headerphoto

SI TE DALESH NGA RUTINA

Nga: Rick Warren
MANNA E SE HENES
Sherbim per Komunitetin e Krishtere
Shtator 07, 2009
Shalom Media


Eshte lehte qe te rutinizohesh ne pune – pra te vish rrotull ne te njejtin vend duke bere te njejtat gjera e duke menaxhuar te njejtat pergjegjesira. Kur gjen rehat me nje rutine te caktuar atehere ndryshimi i saj behet shume i veshtire sepse ai (ndryshimi) nenkupton aventure drejt te panjohures. Vecse rutinizimi eshte i rrezikshem. Ne lidhje me kete Humoristi Will Rogers (Uill Roxhers) thoshte, “Edhe kur je (me makine) ne korsine e duhur, po te qendrosh ne vend, me siguri qe do te te perplasin te tjeret!”

Po si ta gjesh shtytjen per te levizur vendit kur ndjen se je rutinizuar? Per shumicen e njerezve tre jane faktoret kryesore motivues per te ndermarre nje ndryshim, pavaresisht nese e duan apo nuk e duan ate.

DHIMBJA – Dhimbja, ne sejcilen nga format e saj te larmishme, na motivon per te kerkuar ndryshim. Shpesh ne detyrohemi te luajme vendit jo se shohim driten (e zjarrit), por se ndjejme nxehtesine (e tij).

PRESIONI – Ndjejme presion (psikologjik) kur mjeku na jep lajmin e ogurzi, “Ose bjer nga pesha 20 kile ose do te vdesesh”, ose kur shefi na thote, “Permireso cilesine e punes ndryshe je i pushuar.” Por ka nje problem me presionin si motivues. Ai nuk zgjat ne kohe. Kur presioni bie, pra kur problemi qe e ka shkaktuar ate gjen zgjidhje, motivimi prej tij merr fund. Gjithshka kthehet ne normalitet dhe jeta vazhdon si me pare.

LARGPAMESIA – Largpamesia realizohet kur ti je ne gjendje te shohesh tablone e plote te gjerave ose kur ke nje shtyse te fuqishme te brendeshme te shkaktuar nga nje vizion apo nje qellim. Largpamesia realizohet edhe ne momentin qe ti kupton se po i con dem aftesite e tua duke shperdoruar mjaft raste premtuese per karieren tende qe te jane shfaqur.

Por ne s’kemi pse presim qe te na vije motivimi per ndryshim si rezultat i dhimbjes, presionit apo largpamesise. Bibla na e thote qarte se kush pret per kushte ideale kurre s’ka per te bere gje. “Kush e ka mendjen te era nuk ka per te mbjelle dhe kush rri e shikon rete nuk ka per te korrur” (Predikuesit 11:4).

Ja kater hapa qe duhen ndjekur per te dale nga rutina:

  1. Merr pergjegjesi per jeten tende: Mos u bej Shfajesues ndaj vetes (duke iu gjetur aresye gabimeve qe ben) ose Akuzues ndaj te tjereve (duke ia hedhur atyre fajin per gabimet e tua). Behu Zgjedhes dhe zgjidh te dalesh nga rutina ku ke hyre.
  2. Beso se ti ke mundesi dhe aftesi: Mos thuaj me s’mundem, por fillo te thuash mundem. Po e bere kete, atehere edhe vete do te habitesh kur te shohesh se ti vertet mundesh.
  3. Qartesohu per ate cka kerkon: Shkruaj me hollesi se cfare do qe te ndryshosh vete apo qe te ndryshohet nga te tjeret.
  4. Mos prit per kushte ideale. Mos thuaj me, “keto dite, kur te qetesohen gjerat, do ta ndermarr ndryshimin”. “Ndermerre tani!” Shprehja “keto dite”, do te thote ne te vertete “asnje prej ketyre diteve”.


Reflektim/Diskutim Pyetje

  1. Mendo nje cast per jeten. A je kapur diku ne ndonje fare rutine, duke bere po ato gjera, ne po ate menyre dhe duke menaxhuar po ato pergjegjesira, pa patur gjasa per ndryshim ne te ardhmen e parashikueshme? Nese po, a je i kenaqur nga kjo gjendje? Pse, ose pse jo?
  2. Kur perballesh me nje ndryshim, cili eshte reagimi yt tipik – te frikeson, te ben qe t’i kundervihesh apo e mirepret dhe behesh pjese e tij? Shpjegoje sa me gjere pergjigjen.
  3. Cili ka qene ndryshimi me rendesishem me te cilin je perballur kohet e fundit? Ishe ti iniciator apo u shkaktua nga faktore te tjere si psh. dhimbja apo presioni?
  4. Sa te dobishme i quan kater hapat qe sygjeron Rick Warren drejt thyerjes se rutines. Cili prej tyre te duket me prane stilit dhe menyres tende ne rast se do te te duhet te ndryshosh dicka te rendesishme?

SHENIM: Po ta kesh Biblen, shiko edhe pasazhet si me poshte qe kane lidhje me kete teme:

1 Kronikave 12:32; Isaia 41:10; Jeremia 29:11; 2 Timoteu 1:7; Hebrejve 12:26-29

0 komente:

Post a Comment