headerphoto

TE PERBALLOSH PEZMIN E RENDE

Nga: Rick Warren
MANNA E SE HENES
Sherbim per Komunitetin e Krishtere
Shtator 28, 2009
Shalom Media
Pergjithesisht sejcili nga ne ndjehet i afte t’i dale per zot vetes se vet. Kur na del ndonje problem, ne bejme gjithshka qe eshte e mundur per ta zgjidhur ate sa me mire dhe vetem pastaj ndjehemi rehat. Por cfare ndodh kur, megjithe perpjekjet tona maksimale, problemi nuk zgjidhet? Shpesh i drejtohemi asaj qe shprehet me fjalet “Kur gjithshka deshton, atehere fillo e lutu”. Por cfare ndodh edhe kur lutjet nuk marrin pergjigje?
Ne rast se ndihesh i pezmatuar per shkak se Zoti vonon ne dhenien e pergjigjeve, atehere ki parasysh se vonesa nuk do te thote harrese. Fakti se mrekullia ende nuk po ndodh, nuk do te thote se Zoti nuk ka nder mend te te pergjigjet, ose se Ai te ka harruar, ose se Ai nuk do t’ja dije per ty. Do te thote, thjesht, “ende!”
Pjekuri shpirterore do te thote te njohesh ndryshimin midis “Jo” dhe “Ende jo” – ndryshimin midis mohimit dhe voneses. Bibla na thote: “Ai qe duhet te vije do te vije dhe nuk do te vonoje.” (Hebrejve 10:37).
Vonesa mund te jete nje sprove per durimin tend. Gjithkush e ka aftesine qe te tregoje durim nje ose dy here, madje edhe tri here. Prandaj Zoti vendos qe te vere disa here ne prove durimin tend deri sa ti te fillosh ta humbasesh ate.
Po pse e ben Ai kete? Qe te zbuloje se sa i durueshem je? Jo, kete Ai e di. Ai ta vonon pergjigjen qe ti vete ta kuptosh vete se sa i padurimshem je. Ne kete menyre ti do te zbulosh se cfare ndodh brenda teje dhe se cili eshte niveli yt i perkushtimit. Zoti ve ne sprove durimin tend qe ti te ndergjegjesohesh per faktin se Ai e mban fjalen pavaresisht se pergjigjet qe pret po vonojne.

Ne rast se je pezmatuar, atehere shnderroje ne te kunderten e vet kete emocion negativ duke kujtuar qe Zoti te meson te durosh gjate kohes se pritjes. Kerkoji Atij qe pezmin te ta shnderroje ne durim.
Ndoshta ti je duke kaluar kohe te veshtira dhe nuk te ze vendi. Ke pezm te rende per shkak se situata ne pune, ne shtepi, ne anen financiare ose shendetesore duket e pa menaxhueshme, e pa logjikeshme ose edhe e padrejte. Ajo te duket krejt e padurueshme dhe te shtyn qe brenda vetes te mendosh “ O Zot, nuk duroj dot me. Nuk mbaj me!”
Por ti mban qe c’ke me te!
Ti mund te perballosh me tej peshen e situates sepse me ty eshte Zoti. Ne rast se beson dhe mbeshtetesh tek Zoti, Ai te jep forcen qe te kembengulesh. Mbaj parasysh se quhesh i deshtuar vetem atehere kur e ke humbur durimin, pra te eshte tronditur besimi tek Zoti.
Mos u dorezo. Qendroi fort pezmatimit dhe coje deri ne fund sfiden me te cilen Zoti po te ballafaqon.
Ne Bibel thuhet, “Sepse ju keni nevoje per ngulmim qe, mbasi te beni vullnetin e Perendise, te merrni gjerat e premtuara. Edhe fort pak kohe, edhe ai qe duhet te vije, do te vije, dhe nuk do te vonoje” (Hebrejve 10:36-37).
Reflektim/Diskutim Pyetje

  1. Kur je ndjere teper i merzitur se fundmi? A ke aktualisht ndonje problem teper shqetesues? Shpjegoje kete situate dhe menyren se si e ke perballuar.
  2. Cili eshte reagimi yt tipik ndaj atyre situatave te veshtira qe te bejne te humbasesh vendosmerine? P.sh. ne qofte se ke probleme te renda financiare ose ne marredheniet e punes, si reagon zakonisht?
  3. Ne kohe veshtiresish a gjen prehje tek lutja? Pse, ose pse jo?
  4. Kur lutesh dhe kerkon ndihmen e Zotit per te perballuar me sukses situata te veshtira, si ndjehesh pastaj kur lutjet duken sikur nuk te jane degjuar dhe nuk marrin pergjigje? A e miraton ate qe thote Dr. Warren se pikerisht keto jane momentet qe Zoti i shfrytezon per te te kalitur durimin dhe besimin tek Ai? Shpjegoje pergjigjen sa me gjere.

SHENIM: Ne Bibel ka edhe pasazhe te tjera qe lidhen me kete teme si p.sh.:
Isaia 40:31, 41:10; Jeremia 29:11-13, 33:3; Lluka 11:9-13; Jakobi 1:2-4

0 komente:

Post a Comment