headerphoto

TE GJESH SHPRESE NE KOHE DESHPERIMI

Nga: Ken Korkou

MANNA E SE HENES
Sherbim per Komunitetin e Krishtere Maj 25, 2009
Shalom Media



Kur ekonomia e vendit ishte e fuqishme dhe njerezit kishin mundesi kreditimi, ja se c’ bene disa prej tyre:

- Blene gjera qe nuk iu duheshin – me para qe nuk i kishin – per te lene pershtypje tek ca njerez qe nuk i donin.

Tani qe ekonomia ka rene dhe pasiguria eshte e madhe, shohim qe po te njejtet njerez:

- Mundohen te duken te qete - ndersa shpirti iu dhemb – per te lene pershtypje tek ca te tjere, te cilet, ndonese nuk flasin, shpirtin e kane cope.

Kam disa shoke qe humben para te madhe gjate vitit te kaluar per shkak te deshtimeve ne biznese ose ne investime. Sejcili prej tyre e perballon situaten ne perputhje me karakterin dhe pjekurine shpirterore individuale. Ne njerin ekstrem qendron dikush qe e ndjen veten te zhytur aq thelle ne batakun e deshperimit, sa te vetmen zgjidhje qe sheh para tij eshte vetevrasja.

Ne ekstremin e kundert eshte dikush tjeter (qe ka humbur edhe me shume para se i pari), i cili ka zgjedhur nje menyre tjeter per te perballuar situaten – duke qene i zhytur deri ne fyt ne batak, ai mendon se ujrat e ndotura me mbeturina kafshesh te batakut jane nje pleh shume i mire bujqesor qe mund te perdoret per te rritur bime te shendeteshme (endrat per mireqenie) ne vartesi te planeve qe ka Perendia per te.

Vite me pare, kur une isha ne prag te marrjes se vendimit perfundimtar per te besuar ne Zot, nje miku im me nxiste te studjoja dhe te meditoja mbi disa vargje shume domethenese te Bibles. Ne ate kohe nuk me shkonte mendja se, nje dite, edhe une do te gjendesha ne nje situate falimentimi qe erdhi krejt papritur pas nje kohe kur gjithshka dukej se shkonte mire e bukur. Ne fund te kesaj Manna te se Henes jane paraqitur disa nga keto vargje, te cilat me ndihmuan qe te mos mbytesha ne batakun e te pegerave te kafsheve, por ta konsideroja ate si pleh bujqesor qe do ta rriste shendetshem shpresen time.

Perpara se te mberrish tek keto vargje, desha te te rekomandoj qe, ne rast se ti ose miku yt po ndesheni me veshtiresi financiare te shkaktuara nga kriza, te lexoni nje liberth me titull “Si te mbijetosh ne kushtet e krizes ekonomike” shkruar nga Patrik Morleji (vebsajt: www.maninthemirror.org). Ne rast se keni deshire te diskutoni, do t’ju sugjeroja qe t’i drejtoheni dikujt qe e njeh mire Biblen, te vertetat dhe pretimet e saj, dhe te mesoni prej tij se cfare thote Bibla per gjendjen tende tuaj te veshtire. Ja nje shembull i atyre pasazheve biblike qe me ndihmuan mua ne kohe te veshtira, atehere kur nuk shikoja asnje reze shprese:

"Ta konsideroni nje gezim te madh, o vellezer te mi, kur ndodheni perballe sprovash nga me te ndryshmet, duke e ditur se sprova e besimit tuaj sjell qendrueshmeri. Dhe qendrueshmeria te kryeje ne ju nje veper te persosur, pa asnje te mete. Por ne qofte se ndonjerit nga ju i mungon urtia, le ta kerkoje nga Perendia qe ja u jep te gjitheve pa kursim… le ta kerkoje me besim, pa dyshim, sepse ai qe dyshon i ngjan vales se detit, te cilen e ngre dhe e perplas era. Dhe ky njeri te mos pandehe se do te marre dicka nga Zoti, sepse eshte nje njeri me dy mendje, i paqendrueshem… "(Jakobit 1:2 – 8).

"…ne krenohemi edhe kur kalojme vuajtje sepse e dime se vuajtja sjell durimin, durimi sjell qendresen ne sprova dhe sprovat sjellin shpresen. Shpresa nuk na turperon sepse dashuria e Perendise eshte derdhur ne zemrat tona permes Shpirtit te Shenjte qe na e dha " (Romakeve 5:3–5).

"Sepse une i di mendimet qe kam per ju, thote Zoti, medime paqeje dhe jo te se keqes, per t’ju dhene nje te ardhme dhe nje shprese. Do te me kerkoni dhe do vini te me luteni dhe une do t’ju kenaq. Do te me kerkoni dhe do te me gjeni, sepse do te me kerkoni me gjithe zemren tuaj " (Jeremia 29:11 – 13).

Reflektim/Diskutim Pyetje

1. Perpara ardhjes se krizes ekonomike, a ishe ti nder ata qe bleve edhe gjera qe nuk te nevojiteshin, me para qe nuk i kishe realisht per te lene nje fare pershtypje ndaj njerezve qe nuk i doje? Ne qofte se jo, a ke njohur te tille njerez? Pse mendon se njerezit veprojne ne kete menyre?

2. Si e ben krahasimin midis njeriut qe, kur eshte ne veshtiresi, ndjehet sikur ka rene per tu mbytur ne nje batak te pegerash kafshesh me ere te rende e te ndyre dhe njeriut qe kete batak e konsideron si nje pleh te vlefshem per te plehruar lulet e enderrave te tij per mireqenie e begati personale?

3. Kur perballesh me sfida te medha e veshtiresi te panjohura, kujt i drejtohesh zakonisht (per ndihme e keshille) ? Pse?

4. Cili nga vargjet e cituara prej Ken Korkou-t te duket me kuptimploti? Apo asnjeri?


SHENIM: Ne Biblen qe mund te keni prane, ka edhe pasazhe te tjera ne lidhje me kete teme:

Isaia 26:3, 40:31, 41:10; Jeremia 33:3; Mateu 6:25-34; Hebrejve 12:5-13

0 komente:

Post a Comment