headerphoto

KU KA HUMBUR NDJENJA E PERGJEGJESISE?

Nga: Robert J. Tamasy

MANNA E SE HENES
Sherbim per Komunitetin e Krishtere
Qershor 7, 2009
Shalom Media

Jo shume kohe me pare ne blogun tim (www.bobtamasy.blogspot.com) kam shkruar mbi temen e “ndjenjes se pergjegjesise ne pune”. Ne kete Manna te se Henes desha t’i rikthehem kesaj teme sepse me duket teper e rendesishme. Ne bisede e siper me disa biznesmene te rinj ne lidhje me rendesine e ndjenjes se pergjegjesise, nje kolegut tim iu be pyetja se si do ta klasifikonte ai pergjegjesine ne raport me veti te tjera qe kerkohen ne pune. Kjo pyetje doli per shkak se pergjegjesia eshte nje koncept thuajse i panjohur per brezin e biznesmeneve te rinj. Ajo eshte hequr nga programet e tyre shkollore.

Si rezultat i boshllekut social ne fushen e ndjenjes se pergjegjesise personale dhe profesionale, boshllek qe sa vjen e rritet, nuk te habit me moria e skandaleve qe ndodhin ne korporata te ndryshme. Jemi deshmitare te shkeljes se paskrupullt te marredhenive etike; shohim se si disa drejtues te larte i japin vetes shperblime te majme ne nje kohe qe ndermarrjet e tyre perpeliten ne vorbullen e humbjeve financiare, kurse disa te tjere bien pre e deshtimeve morale qe, per nga mesazhi skandaloz qe japin, jane te denja per kryetituj gazetash. Ne nje kohe kur ndjenja e pergjegjesise se larte nuk ka me terren dhe kur dilemat e jetes behen serioze, situata ngjason me ate qe pershkruhet ne Bibel: “Ne ate kohe nuk kishte asnje mbret ne Izrael; sejcili bente ate qe i dukej e drejte ne syte e tij” (Gjyqtaret 21:25)

Kjo thenie e Bibles vlen jo vetem per ndjenjen e larte te pergjegjesise, sjelljet dhe qendrimet korrekte ne pune, por edhe ne ambjentin familjar; ajo vlen per ceshtje te rendesishme ne lidhje me financat personale ose edhe per ceshtje fare te thjeshta si p.sh. menyra e kalimit te kohes se lire. Poeti anglez John Donne (Xhon Don) ka shkruar: “Askush nuk eshte ishull i vetmuar; cdo njeri eshte pjese e nje kontinenti”. Nuk mund t’i konsiderojme si te pavarura vendimet tona morale dhe etike, qofshin keto pozitive ose negative. Ato ndikojne dukshem tek familjet tona, tek miqe, koleget e punes dhe tek vete ndermarrja ku punojme.

Ne te vertete, ne mundemi te jemi te pergjegjshem per aq sa duam te jemi te tille. Disa njerez jane te gatshem te “japin llogari” per aspekte te caktuara, por nuk pranojne te “hetohen” per disa aspekte te tjera. Si rezultat i kesaj amullie morale ne vazhdojme te pezmatohemi tek shohim e degjojme se si drejtues te larte biznesesh bien ne katastrofa etike dhe morale pavaresisht se ne punen e tyre te perditeshme kane pasur nam te mire per ndershmeri dhe korrektese. Kjo ndodh pikerisht sepse njerezit jane te hapur vetem pjeserisht dhe, ne nje fare menyre, i vene pa reference ndaj mesimeve Perendise, kufijte e asaj qe duan te zbulojne nga vetja dhe asaj qe duan ta mbajne te fshehte.

Por, pse u dashka qe ne te lejojme nderhyrjen e te tjereve ne jeten tone? Pse u dashka te japim llogari per mendimet dhe veprimet tona krejt personale? Aresyet jane te shumta dhe qellimi nuk eshte vetem qe te ruhemi nga gabimet. Ndjenja e shendoshe e pergjegjesise na ndihmon ne realizimin e deshires sone (si bij te Perendise qe jemi) per te bere gjithmone e me mire ate c’ka eshte me e mire. Ja se cfare na meson Bibla ne lidhje me ndjenjen e larte te pergjegjesise:

Ajo na ndihmon qe te realizojme qellime dhe plane me vlera. Nuk mjafton vetem te kesh qellime te mira. Njeriut i duhen miq e shoke, sidomos partnere biznesi me ndjenje te larte pergjegjesie. Ata, jo vetem te perkrahin, por edhe te vene para pergjegjesise kur krijon shmangje nga rruga e realizimit te planeve per te cilat keni diskutuar dhe keni rene dakord se bashku. Tek Hebrenjve 10:24 thuhet, “Dhe te kujdesemi per njeri tjetrin, per t’u nxitur per dashuri dhe vepra te mira”.

Ajo na udheheq ne procesin e marrjes se vendimeve te rendesishme. Shpesh vendimmarrja eshte nje proces i thjeshte dhe drejperdrejte, por nganjehere ky proces komplikohet, sidomos kur duhet zgjedhur midis disa alternativave te mundshme. Ne te tilla raste jane partneret me ndjenje te larte pergjegjesie qe na ndihmojne jo vetem per te percaktuar alternativen e duhur, por edhe per te marre ne konsiderate motive te rendesishme e shpirterore e morale. “Planet deshtojne kur nuk ka keshillim, por ato realizohen kur ka nje mori keshilltaresh” (Fjale te Urta 15:22).

Ajo na ruan nga gabimet. Jakobi 5:16 thote: “ Rrefejani fajet njeri tjetrit dhe lutuni per njeri tjetrin”. Por, nuk eshte ceshtja te lejojme te tjeret “te na bejne kontroll”! Ceshtja eshte te dime te shprehim vullnetin tone per te qene te hapur ndaj keshillave qe na ndihmojne per te ruajtur e forcuar integritetin tone moral si ambasadore te Perendise qe jemi. Ne fund te fundit, qellimi nuk eshte te vetkufizohemi me kot, por t’i krijojme vetes mundesi te reja per suksese ne rrugen ku na prin Zoti.


Reflektim/Diskutim Pyetje

1. Kur degjon fjalet “ndjenje pergjegjesie”, cfare mendimesh te lindin, pozitive apo negative?

2. A ke pasur ndonje partner realisht te pergjegjshem, njeri i cili t’i ka dhene keshillat apo mendimet me pergjegjshmeri te plote morale dhe shpirterore? Si e ke perjetuar kete fakt dhe, a do deshe te perseritej? Pse ose pse jo?

3. Ne cilat aspekte do te kishe perfitim ne jete dhe ne pune nga ushtrimi prej teje i nje ndjenje te larte pergjegjesie?

4. Cfare cilesish do te kerkoje qe nje partner ta quaje te pergjegjshem?


SHENIM: Nese e ke Biblen dhe deshiron te lexosh te tjera pasazhe ne lidhje me kete teme, shiko vargjet si me poshte:

Fjale te Urta 11:14, 12:15, 19:20, 19:27, 20:18, 24:5-6, 27:17; Predikuesi 4:9-12

0 komente:

Post a Comment