headerphoto

PSE NJEREZVE TE MIRE IU NDODHIN FATKEQESIRA

Nga: Ken Korkow

MANNA E SE HENES
Sherbim per komunitetin e Krishtere
Qershor 22, 2009
Shalom Media


A je perpjekur ndonjehere te shpjegosh – ose te kuptosh – pse njerezve qe duken te mire u ndodhin gjera te keqia? Biznesi u deshton; humbasin punen; kriza te papritura financiare i pllakosin; njerezve te tyre te dashur iu ndodhin semundje, nganjehere edhe vdesin. Dhe pyesim veten: “Pse ky fat i keq te tille njerezve?”

Shumica jone e shikon jeten nen kendveshtrimin e fenomenit “shkak – pasoje”. Po bere keq atehere e peson. Por, kur nuk ben keq dhe e peson? Pervoja me ka mesuar se eshte e pamundur qe te perkoheshmit (te vdekshmit) te kuptojne dhe te shpjegojne pafundesine, por duke kembengulur ne kete pyetje te kahereshme, besoj se Zoti na ka dhene nje analogji qe eshte burim shprese per ta kupuar disi kete bote mbushur me tragjedi, fatkeqesi dhe kaos.

A te kujtohet kur ishe femije dhe nena te conte tek mjeku per kontroll dhe per te bere ndonje vaksine kunder semundjeve te ndyshme? Ndersa infermjerja afrohej me shiringen ne dore, ti hidhje veshtrimin nga prindi me tmerr, mosbesim dhe me ndjenjen se ai te kishte tradhetuar. Mami (ose Babi), pse e lejon ate te me torturoje? Une mendoja se ti me doje shume! Ashtu eshte, prindi yt te do shume, por ti ne ate moshe e kishe te pamundur te kuptoje se ai po vepronte ne te miren tende. Ty te dukej se atij nuk iu behej vone fare per ty.

Ndjenjat jane te natyreshme. Zoti na ka bere te gjitheve me ndenja, por une nuk mund te marr asnje vendim mbi bazen e ndjenjave. Vendimet e mija duhet te bazohen ne te verteten – ne te verteten absolute. Per kete me duhet te keshillohem perdite me fjalen e Zotit, me Biblen, ku gjej frymezim dhe pergjigje per pyetjet e mija, perfshire edhe ate se perse njerezve te mire iu ndodhin gjera te keqia. Me poshte po permend disa mesime nga Shkrimet e Shenjta ne lidhje me kete teme:

Disa nga gjerat e keqia qe ngjasin jane produkt i botes se kalbur ku jetojme. “Dhe dije kete: ne ditet e fundit do te vijne kohe te veshtira, sepse njerezit do te jene egoiste, lakmues parash, mburravece, kokeforte, blasfemues, te pabindur ndaj prinderve, mosmirenjohes, te paudhe, te padhembshur, te papajtueshem, shpifesa, te papermbajur, mizore qe s’e duan te miren ,tradhetare, kokeshkrete, fodulle, defrimdashes me shume se perendidashes, te perendishem ne dukje, por mohues te fuqise se Tij. Nga keta largohu.” (2 Timoteut 3:1-5).

Edhe gjerat e keqia mund te perdoren per mire ne planin hyjnor te Zotit. “Dhe ne e dime se te gjitha gjerat bashkeveprojne per te mire per ata qe e duan Perendine, per ata qe jane thirrur sipas qellimit te Tij” (Romakeve 8:28).

Shkrimet e Shenjta jane burime te pashtershme per te mesuar se si t’i perballojme rrethanat negative ose pozitive. "…qe nga femijeria i njeh Shkrimet e Shenjta, te cilat mund te japin dije per shpetimin me ane te besimit tek Krishti Jezus. I gjithe Shkrimi eshte i frymezuar nga Perendia dhe i dobishem per mesim, bindje, ndreqje dhe per edukimin me drejtesi, qe njeriu i Perendise te jete i perkryer, teresisht i pajisur per (te kryer) cdo veper te mire.”(2 Timoteut 2:15-17).

Je i inatosur? Je i trembur? Dyshues ndaj Perendise? Thuaja Atij. Kete njerezit e quajne “lutje”. Pastaj degjo pergjigjen e Perendise. Ai do te te flase ty nepermjet “buletinit te tij te dashurise” qe eshte Bibla.

Ti mund te jesh nga ata qe thone, “E kam provuar fene, besimin, dhe nuk me ben pune.” Po, po. Ti mund te kesh provuar te besosh, gje qe ne thelb do te thote te jesh perpjekur te besh mire per te kenaqur Perendine, por ne se e ke lene me aq, ti nuk ke arritur te krijosh mardhenie personale me Zotin – nepermjet Birit te Tij, Jezu Krisht. Pikerisht ne kete maredhenie mund t’i kishe gjetur pergjigjet qe kerkon.


Reflektim / Diskutim Pyetje
  1. A e ke bere ndonjehere pyetjen, “Pse njerezve te mire iu ndodhin fatekeqesira?” Nese po, cila ka qene pergjigja tipike qe ke marre?
  2. A te ndihmon analogjia me femijen qe cohet tek mjeku per kontroll e vaksinim per te kuptuar se pse gjerat, ne dukje te keqia, mund te jene per mire? Pse ose pse jo?
  3. Ne pervojen tende, a ke perjetuar gjera te keqia ne dukje qe, ne fund te fundit, te kane dale per mire? Shpjegoje sa me gjeresisht pergjigjen..
  4. Ne jeten e perditeshme shume gjera i kemi jashte kontrollit tone. Si ta gjejme shpresen, paqen dhe sigurine kur nuk nuk e dime se kur mund te na ndodhe “ e keqja” e radhes?

SHENIM: Ne se e ke Biblen dhe kerkon te thellohesh ne kete teme, shiko si me poshte:

Isaia 26:1-4, 40:31, 41:10: Jeremia 29:11-14, 33:2-3; Romakeve 8:35-39

0 komente:

Post a Comment