhet te mesohemi t’i matim fjalet mire dhe t’i perdorim ato me kujdes duke pasur gjithmone parasysh se ato (fjalet tona) po u komunikohen te tjereve. “ dhe ato qe degjove nga une perpara shume deshmitareve jepua njerezve besnike qe do te jene te afte te mesojne edhe te tjere” (2 Timoteut 2:2).

Nese jemi drejues efektive ata qe na ndjekin pas do te krahasojne fjalet me veprat tona. Na pelqen ose jo, ne jemi te vezhguar. Ne japim shembullin qe duhet te ndjekin te tjeret. Thenia,”Bej si them une, por mos bej si bej une,” eshte e huaj per nje drejtues. “Ato gjera qe keni mesuar, marre dhe degjuar nga mua dhe pare ne mua, i beni… ” (Filipianeve 4:9).

Te pretendosh te behesh drejtues duhet te jesh ne gjendje te plotesosh standarte te larta kualifikimi. Bibla percakton standarte per pastoret ne kisha, por te njejtat principe jane te vlefshme edhe per drejtuesit ne fushen profesionale dhe te biznesit. “…Ne qofte se dikush deshiron te behet peshkop, ai deshiron nje pune fisnike. Duhet, pra, qe peshkopi te jete i patemete…i matur, i permbajtur,… dinjtoz…” (1 Timoteut 3:1-8).

Pra, nese kerkon te behesh udheheqes, ke detyrimin per te mos e ndare kurre fjalen nga vepra.


Reflektim/Diskutim Pyetje

  • A e dije se nje perqindje kaq e madhe e komunikimit realizohet jo nepermjet shkembimit te fjaleve? Cfare domethenie ka kjo per ty ne pergjithesi, pavaresisht se cfare ben a ku punon?
  • Sill nder mend shembuj te komunikimit jo-verbal qe ti i ve re ne jeten e perditeshme. Si mendon, ky lloj komunikimi (jo-verbal), i perforcon apo i dobeson mesazhet qe po komunikohen?
  • Gjate nje dite pune te zakonshme, sa mjaftueshem i lidh ti fjalet me veprimet e tua. Cfare ndryshimi duhet te besh brenda vetes ne rast se konstaton se eshte e nevojshme qe fjalet e tua te perputhen me mire me veprimet qe ben?
  • A pajtohesh me standartet e larta qe parashtrohen ne 1 Timoteut 1:3-8? Pse ose pse jo? (Krahaso kete pasazh me Titit 2:1-8.)

SHENIM : Nese e ke Biblen dhe do deshe te lexoje pasazhe te tjere ne lidhje me kete teme, shiko si me poshte:

Zanafilla 39:2-6; Jozueu 1:6-9; Fjale te Urta 13:16; Mateu 4:18-22; Titit 1:6-9

0 komente:

Post a Comment