headerphoto

KURRE MOS U DOREZO!

Nga: Robert D. Foster

MANNA E SE HENES
Sherbim per Komunitetin e Krishtere
Qershor 01, 2009
Shalom Media


Shkrimtari Oscar Wilde (Oskar Uajlld) ka thene, “Eksperience eshte emri qe njerezit iu vene gabimeve te tyre.” Megjithese Oskar Uajlldi e ka fjalen tek fakti se njerezit gjithmone gjejne nje justifikim per ate c’ka bejne, thenia e tij ka edhe nje te vertete nga jeta e perditeshme: “Te deshtosh eshte nje mundesi per te nxjerre mesim.”

Eshte e veshtire te pranohet deshtimi aq me teper qe shpesh ky pranim te con ne dekurajim. Kur deshtojme ndodhemi perballe tundimit per t’ju dorezuar ose jo deshperimit. Por deshtimi eshte pjese e jetes sikunder eshte edhe frymemarrja. Me deshtimin duhet te perballemi, te kthehemi aty ku e nisem dhe te fillojme perseri me shpresen se kesaj radhe do te kemi sukses. E, ne mos kesaj radhe, radhen tjeter…

Po ta marresh holle holle, te gjithe kemi perjetuar procesin e” te nisurit nga e para” pas nje deshtimi. Per shembull:

  • Te gjithe jemi rrezuar kur jemi perpjekur te ecim ne femijerine e hereshme.
  • Te gjithe gati jemi mbytur kur mesuam te notojme.
  • Te gjithe kemi pasur veshtiresi kur mesonim alfabetin dhe germezonim fjalet e para.
  • Ne loje te gjithe e kemi humbur njehere topin kur jemi perpjekur ta godasim ate.

Rowland Hussey Macy (Rouland Hasej Mejsi), themeluesi i dyqaneve te para te shumices ne SHBA, deshtoi shtate here para se dyqanet e tij te beheshin te sukseseshme ne New York. Shkrimtarit anglez John Creasey (Xhon Krizi) iu refuzuan 743 here novelat kur ishte i panjohur si shkrimtar, derisa, me pas, arriti te botoje rreth 600 romane.

Cfare qendrimi mban ndaj deshtimit? Terhiqesh i frikesuar se mos peson nje deshtim te dyte apo, me vendosmerine per te riprovuar serisht, mpreh shpaten e kurajos per te care mes veshtiresive duke qene i bindur per arritjen e suksesit?

Degjo kete keshille te cmuar nga shkrimtari Paul S. Rees (Pol. S. Ris): “Perendia i merr deshtimet tona dhe i shnderron ato ne suksese. Ai mund te na e shnderroje friken ne guxim. Ai i tret paragjykimet tona ne dashurine e tij. Ai na shtrin doren e shpetimit edhe kur jemi larg Tij. Ai eshte ne gjendje te na ktheje nga rruga e terheqjes e te na beje te perballojme serisht nga e para ate c’ka na kishte trembur ne fillim dhe te fitojme mbi armikun qe na kishte pergjunjur.”

Nuk jemi vetem. Gjithmone ki parasysh se ne betejat tona te jetes nuk jemi te vetmuar. Shiko se se cfare thone keto fjale te Perendise: “Mos ki frike, sepse une jam me ty, mos e humb, sepse une jam Perendia yt. Une te forcoj dhe njekohesisht te ndihmoj dhe te mbaj me doren e djathte te drejtesise sime” (Isaia 41:10).

Deshtimet mund te na permiresojne si njerez. Te dish te reagosh ne menyren e duhur ndaj deshtimeve eshte dicka me shume se sa thjesht te fitosh guximin qe duhet per te arritur suksesin. Gjate ketij procesi permiresohesh si njeri dhe forcohesh ne karakter. Bibla thote: “Ta konsideroni gezim te madh, o vellezer, kur ndodheni perballe sprovash nga me te ndryshmet, duke e ditur se sprova e besimit tuaj sjell qendrueshmeri Dhe qendrueshmeria te kryeje ne ju nje veper te persosur dhe te plote, pa asnje te mete” (Jakobit 1:2-4).

Besimi eshte udherrefyesi yne. Besimi – jo vetem ne veten dhe aftesite tona, por ajo qe eshte me e rendesishme , ne Zotin qe vigjelon mbi ne – eshte vendimtar per suksesin tone ne kete bote te mbrapshte qe duket e prirur vetem per te na gjunjezuar. Ja cfare thote Zoti ne Jeremia 29:11, “Sepse une i njoh mendimet qe kam per ju…mendime paqeje dhe jo te se keqes, per t’ju dhene nje te ardhme dhe nje shprese.”



Reflektim/Diskutim Pyetje

1. A mund te sjellesh ndermend dike si puna e biznesmenit Macy dhe shkrimtarit Creasey, i cili te kete deshtuar disa here me rradhe perpara se te arrinte suksesin? Cfare mund te mesojme nga njerez si keta?


2. Si reagon ti kur ndodhesh perballe nje deshtimi? Tundohesh per t’ja dorezuar veten ndrojtjes dhe deshperimit apo motivohesh per t’ja filluar me guxim nga e para. Shpjegoje pergjigjen.

3. Eshte thene se deshtimi eshte mesues me i mire se suksesi. A je dakord me kete thenie? Nese po, a mendon se keshtu eshte me te vertete?

4. Sipas pervojes tende, cfare roli (nese ka ndonje rol) luan besimi ne aftesine per te perballuar deshtimin?


SHENIM: Nese e ke Biblen dhe deshiron te shohesh edhe pasazhe te tjera ne lidhje me kete teme, referoju vargjeve si me poshte:

Jozueu 1:8; Isaia 40:31; Luka 18:1-8; Romakeve 5:3-5; 1 Korintasve 15:58; Galatianeve 6:9; Filipianeve 3:12-14

0 komente:

Post a Comment